SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Po e përmbyllim edhe ketë javë të nxehtë verore me disa ngjarje interesante nga fusha e teknologjisë.

S4vsS3 krahasimi  (6)Pas vlerësimeve të bëra për të dy gjigantet Samsung Galaxy S3 dhe Galaxy S4, kemi vendosur t’i krahasojmë në mes vete me qëllim t’iu informojmë se çfarë dallojnë, cilat përparësi kanë, çfarë peritoni me blerjen e modelit të ri dhe një konkludim se a e vlen të zëvendësohet modeli Galaxy S3 me modelin Galaxy S4.

Edutek

A e keni ditur se Google Search ofron me shumë se një kërkim? Çfarë në realitet mund të bëhet nëpërmjet gjigantit Google informohuni në këtë edutek.

Smartphone dhe Tablet

Sony – Duke u bazuar në ftesën për një ngjare të organizuar nga Sony që pritet të mbahet me 4 Shtator, kanë filluar të paraqiten disa thashetheme se në këtë ngjarje do të prezantohet smarthone-i Sony Xperia i1 (Honami).

LG – Kjo javë ishte të themi java e kompanisë gjigante LG, e cila ka prezantuar dy modele të reja të smartphone-ve, LG G2 si dhe LG Optimus L1 II.

Acer – Acer Liquid Z3 është një smartphone i cili do të filloje shumë shpejtë të lansohet në treg në disa shtete si Belgjikë, Holandë, Francë, Spanjë , Britani, Gjermani, Ukrainë dhe Rusi. Çmimi i Acer Liquid Z3 do të jetë vetëm 99 Euro dhe do të ofrohet në ngjyrë të zezë dhe të bardhë.

Samsung – Përveç përdoruesve të tableteve, si duket Samsung ka në shënjestër edhe përdoruesit e lap top-ve. Kjo e dëshmon lansimi i dy produkteve të reja duke përfshirë një lap top të fuqishëm ATIV Book 9 Plus dhe tableti Tab ATIV 3, që priten të lansohen në javët e ardhshme. Nëse dikush ka dyshuar se Samsung nuk do të publikoj Galaxy Note 3 me 4 Shtator në Berlin atëherë nuk keni nevojë të dyshoni më, ngase Samsung tani më zyrtarisht ka dërguar ftesat për këtë eveniment të rëndësishëm.

Intel – Intel ka njoftuar për dy tablet të ri që ka prodhuar për tregun e arsimit. Tabletët e ri të prodhuar nga Intel janë në dispozicion me ekran 7 dhe 10 inç dhe vijnë të pajisur nga procesorë Intel Atom.

Lenovo – Në Qershor Lenovo kishte prezantuar tabletin Miix 10.1 inç duke premtuar se së shpejti do të fillonte edhe lansimi i tij në treg. Në faqen e internetit Lenovo tani më është paraqitur ky model me çmim prej 599 $.

Lenovo Miix

Apkliacione

Nëse keni një smartphone dhe keni të instaluar aplikacionin WhatsApp sigurisht që keni parë që gjatë këtyre ditëve është paraqitur kërkesa për të përditësuar këtë aplikacion. Arsyeja për këtë është se Whatsup nga tani ofron mundësinë e dërgimit të mesazheve me zë.

Përditësimi Instagram 4.1 ofron disa tipare të reja duke mundësuar importimin e video klipeve të incizuara më parë nga pajisja juaj.

Të tjera 

Benq këtë javë ka shtuar edhe një model të ri në gamën e tyre të projektorëve. Benq W1500 projektor ka për të ofruar shkathtësi të lirë dhe Full-HD rezolucion 1080p duke ofruar një pamje prej 84 inç nga vetëm gjashtë metra larg sipërfaqes së projektimit.

Kompania Yahoo ka njoftuar se së shpejti do të prezantoj logon e saj të re. Ata në vend që të tregojnë menjëherë, kanë thënë se do ti bëjnë njerëzit kureshtarë duke i ndryshuar kështu logon e saj çdo ditë nga tani deri më 5 Shtator, kur edhe pritet të bëhet debutimi përfundimtar i saj.

Samsung është e njohur për reklamat e tyre kundrejt produkteve të kompanisë Apple mirëpo kësaj radhe edhe Nokia ka vendosur të luaj të njëjtin rol me Apple-in. Sipas një reklame të saj të fundit më Nokia Lumia 925 ajo ka shfaqur dallimet në mes fotografisë së tyre.

[youtube id=”PqfEE_X5cpQ” width=”600″ height=”350″]

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Si gjithmonë me plotë sinqeritet mirëpresim sugjerimet, këshillat, kërkesat dhe ankesat nga të gjithë lexuesit.

Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes:

 

SHPËRNDAJE