SHPËRNDAJE

Permbledhja javore post

Si zakonisht, fundjava është e rezervuar për më të rejat nga teknologjia, për ata të cilën nuk kanë pasur mundësi ta përcjellin. Dhe si video prezantim për këtë javë kemi paraqitur një video ku kemi radhitur 5 top smartphone-at më të mirë të vitit 2014 (shih videon më poshtë).

Apple

Këtë javë, kompania Apple është ajo që ka disa risi, një ndër ato është zëvendësimi i hartave të Google-it me ato të vetat Apple Maps në shërbimin e tyre iCloud. Përdorimi i Apple Maps në iCloud në fakt deri më tani ka qenë në versionin beta, por tani thuhet se ky shërbim ka dal nga faza testuese dhe operon plotësisht.

Apple rendësi ketë javë i ka dhënë edhe tabletit të tyre iPad Air 2, ku duke shpresuar se ky model do të jetë një prej tablet-ëve i cili do të ketë shitje të mëdha për festat e fund vitit dhe për ta tërhequr vëmendjen e konsumatorëve, ata kanë lansuar një reklamë në të cilën janë prezantuar veçoritë e tabletit iPad Air 2.

Përderisa jemi të pajisjet e Apple-it, ketë javë pajisjet Bose janë kthyer prapë në Apple Online Store, pasi që dy muaj më parë ishin larguar. SoundLink Bluetooth është një nga tri pajisjet që tani janë në dispozicion para festave të fundvitit, ku bëhen shitje të mëdha.

Bose-Apple 1

Të reja

Acer ka njoftuar për lansimin e parë të smartphone-ve të saj 64-bit, të emëruar si Liquid Jade S. Pajisja është e përkrahur nga procesori 8-bërthamor 64bit Mediatek MT6752M, me shpejtësi prej 1.5GHz si dhe 2GB RAM memorie.

Facebook këtë javë ka njoftuar se është duke e përmirësuar funksionin për kërkim (Facebook Search), duke e bërë atë më të fuqishëm se më parë. Nga tani ky funksion mund të përdoret jo vetëm për gjetjen e njerëzve apo faqeve, por edhe për gjetjen e postimeve specifike. Facebook të njëjtën gjë e ka bërë edhe për pajisjet mobile, mirëpo për momentin do të jetë në dispozicion vetëm për iPhone kurse për të tjera platforma nuk është konfirmuar koha.

Rrjeti social Instagram, që është në pronësi të Facebook-ut ka njoftuar se tani posedon më shumë se 300 milionë përdorues, të cilët shpërndajnë më shumë se 70 milionë përmbajtje brenda ditës.

Thashetheme

Kohë më parë, HTC kishte njoftuar se është duke punuar në një pajisje të re, të cilën planifikon të lanson në mars të vitit 2015. Bëhet fjala për modelin HTC Hima i cili pritet të jetë edhe pasardhësi i modelit HTC M8. Ketë javë për ketë model të përfolur janë shfaqur disa karakteristika të cilat nuk janë zyrtare.

Tjera

Në vend të dytë si smartphone-i më i hollë në botë, Oppo R5, mendohet të jetë një pajisje delikate. Por kompania Oppo në një përpjekje për të na bindur se Oppo R5 nuk është aspak delikat, por ka një dizajn të qëndrueshëm, ka publikuar një video ku tregohet smartphone-i në “teste” të ndryshme.

Brenda një minute, përdoruesit e email-ave dërgojnë 204 milionë mesazhe, Amazon arrin 83.000$ shitje online kurse përdoruesit e Apple-it shkarkojnë rreth 48.000 aplikacione. Në rrjete sociale, përdoruesit e Facebook-ut shpërndajnë 2.460.000 përmbajtje, 277.000 cicërima bëhen nëpërmes Twitter-it kurse përdoruesit e Tinder-it shfletojnë në të majtë apo djathtë 416.667 herë.

Stafi nga Domo ka nxjerr këto statistika në një infographic (shih këtu) që shfaqë në detaje disa të dhëna të pabesueshme që gjenerohen në internet për çdo minutë.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE