SHPËRNDAJE

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, këtu kemi bërë një përmbledhje të gjërave më interesante andaj, ndani 3,49 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të rejat e javës.

CeBIT

Në kuadër të angazhimeve të shumta për promovimin e industrisë të TIK, STIKK mundësoi serish pjesëmarrjen e kompanive kosovare në panairin më të madh të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit, CeBIT i cili është mbajtur në Hanover nga 5 deri më 9 Mars 2013.

Kompanitë  Adaptivit, RROTA dhe IonCoders, janë kompani kosovare të cilat se bashku  me STIKK dhe Agjencionin për Promovim te Investimeve te Kosovës-APIK kanë marr pjesë si ekspozues në panairin CeBIT 2013. Në Sallën 6, Stenda F32

Të rejat nga bota e Smartphone-ve dhe Tableteve

Kanë filluar të shfaqen thashetheme për kompaninë Sony e cila po planifikon të lansoj një smartphone të ri Sony Xperia C670X gjatë këtij viti i cili do të konkurrojë me HTC One dhe Samsung Galaxy S4.

Më herët kemi raportuar së lansimi i iPhone 5S do të jetë në muajin Qershor, por tani sipas një raporti të fundit nga iMore, data e lansimit të iPhone 5S do të jetë Gusht, dhe pajisje do të posedoj dizajnin e njëjtë sikur modeli iPhone 5.

Nga 7 Marsi, në tregun e tableteve do është pozicionuar edhe Samsung Galaxy Note 10.1 me çmimi prej 600 $.

Samsung Galaxy Note 10.1 përmban një procesor 1.4GHz quad-core, 2GB RAM, 10.1 inç WXGA ekran LCD, 5-megapixel kamerën e pasme, kamerën frontale 1.9 megapixel për video-biseda dhe ka të instaluar sistemin Android 4.1 Jelly Bean. Me tablet vjen poashtu edhe Samsung S Pen.

Samsung Galaxy S4 do të jetë me madhësi 5-inç dhe kamerë 13MP. Edhe pse tani më janë shpërndare disa informata të pa konfirmuara rreth specifikave harduerike të Samsung Galaxy S4, imazhe të reja rreth këtij të fundit kanë filluar të dalin në shesh. Nga informatat shtesë që janë siguruar është konfirmuar që ky telefon do të jetë i madhësisë 5-inç, Full HD (1920×1080 pikselë) dhe procesori i  S4 pritet të jetë 1.8 GHz katër-bërthamorë.

Smartphone-i Neo me çmim ekskluziv. Disa prodhues kinez të telefonave janë duke përgatitur një smartphone mbresëlënës me çmim tejet të ulët. Smartphone-i më i ri do të jete i madhësisë 5-inç me rezolucion 1080p që do të kushtojë hiq më shumë se 144$.

Pajisjet e ndryshme të prezantuara

Huawei në panairin CeBIT ka prezantuar sistemin HD për video-konferenca, Huawei TE30. Huawei TE30 është një sistem më kamerë, mikrofon dhe kodek (codec) të integruar dhe posedon lidhjen Wi-Fi. Ajo mund të montohet në mur, tavan ose edhe të vendoset mbi televizion.

Në ngjarjen CeBIT Fujitsu Lifebook ka lansuar serinë e laptopëve “LIFEBOOK E-Series” që vjen në tri shije: E733 përmban ekran 13 inç më rezolucion 1366X768, E743 më 14 inç dhe rezolucion 1600X900 si dhe e fundit 15.6 inç ekranin me definicion të lartë 1366X768.

Apple prezanton versionin e përditësuar iMac 21.5 inç. Ky version i përditësuar iMac 21.5 inç karakterizohet me 3.3GHz dual-core Intel Core procesor I3, ekran të plotë HD me 1920 x 1080 rezolucion, memorie 4GB RAM dhe hard disk 500GB dhe është i dedikuar vetëm për edukim, me një çmim prej 1,099 $.

Informata, Biznese, Kuriozitete 

LG ka njoftuar se ka arritur të shes mbi 10 milionë pajisje smartphone LTE përreth globit, që është fryt i punës së tyre. Duket se kompania e Koresë së Jugut LG ka vënë përpara rrugën e tyre në tregjet 4G, ku në këto pajisje kanë mbështjellë një kombinim të harduerit më të mirë si dhe teknologjisë së avancuar 4G LTE.

Google Play mbush 1 vit. Një vit pas riemërimit nga “Android Market” në Google Play Store, kompania me 6 Mars ka festuar përvjetorin duke ofruar dhurata për përdoruesit e platformës Android.

Kompania Microsoft është dënuar me 561 milion € gjobë nga rregullatorët e Bashkimit Evropian, pasi që nuk ju ka përmbajtur premtimit te saj për të ofruar miliona përdoruesve në sistemin e tyre operativ Windows, një mundësi zgjedhje për ueb shfletuesit (Internet Explorer).

Hakerët dështuan të thyejnë platformën Chrome OS. Google u ka ofruar hakerëve një shans të madhe më pagesë nëse ata mund të godasin platformën e tyre Chrome OS. Kompania gjatë kësaj jave ka mbajtur konkurrencën e saj Pwnium në konferencën vjetore të sigurisë ConSecWest në Vankuver, ku ka ofruar 3.14 milion $ për fituesit.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE