Përveç teknologjisë ngjarjet për ketë javë natyrisht së ishin të ndryshme sikur çdo javë tjetër, mirëpo nuk do e lëmë pa e përmendur ditën e djeshme, ditën e të dashuruarve “Shën Valentinin” e cila përveç që festohet dhe shpalosen ndjenjat, është bërë një zakon tjetër që të shkruhet dhe të publikohen fotografi e statuse nëpër rrjete sociale apo portale të ngjashme, për atë se çfarë surprizash kanë ndodhur dhe çfarë është thënë. Andaj urime për të gjithë ju që keni festuar.
Nga teknologjia java që e lamë pas ishte një javë që karakterizohet me shumë risi të cilat shkurtimisht do t’i veçojmë më poshtë.
Lokale
Nga kjo javë portali tanimë i njohur Gjirafa ka lansuar aplikacionin e tyre për pajisje mobile. Aplikacioni mobil është i disponueshëm fillimisht për sistem operativ Android, ndërsa se shpejti pritet edhe versioni për iOS dhe Windows. Aplikacionin mobil mund ta shkarkoni nga google play store.
Kurse Trigonom pas suksesit të madh me aplikacionin “Alfabeti”, që deri më tash ka arritur mbi 100 mijë shkarkime në App Store dhe Play Store, kjo kompani ketë javë ka sjell aplikacionin e ri “Numrat” – që u dedikohet më të dashurve tanë, fëmijëve. Aplikacioni “Numrat” është dizajnuar në atë mënyrë që, nëpërmjet ilustrimeve dhe lojërave, fëmijët pa përtesë të mësojnë t’i shkruajnë, respektivisht shqiptojnë numrat në gjuhën shqipe.
Edicioni 2015 i garës “Hello Tomorrow” i dedikuar për teknologjitë inovative do të përzgjedhë 30 projektet më premtuese nga e mbarë bota, që do të ndikonin shoqërinë në 6 sfera: Ushqim & Bujqësi, Transport, Prodhim, Shëndetësi, Energji & Mjedis dhe Teknologji Informative. Më 19 shkurt, duke filluar prej orës 10:00, Innovation Centre Kosovo, do të jetë nikoqire e lansimit të kësaj gare për Kosovë. Ky aktivitet është i hapur për të gjithë të interesuarit dhe nuk ka nevojë për ndonjë regjistrim paraprak.
Kompani
Microsoft ka blerë zyrtarisht Sunrise, një aplikacion i lezetshëm kalendarik për platformat iOS dhe Android. Marrëveshja thuhet të jetë në vlerë prej 100 milionë dollarësh, megjithëse as Sunrise ose Microsoft nuk kanë zbuluar detajet.
Edhe Google ka vendosur të blejë aplikacionin Odysee. Për ata të cilët nuk e njohin ketë aplikacion, është një aplikacion në platformat iOS dhe Android që ju mundëson që fotot e marra nga smartphone ose tablet të ruhen automatikisht (bëhen Backup) në kompjuterët tuaj. Ky aplikacion gjithashtu ju mundëson përdoruesve të bëjnë konfigurimin që të ndajnë fotot private me njerëz të tjerë që zgjedhin.
Sipas një raporti nga Reuters, si duket Alibaba po bëhet më serioze në lidhje me aspiratat e saj për të hyrë në tregun e smartphone-ve sepse kohët e fundit thuhet se ata kanë investuar 590 milionë $ në kompaninë Meizu. Qëllimi këtu është për të ngritur sistemin e vet operativ mobil. Kompania Meizu me bazë në Kinë, kohët e fundit kanë prodhuar smartphone Android.
Të reja
Vetëm pesë muaj pas lansimit të smartphone-it Xperia E3 në ngjarjen IFA 2014, Sony ketë javë ka shtuar edhe një model të ri të kësaj serie, Xperia E4. Nëse dëshironi një smartphone që e mban baterinë, atëherë ky mund të jetë Xperia E4. Ky model posedon baterinë 2300 mAh, i cili premton dy ditë jetë me vetëm një mbushje të baterisë.
Corning, prodhuesi i mbrojtësve të ekraneve ka njoftuar zyrtarisht për projektin e tyre të ri “Project Phire”, prodhimin e një materiali të ri që është më shumë rezistent se sa Gorilla Glass, e cila tashmë është përdorur nga disa prodhues të smartphone-ve, që kanë dashur të ofrojnë mbrojtje më të fortë për ekranet e tyre.
Një restorant në Singapor thuhet se do të të përdor dronet për të zëvendësuar kamerierët, ku dronet në ketë rast do të përdoren për të ofruar ushqime dhe pije për klientët nëpër tavolina. Këto drone të ri janë prodhuar nga një kompani e quajtur Infinium Robotics dhe janë të aftë të mbajnë ushqim dhe pije deri në 2 kg.
Microsoft ketë javë lëshuar një version të përditësuar të aplikacionit Skype për iPhone, Skype 5.10, i cili sjell një varg të përmirësimeve të aplikacionit. Skype 5.10 për iPhone, sjell mbështetje URI përsëri në iPhone, me ç’ rast lejon zhvilluesve për të shtuar mbështetjen për aplikacionin Skype. Po ashtu ka edhe disa ndryshime në butonin e thirrjeve tek aplikacioni duke e bërë atë të shpejtë dhe të lehtë për të filluar bisedat me Skype, siç mund të shihet në foton e më poshtme.
Që nga lansimi i Flipboard-it gjithmonë ka operuar vetëm në pajisje mobile. Aplikacioni i ka ofruar përdoruesve informata në lëvizje nga burime të ndryshme, të shfaqura me mjeshtëri dhe në një stil levizës për smartphone dhe tablet. Një version për ueb shfletues nuk ishte menduar deri më tani. Shërbimi Flipboard nga tani ka arritur edhe në ueb.
Një nga arsyet pse është dashur të paguajmë për abonim në ueb-faqen Imgur është se gjatë shfletimit janë hequr të gjitha reklamat nga kjo faqe. Llogaria Imgur Pro gjithashtu ka mundësuar ngarkimet pakufi dhe e drejta në disa karakteristika të përdorueseve si komentim, votim, shpërndarja dhe disa opsione tjera. Abonimi ishte 3$ në muaj ose 24$ në vit, por nga tani e tutje Imgur ka vendosur ta kthej ketë opsion, pa pagesë për të gjithë.
Microsoft nga dita e mërkurë ka filluar të dërgoj ftesa për konferencën e saj në ngjarjen MWC. Ftesa nuk jap asnjë detaj se çfarë mund të pritet nga kjo ngjarje, por e ka cekur orën dhe datën 2 mars (e hënë), ku është dita e parë e konferencës së tyre.
Thashetheme
Përveç modelit HTC One M9, i cili pritet të prezantohet në ngjarjen MWC 2015, ne jemi duke pritur që të prezantohet edhe ora e parë e mençur nga HTC, për të cilën kemi edhe disa informacione të para. HTC ora e mençur si duket do të quhet HTC Petra e cila pritet të vijë me një ekran PMOLED 1.8 inç me një rezolucion prej 320 x 160 pikselëve.
Samsung pritet të lanson disa tablet të ri gjatë këtij viti, të cilët me siguri se do të prezantohen në Kongresin Botëror të Telefonave në Barcelonë (MWC). Deri më tani ka pasur disa thashetheme se Samsung është duke punuar në një seri të re të tabletve, për të cilët tani kanë rrjedhur edhe karakteristikat e para. Është fjala për Samsung Galaxy Tab A dhe Samsung Galaxy Tab A Plus.
Tjera
Tipar kryesor i versionit të ri të sistemit operativ nga Apple, iOS 9, nuk do të jenë aplikacionet apo ndonjë shërbim i ri, por do të jetë përformanca e vet sistemit. Sipas një raporti të ri, inxhinierët e kompanisë Apple janë duke bërë një punë të madhe dhe janë të përqendruar tek versioni i ardhshëm iOS 9 që të jetë më i shpejtë dhe të jetë sistemi më i qëndrueshëm i lansuar ndonjëherë nga Apple.
Ekzistojnë shumë video lojëra në YouTube, dhe Minecraft është një nga lojërat që përfshinë një pjesë të madhe këtu. Kompania për hulumtime të tregut Newzoo dhe kompania tjetër Octoly kanë hulumtuar prezencën e video lojërat në Youtube dhe kanë dal që loja Minecraft përfshinë 41% të shikimeve. 2.4 miliardë shikime janë bërë për ketë lojë.
Parlamenti Evropian ka bllokuar përdorimin e aplikacionit përbrenda organizatës, duke pretenduar se është aplikacion i pasigurt të paktën sipas standardeve të qeverisë. Kjo për shkak të një tipari të aplikacionit i cili ndan informacionet e fjalëkalimit me Microsoft-in dhe gjithashtu për arsye se email-at e saj ruhen në një shërbim cloud të palës së tretë, ku Parlamenti Evropian nuk ka qasje në të.
Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Si gjithmonë me plotë sinqeritet mirëpresim sugjerimet, këshillat, kërkesat dhe ankesat nga të gjithë lexuesit.
Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes:
- https://www.facebook.com/ameblecom
- https://www.twitter.com/ameblecom
- http://www.youtube.com/ameblecom