Fillimi i vitit 2013 ka nisur me plotë risi dhe të reja nga teknologjitë që si duket nuk kanë fund kurrë.

Ishte CES ajo që karakterizoj ketë fillim vit me t’gjitha ato teknologji, që ne si konsumatorë nganjëherë themi wow, ky është fundi dhe a thua çfarë do t’ketë pas saj?! Mirëpo si duket zbulimet, shkenca, teknologjia nuk kanë fund kurrë dhe çdo herë diçka e re po vjen që tërheq syrin dhe qefin tonë.

Pra javën qe shkoj të gjitha lajmet e fundit, rrjedhat dhe të rejat kanë qenë rreth shfaqjes se panairit më të madh të teknologjisë për konsumator në planetin e tokës që u mbajt për katër ditë nga 8 deri 11 Janar në Las Vegas të SHBA-ve.

Çka është CES?

CES (Consumer Electronics Show) vjen çdo vit në Las Vegas bashkë me kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë qe përpiqen të tregojnë produktet e tyre të fundit, idetë dhe risitë. Është vendi ku paraqiten dhe prezantohen trendët e teknologjisë që do të përcaktojnë pjesën tjetër të vitit te ardhshëm. Organizimi i parë CES është bërë në vitin 1967, si shfaqje e tregtisë në New York City për tërheqjen e rreth 100 ekspozuesve dhe 17.500 mysafirëve, e me pastaj është ndryshuar vendi me Sin City, Las Vegas , që rregullishtë pret mbi 130.000 vizitorë. Disa nga teknologjitë qe janë paraqitur ndër vite në CES janë formatet VCR, DVD dhe Blu-ray, Xbox origjinale e Microsoft-it, OLED dhe 3DHD TV si dhe shumë e shumë tjera.

Për ketë ngjarje me poshtë kemi paraqitur një përmbledhje të titujve qe kemi raportuar gjatë jave:

Këto pra kanë qenë vetëm disa nga teknologjitë apo pajisjet me të reja që janë prezantuar gjatë kësaj ngjarje, gjithashtu kemi raportuar edhe për shumë tjera që keni mundësin ti shfletoni nga kategoria e veçantë për CES 2013 dhe mund ta shikoni galerinë e shkurt për disa pajisje të veçuara si më të mirat.

Përveç këtyre, gjatë kësaj jave ka pasur edhe lajme tjera që vlen të përmenden, fillimisht është lajmi lokal për organizimin e ngjarjes “Wiki Academy Kosovo”, organizim ky i bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe, Ambasadën Mbretërore të Norvegjisë dhe Shoqatën për Softuer të Lirë dhe të Hapur – FLOSSK.

Kurse nga ato ndërkombëtare kompanitë Apple, Nokia dhe Micrososft kanë raportuar për të arriturat e tyre, Apple thotë së AppStore-i ka arritur tashmë 40 miliardë shkarkime prej që u prezantua, dhe çka është më interesante pothuajse gjysma e këtyre shkarkimeve kanë qenë vetëm vitin e kaluar.

Nokia ne anën tjetër thotë se ka  shitur 4.4 milionë smartphone Lumia vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2012 kurse Microsoft raporton për shitjen e 60 milionë licencave për sistemin operativ Windows 8, në të njëjtën kohë këta të fundit kanë lajmëruar se do ta ndalin së funksionuari shërbimin e tyre Windows Live Messenger më datën 15 mars 2013 duke e zëvendësuar kështu me softuerin Skype.

E fundit qe mbetet ende enigmë është ftesa nga Facebook që u ka dërguar mediave këtë javë duke i ftuar ato në një konferencë shtypi më datë 15 Janar 2013 që shkruan “Ejani dhe shikoni se çfarë jemi duke ndërtuar”.

Me ketë përmbledhje javore ju dëshirojmë vikend dhe një javë të mbarë dhe si gjithnjë ju lusim për çfarëdo pyetje, ankesë, gabim, kërkesë për publikim, lajm, apo lidhur me vlerësimet e ndonjë produkti, të na kontaktoni nëpërmes formës së kontaktit. |ameble| [divider top=”0″]