Java që e lamë pas karakterizohet me shumë risi nga fusha të ndryshme të teknologjisë nga të cilat do të veçojmë gjërat më interesante. Në testin e hedhjes të javës së kaluar Galaxy S3 nuk rezistoi dhe aq mirë. Galaxy Note 2 duket të jetë dukshëm më i mirë si harduer. Në tre testet “Nxjerrja nga xhepi”, “Hedhja nga lartësia e gjoksit” dhe  “Hedhja duke folur nga lartësia e veshit”, kjo paisje i kaloi me dëme minimale, me gërvishtje në pjesët të cilat kishin kontaktin e parë me sipërfaqe. Përkundër madhësisë dhe peshës së paisjes, paisja dhe ekrani i saj nuk pësuan asnjë dëm që do të bënte paisjen jofunksionale në ndonjë mënyrë.

Si duket konkurrenca për mbizotërim në hemisferën Android sa vjen e bëhet më e vështirë. Kompania Asus pritet të mbajë një konferencë shtypi në Milano të Italisë për të shpalosur smartphone-in e tyre Asus Padfone 2 dhe sigurisht për të qenë pretendent për titullin e mbretit duhet të ketë ndër karakteristikat më të mira në treg. Paisja pritet të ketë procesor Quad Core 1.5 GHz nga Qualcomm me 2 GB memorie, ekran 4.7 inç me rezolucion 1280×720 (720p) dhe bateri me kapacitet 2140 mAh. Sigurisht se do të jetë diqka madhështore. Garës pritet ti shtohet gjithashtu paisja e re nga programi Nexus. Kesaj rradhe si duket prodhues do të jetë kompania LG dhe ky Nexus pritet të jetë shumë i ngjashëm me LG Optimus G, procesor quad-core Snapdragon S4, 2GB RAM dhe sistem Android 4.1.2 që do të prezantohet po në të njëjtën ditë. Në shitje do të jetë në dy opcione me 8 dhe 16 GB hapësirë me mundësi per microSD card. LG Nexus vjen më ekran True-HD IPS 1280×768 (720p) dhe kamerë 8 megapixel.

Me gjithë mbretin në fuqi Galaxy S3, Samsung synon të marrë treg edhe më tepër duke synuar përdorues me buxhet më të limituar, duke konfirmuar thashethemet për Galaxy S3 Mini. Paisja ashtu siq pritej ka performansa modeste, procesor 1 GHz dual core, 1 GB memorie, kamerë 5 megapixel dhe ekran 4 inç.

Thashethemet për iPad Mini nuk kanë të ndalur. Prodhues të komponenteve të ndryshme të iPad nga Azia kanë deklaruar se kanë marrë porosi për të prodhuar 10 milion paisje iPad Mini vetëm për çerekun e katërt 2012. Data e prezantimit të kësaj paisje spekulohet të jetë 17 ose 18 Tetor.

Në rubrikën edutek shpalosëm mënyrën si të bëhet “root” Galaxy S2.

Trendi Windows 8 nuk ka të ndalur. Kësaj rradhe Dell shpalos tri paisje, por duke i vënë në dispozicion para publikimit zyrtar të Windows 8.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble| [divider top=”0″]