SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Pajisjet të reja 

Samsung Galaxy Tab S është lansuar gjatë javës me ekranin AMOLED me rezolucion prej 2560 x 1600 pikseleve i përkrahur nga procesori 8-berthamor 1.9GHz Samsung Exynos 5420 dhe 3GB RAM memorie. Për Galaxy Tab S është thënë se ka të integruar dy kamera, atë frontalen 2.1 megapiksel dhe atë kryesoren 8 megapiksel si dhe do të vijë me sistemin Android 4.4 Kit Kat dhe po ashtu pritet të vije me dy madhësitë të ndryshme të ekranit, 10.5 inç dhe 8.4 inç, ndërsa specifikat harduerike tek të dyja modele mbesin të njëjta.

Samsung Galaxy SIII Neo. I pagëzuar si Galaxy SIII Neo (me numër modeli GT-I9301I), pajisja e re tanimë është e listuar në ueb faqen zyrtare të Samsung në Gjermani, dhe duket pothuajse tërësisht e ngjashme me modelin e 2012. Glaxy S III Neo është pak më i ndryshëm nga S3 Neo i cili ishte lansuar për tregun e Indisë para pak muajsh; nuk ka module për të mbështetur dy SIM operatorë, dhe vjen me një procesorë katër-bërthamorë 1.4GHz, në vend të atij 1.2GHz sikur ai në pajisjet që shiten në Indi. Sidoqoftë ky version ka 1.5GB RAM.

Samsung Galaxy Note 4. Në SamMobile, janë zbuluar disa informacione të reja për modelin e ri Samsung Galaxy Note 4. Samsung Galaxy Note 4 do të jetë i koduar me numër SM-N910 dhe do vije me dy modele të ndryshme të konfiguracionit të dedikuar për tregjet e ndryshme. Njëri model do të dedikohet për Amerikën e Veriut, Korenë, Kinën dhe Japoninë, ndërsa modeli i dytë do të lansohet në pjesën tjetër të tregjeve ndërkombëtare.

Sony PlayStation 4. Në ngjarjen E3 2014 e mbajtur këtë javë në Los Angeles Convention Center, në natën e fundit të iventit, Sony kishte prezantuar versionin e modelit PlayStation 4 së bashku me të gjitha aksesoret me ngjyrë të bardhë. Një kombinim i ngjyrës së bardhë të modelit PlayStation 4 e paraqet një dizajn të mrekullueshëm i cili pritet për të shënuar një fitore edhe më të madhe kundër Xbox One. The verge sjell fotot e para të këtij modeli.

Aplikacione dhe Softuer  

Google Search informon për FIFA World Cup 14. Ngjarja më e madhe e futbollit, FIFA World Cup 14, që filloi më 12 qershor. Për të marrë të gjitha informatat rreth kësaj ngjarje, Google Search është përditësuar dhe tani shfaq të gjitha informacionet në lidhje me ndeshjet.

Apple Maps në iOS 8 mundëson navigimin e automjetit tuaj. Apple është duke përgatitur aplikacionin Maps që në versionin e ardhshëm iOS 8 të integrojë mundësinë për të gjetur automjetin e parkuar përmes navigimit. Nga imazhet e zbuluara deri më tani, vërehet se Apple me siguri është duke punuar në këtë drejtim, dhe për të mundësuar këtë modul brenda Apple Maps nevojitet cipi i ndjeshmërisë M7 që tashmë gjendet edhe në Apple iPhone 5.

Microsoft kompleton përditësimin e Windows Phone 8.1 për modelet e reja nga Lumia. Microsoft ka arritur një moment historik me sistemin e operativ mobil të Windows Phone 8.1. Në një cicërimë postuar të mërkurën nga Joe Belfiore, zëvendës president i korporatës dhe menaxher për Windows Phone, zbuloi se Microsoft e ka mbaruar kodin e përditësimit për Windows Phone 8.1 për modelet e reja Nokia Lumia i cili pritet të lansohet deri në fund të këtij muaji.

WindowsPhone 8.1

Lansohet Amazon Prime Music. Janë dëgjuar shumë thashetheme që Amazon do të lansoj një shërbim të ri streaming për muzikë. Ky shërbim tani është zyrtarizuar dhe është quajtur Amazon Prime Music. Amazon Prime Music është pa pagesë për ata që regjistrohen apo janë të regjistruar si Amazon Prime dhe aty mund të dëgjohen në mbi një milionë këngë nga ueb shfletuesi, smartphone-i apo tableti. Shërbimi i ri për muzikë nga Amazon është me reklama. Ky shërbim do të jetë në dispozicion në platformën Apple iOS, Android të Google-it, pajisjet Amazon Kindle Fire dhe gjithashtu nga kompjuteri.

Lajme tjera 

Apple nën hetime nga Komisioni EvropianKomisioni Evropian ka njoftuar të mërkurën për planet e saja rreth hetimit të disa kompanive, ndoshta pse kanë një trajtim të veçantë nga shtetet e veçanta anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me taksat. Kompanitë në fjalë janë Apple dhe marrëdhëniet e saj në Irlandë, Starbucks në Holandë dhe Fiat Finance në Luksemburg, ka thënë Komisioni Evropian në një deklaratë të tyre.

Hakerat përdorin fjalëkalime të thjeshta. Studimet e kryera nga studiuesit për sigurinë elektronike në firmën e antivirusit Avast ka treguar që hakerat përdorin fjalëkalime të thjeshta si çdo njeri tjetër. Antonin Hyza, një studiues në Avast, duke përdorur të dhëna nga rreth 40.000 fjalëkalime të mbledhura gjatë veprimtarisë së antivirusit Avast, doli në përfundimin se vetëm 10% e këtyre fjalëkalimeve ishin të vështirë për t’u gjetur.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE