Si gjithmonë përmbledhja e më të rejave nga teknologjia nga ne pason çdo fundjavë. Për ata që nuk kanë pasur mundësi ti përcjellin këto të reja, i kemi paraqitur në vijim.

Samsung 840 EVO SSD 1Samsung prezanton diskun mSATA 1 Terabyte 840EVO SSD. Nëse keni në plan të montoni një kompjuter dhe dëshironi që të startoj dhe funksionoj shpejt, atëherë me siguri se ju nevojitet një disk SSD (solid state drive). Fatkeqësisht, disqet SSD ende janë me çmime të larta, që do të thotë se shanset për të zëvendësuar të gjitha me SSD janë larg diskutimit, përveç nëse shpenzimet për ju nuk qojnë peshë për të pasur një kompjuter super të shpejtë.

Kompania Dell ka njoftuar për laptopin e tyre të ri Chromebook 11, një laptop i cili për kompaninë është i pari që vjen me sistem operativ Chrome të Google-it dhe që është projektuar posaçërisht për t’u përdorur nga shkollat ​​dhe nxënësit. Chromebook Dell 11 vjen me ekran 11 inç dhe ka rezolucion 1366 x 768 pikselë, posedon procesorin Intel Celeron 2955U me zgjedhje 2GB ose 4GB RAM.

Sony prezanton Micro USB Flash Drive për smartphone. Ky flash drive nuk është se futet në smartphone por kyçet nëpërmjet portit micro USB në pjesën e poshtme e cila përdoret edhe për mbushjen e baterisë. Përdoruesit e tij gjithashtu duhet të shkarkojnë një aplikacion special për të bërë përdorimin e këtij flash drive-i dhe së paku pajisja Android do të duhet të ketë versionin Ice cream Sandwich 4.0.3.

Instagram Direct NgjarjaInstagram prezanton shërbimin me foto-mesazhe “Instagram Direct”. Ky përditësim i aplikacionit u mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe private. Kjo mundësi e sjell Instagram-in kokë-me-kokë me aplikacionet e mesazheve të momentit siç janë WhatsApp, Viber, Snapchat etj. Aty është edhe një funksion i cili të tregon kur mesazhet janë parë, pëlqyer apo edhe komentuar.

 

Procesori i parë 64-bit nga Qualcomm është Snapdragon 410. Procesori më i ri i kompanisë premton që të shfaqet me disa karakteristika Premium duke përfshirë 4G LTE qe mbështet smartphone që gjenden nën çmimin 150 $, gjithashtu pritet të sjellë grafikë të përmirësuar dhe shpejtësinë e rrjetit të tregjeve në zhvillim.

FBI mund t’i qaset kamerës së kompjuterit tuaj, pa e ditur ju. Kjo nuk është shaka, një raport i ri nga The Washington Post ka pohuar se “kjo agjenci ka mundësinë që të shoh fshehtë pamjet rreth teje”, pa u ndezur fare drita e kuqe e kamerës që sinjalizon se është e ndezur. Pra, në thelb, dikush mund t’ju shikoj juve drejtpërdrejt nëpërmjet kamerës se kompjuterit tuaj dhe ju nuk e vëreni atë.

Angry Birds Go! tani në dispozicion për shkarkim. Për ata që nuk kanë dëgjuar në lidhje me ketë lojë, kjo është një lojë Karting ku lojtarët do të ketë mundësinë të zgjedhin karaktere të tilla si Red, Chuck, Stella, and King Pig, të cilët janë ekskluzivitet në Angry Birds. Lojtarët do të ketë mundësin gjithashtu të zgjedhin mbi 50 auto si dhe shumë pista për gara të ndryshme. Kjo lojë do të jetë pa pagesë dhe do të jetë në dispozicion për pajisjet iOS, Android, Windows Phone 8 dhe BlackBerry 10.

[youtube id=”5xP12tpJrl8″ width=”600″ height=”350″]

Më ketë përmbledhje ju urojmë një vikend dhe javë të këndshme dhe mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it dhe shikoni videot në Youtube|ameble|