Permbledhja-javore-post

Si gjithnjë, të dielës ia kushtojmë përmbledhjen e gjerave më interesante nga bota e teknologjisë të prezantuara gjatë javës.

Lajmi i javës

PayPalPaypal vitin e ardhshëm zgjerohet për Kosovë dhe Maqedoni. Një kërkesë e shumëpritur për shërbimin e pagesave PayPal nga kompanitë, sipërmarrësit dhe përkthyes të pavarur në Kosovë dhe Maqedoni, mund të realizohet në vitin 2014, të paktën kështu thonë burime nga PayPal të pranishëm në Kongresin Webit 2013. Pagesat me PayPal në Kosovë dhe Maqedoni deri më tani janë realizuar nëpërmes fqinjëve mirëpo tani si duket kjo çështje e adresuar do të zgjidhet nga viti i ardhshëm. Përfaqësuesit e PayPal-it kanë thënë se për shkak të zgjerimit të tregut në Turqi, Rusi dhe disa vende tjera të mëdha në vitet e fundit, ka qenë një prej arsyeve pse nuk është marr një vendim për t’u zgjeruar në rajonin tonë, mirëpo gjërat janë gati për vitin e ardhshëm.

Pajisjet e reja

Western DigitalWestern Digital ka njoftuar për modelin e diskut të parë me Helium, i quajtur Ultrastar He6 me kapacitet për ruajtje deri 6 TB.

Panasonic. Tableti 20 inç nga Panasonic me specifika harduerike tejet mbresëlënëse, nga Janari i vitit të ardhshëm do të lansohet në SHBA dhe pritet të ketë çmimin prej 5.999 $.

Xolo. Xolo gjatë javës njoftoi për phablet-in e ri Q2000, një phablet i rangut të mesëm, një pajisje tjetër Android i cili pritet të ketë të integruar versionin 4.2 Jelly Bean. Ky model karakterizohet me ekranin i cili është i madhësisë 5.5 inç, me procesorin 4-bërthamorë 1.2 GHz nga Media Tek, 1 GB RAM memorie si dhe 8 GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet deri në 64 GB nëpërmjet microSD kartelës.

Aplikacionet e reja

Internet Explorer 11. Gjatë javës, Microsoft kishte zyrtarizuar versionin e ri të shfletuesit të internetit, versioni 11 i cili mund të shkarkohet duke klikuar mbi këtë link, shkarko Internet Explorer 11.

Android 4.3. Përdoruesit e smartphone-ve Galaxy S3 në Irlandë ishin me më shumë fat se vendet e tjera të botes, sepse janë të paret që do të kenë mundësin që të bëjnë përditësimin e sistemit të tyre në versionin Android 4.3 i cili me vete do të sjell shumë risi.

Android 4.4. Lista e smartphone-ve që do të marrin përditësimin Android 4.4 KitKat janë si në vijim:

Samsung

  • Galaxy S4 Google Play Edition – javët e ardhshme

HTC

  • HTC One – brenda 90 ditëve
  • HTC One Google Play Edition – brenda 15 ditëve

Motorola (nuk është dhënë koha)

  • DROID Ultra
  • DROID Maxx
  • DROID Mini
  • Moto X

Nexus modelet

  • Nexus 4 – javët e ardhshme
  • Nexus 7 – javët e ardhshme
  • Nexus 10 – javët e ardhshme

Informata, Biznese & Kuriozitete

Shtëpia e fëmijërisë së Steve Jobs-it tashmë është një pikë referimi historik, kjo pas një votimi unanim nga komisioni për çështje historike në Los Altos. Shtëpia me adresë 2066 Drive Crist, Los Altos, Kaliforni, ka caktuar ketë vend si pjesë e historisë pas një procesi dyvjeçar i cili përfshiu një hulumtim të detajuar dhe vlerësim të pronës.

BlackBerry përveç që ka vendosur të mos e shes kompaninë ajo tani po ngritë të ardhurat e saj në 1 miliardë, duke e zëvendësuar kështu edhe kryeshefin Thorsten Heins me John S. Chen që me parë ishte kryeshef i kompanisë Sybase nga SAP.

Google ka filluar me një shërbim të ri që quhet “Helpouts“. Faktikisht është një uebfaqe e re që u mundëson përdoruesve të lidhen me ekspertë ndihmës, duke e paguar një shumë të caktuar për “shërbimet” që ofrohen nëpërmes video chat.

ACER LogoKryeshefi i kompanisë Acer, JT Wang, ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas publikimit të humbjeve të mëdha financiare për tremujorin të tretë. Nëpërmes një email-i, Wang ka shprehur keqardhjen për atë që nuk ka qenë në gjendje të bëj për kompaninë Acer duke cekur gjithashtu humbjet e mëdha. ”Është koha për mua që të dorëzojë përgjegjësinë tek një ekip i ri i udhëheqësisë në rrugën për një epokë të re,” ka shkruar Wang .

Kjo ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar më mirë se si funksionojnë disa pajisje që i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube ose të na përcillni nëpërmes: