Permbledhja javore post

Është koha e përmbledhjes javore për gjërat më interesante nga fusha e teknologjisë të prezantuara gjatë javës. Andaj, për ju që nuk keni pasur mundësi ti përcillni, ndani pak minuta kohë dhe informohuni.

Ngjarje botërore e kësaj jave ka qenë ngjarja e organizuar çdo vit nga Apple për zhvilluesit (WWDC 2013), e cila u përcoll me plotë vëmendje. Kompania ka prezantuar shumë risi mirëpo disa nga ato që vlen të theksohen janë versioni i ri i platformës mobile iOS 7, sistemi operativ Mavericks dhe seria e laptopave MacBook Air.

Apple WWDC 2013

  • Versioni i ri i platformës mobile Apple iOS 7 që pritet të shfaqet gjatë vjeshtës në pajisjet, iPhone, iPad dhe iPod Touch vjen me një dizajn krejtësisht të ri dhe një sërë veçorish të reja. Përmban një skemë më ngjyra të reja, dhe një tejdukshmëri tjetër, një ndërfaqe të ri-dizajnuar, ikonat në IOS 7 tani kanë një pamje ndryshe, plus të gjitha aplikacionet kanë një vështrim dhe ndjenjë të re.
  • Nga Apple është njoftuar edhe për sistemin operativ të ri Apple OS X Mavericks i cili gjithashtu sjellë një numër karakteristikash të reja. Disa nga karakteristikat e reja për të janë: shërbimin finder, aftësia për ekrane te shumta, beteri të qëndrueshme, si dhe versionin e ri i shfletuesit Safari.
  • Pas versionit të ri Apple OS X Mavericks, kompania në ngjarjen WWDC 2013 ka vazhduar kështu duke njoftuar për serinë e laptopave të tyre të ri Apple MacBook Air. MacBook Air të ri do të mbajnë jetën e baterisë gjatë gjithë ditës dhe do të përdorin platformën e re të procesorëve Intel Haswell. Do të jenë dy modele, njëri 11 inç dhe tjetri 13, çmimet e tyre do të fillojnë me 999 $.

Thashetheme

Reuters ka raportuar që sipas disa burimeve të saj, kompania Apple është duke hulumtuar mundësinë e prodhimit të iPhone-ve me ekran më të mëdhenj dhe më ngjyra të ndryshme. Ky raport gjithashtu thotë se kompania Apple po kërkon furnizues për prodhimin e modelit të iPhone-it me ekran më të madh. Krejt kjo mbetet pikëpyetje sepse asgjë nuk është konfirmuar nga vetë kompania Apple.

Android KLPNjë e përfolur tjetër ka të bëj me platformën rivale të iOS-it, Android 5.0 Key Lime Pie që sipas një raporti të fundit nga VR-Zone, Android 5.0 do të lansohet në Tetor, që në të njëjtën kohë mund të ndodh edhe lansimi I smartphone-ve të ri Nexus 5 dhe Mototola X Phone. Natyrisht se edhe kjo për momentin është vetëm një thashetheme, dhe se ende nuk është konfirmuar asgjë nga Google.

Lajme

Lajmet me kryesore të kësaj jave vijojnë si me poshtë:

Edutek

Samsung Galaxy S3 dallimi1Një shqetësim për pajisje të ndryshme falsë që po shiten në vendin tonë kemi paraqitur gjatë javës, me saktësisht rasti që neve na ka renë në sy është smartphone-i Samsung Galaxy S3, i cili me një çmim jo shumë të ulët, mirëpo jo edhe të dallueshëm me smartphone-in origjinal, po shpallet për shitje nëpër portale online për shitblerje, që përshkrimin e ka kinse smartphone-i ka ardhur nga ndonjë shtet Europian nga ndonjë i afërm, duke mos dhënë informata shtesë, për më shumë lexo artikullin e plotë.

Lokale

Ameble në bashkëpunim me shitoren MEGA, kanë hapur një lojë të thjeshtë për dhuratë, duke i dhënë mundësinë vizitorëve të provojnë fatin dhe fitojnë një nga pajisjet që disa javë me parë e kemi prezantuar, pra mbushësin pa tela Maxell AIR Voltage Wireless QI. Loja ka zgjatë 5 ditë dhe secili ka pasur mundësinë të luaj dhe fitoj. Ajo ka përfunduar dje duke nxjerrë menjëherë fituesin e kësaj dhurate.

Kjo pra ishte për ketë javë, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

Dhe krejt në fund ju rikujtojmë se për të qenë me afër të rejave nga teknologjia, gjithashtu për të kuptuar më mirë se çka vlen e çka jo, mund të na përcillni nëpërmes linkave më poshtë:

https://www.facebook.com/ameblecom
https://twitter.com/ameblecom
http://www.ameble.com/feed/
http://www.youtube.com/ameblecom
http://pinterest.com/ameblecom/