SHPËRNDAJE

Wow, çfarë jave! Kjo mund të jetë java me më shumë te reja prej që kemi filluar, dhe për mos t’humbur shumë kohë, ju lexues të dashur nëse dëshironi të dini më shumë, për ketë javë qe ishte me përplot artikuj të paraqitur nga ne dhe gjithashtu nga teknologjia rreth botës, përmbledhja e rradhës që vijon me poshtë tregon më së miri.

Teknologjitë e reja gjatë kësaj jave të bëjnë të mendosh se teknologjia ka arritur shumë larg dhe fillojmë kështu me shkencëtarët belg të cilët kanë zhvilluar një zbulim të ri që mundëson mesazhet elektronike (SMS) të dërguara nga telefonat mobil, për tu shfaqur drejtpërdrejt në lente të vendosur në sy nëpërmes WiFi. Ata kanë paraqitur një video që prezanton ketë teknologji.

Me pastaj është shfaqur një zile e derës dhe quhet DoorBot me lidhje Wi-Fi, kamerë, me bateri dhe pa kabllo, qe u mundëson të shihni se kush është në derën tuaj nëpërmes smartphone-it, pa pasur nevojë te lëvizni nga divani juaj apo çfarëdo qe jeni duke bërë në shtëpi apo jashtë saj, thjesht u vjen si një zile telefoni dhe ju përgjigjeni ose nuk përgjigjeni.

Nga ana jonë është bërë vlerësimi i Laptopit Lenovo G570 me ekran 15.6 inç, një Laptop i rangut të mesëm por ofron performancë të mjaftueshme. Arsyeja pse e zgjodhëm ketë model është se në vendin tonë gjendet me një çmim të arsyeshëm rreth 400 € bashkë me  sistemin operativ Windows 7.

Stafi ynë gjithashtu ka nxjerr ne një video, përshtypjet e para të smartphone-it Nokia Lumia 920, në të cilën paraqesin dizajnin, madhësinë, performancën dhe kamerën e tij, aty gjithashtu është bërë edhe krahasimi me Galaxy S2 dhe S3.

Më pastaj, atyre qe ju ka ikur artikulli nga Eduteku se si të keni logot e operatorëve në iPhone-in tuaj mund ti lexoni gjithmonë nëpërmes kategorisë Edutek.

Thashethemet për të rejat në teknologji nuk kanë të ndalur kurr, dhe ketë javë ka zënë vend të përflitet për kompaninë Samsung e cila thuhet se do të paraqes Galaxy S4 me ekran elastik ose Galaxy Note 3 ndoshta me ekran 6.3 inç. Ka qenë vetë kompania ajo që ka ngacmuar mediumet duke publikuar videon e saj që sugjeron një produkt të ri e që ndoshta do të shfaqet në CES 2013.

Edhe LG Optimus G2 ka qenë gjithashtu subjekti i spekulimeve qe është shfaqur në raportet e mediave koreane. Sipas tyre, kjo pajisje do të ketë ekran të plotë HD 5.5 inç, mirëpo ende nuk është e konfirmuar lajmi.

Për prototipin e smartphone-it iPhone 6 është thënë se, një analist i njohur i teknologjisë informative Peter Misek gazetarë në “Business Insider” ka deklaruar publikisht se tani më ka parë ketë pajisje. Shumë prototip të iPhone 6 tani më po lëvizin nëpër duart e personave të caktuar siç janë inxhinieret e Apple-it.

Nga pajisjet e reja qe janë lansuar gjatë kësaj javë kanë qenë smartphone-t Oppo Find 5, Nokia Lumia 505, HTC vetëm se ka njoftuar për modelin One SV kurse kompania Sharp ka shpalosur aftësitë e  televizionit te ri 60 inç ultra HDTV.

Nga marrëveshjet, ndryshimet, përditësimet në softuer dhe aplikacione kanë qenë prapë kompanitë e mëdha siç janë paraqitur me poshtë:

Apple dhe Google bashkohen për ofertën 500 milion $ nga Kodak, është ri-dizajnuar  portali Yahoo Mail, Go Daddy me shef ekzekutiv të ri, Facebook përmirëson mbrojtjen e privatësisë, Google Maps kthehet prapë në platformën Apple iOS si dhe Microsoft përditëson softuerin Bing për desktop.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë dhe fundvit të mbarë |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE