Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.
Edutek
Si ta fillojmë karrierën në IT. Të nderuar miq të Ameble-së, është koha kur shumë prej jush keni mbaruar shkollën e mesme dhe jeni duke u përgatitur që të regjistroheni në fakultet. Ndoshta nuk duket kështu, por ky është momenti kur secili përson fillon përgatitjen për të ardhmen e tij/saj duke u përcaktuar në atë që e quajmë “karrierë” apo profesioni që ju do të ushtroni në punë. Nëse tanimë nuk jeni të përcaktuar apo jeni në mëdyshje se çfarë është më së miri që të studioni, atëherë lexoni disa nga pikat në këtë manual Si ta fillojmë karrierën në IT që të shihni se a janë këto gjërat të cilat keni dëshirë që ti bëni me zell.
Pajisje të reja
Tableti MSI S100 10 inç. MSI ka shtuar edhe një model të ri i koduar me emrin MSI S100 i cili vjen me platformën nga Microsoft Windows 8.1. Modeli MSI S100 vjen me një ekran IPS 10 inç me rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Intel Atom Bay, 2GB RAM, 64GB hapësirë të brendshme dhe një bateri të fuqisë prej 7,500 mAh.
Nokia 130 me dy SIM kartela. Microsoft njoftoi se në fund të këtij tremujori do të lanson në treg modelin e ri Nokia 130 në dy versione me një dhe dy SIM kartela. Ajo çfarë e karakterizon modelin e ri është jetëgjatësia e baterisë e cila pritet të jetë deri në 36 ditë, respektivisht 26 ditë, varësisht prej modelit, me vetëm 13 ore mbushje të baterisë.
HTC One me platformën Windows. Pasi që lansoi modelin HTC M8, gjiganti HTC është duke punuar për të lansuar edhe një model tjetër, por kësaj radhe me platformën Windows. Një raport i ri nga kompania HTC zbuloi disa informata për harduerin që do të ketë modeli i ri HTC One. Siç edhe pritej, pajisja do të ketë specifikat e njëjta sikurse homologu me sistemin Android duke përfshi ekranin 5 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin 4-berthamor Snapdragon 801 me shpejtësi prej 2.3GHz, 2GB RAM memorie, 32GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 128GB, 5 Ultra Megapiksel kamera dhe bateria e fuqisë 2,600 mAh.
Samsung Galaxy Alpha. Samsung Galaxy Alpha tani më është zyrtarizuar si pajisje më e re e cila vjen me një ekran Super AMOLED 4,7 inç me definicion të lartë me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i mbështetur nga një procesor 8-bërthamor i përberë nga një procesor 4-bërthamor me shpejtësi prej 1.8GHz dhe një procesor tjetër 4-bërthamor me shpejtësi prej 1.3GHz.
Nexus 6. Google Nexus 6 pritet të vije me një ekran QHD 5.2 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve i mbështetur nga procesori 4-berthamor nga Qualcomm Snapdragon 805 me shpejtësi prej 2.7GHz dhe 3GB RAM memorie. Karakteristikat e tjera të Nexus 6 janë kamera frontale 2,1 megapiksel, kamera kryesore 13 megapiksel, vesrioni i sistemit Android L dhe për pajisjen është e thënë se është bërë nga Sony Ericsson për Google.
Sony Xperia Z3. Sony Xperia Z3 pritet të prezantohet në konferencën IFA që do të mbahet me 3 Shtator. Smartphone më i ri nga Sony pritet të vijë me një ekran me definicion të plotë me madhësi prej 5.1 inçëve me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-berthamor Qualcomm Snapdragon 801 me shpejtësi prej 2.5GHz, 3GB RAM memorie dhe 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës.
http://www.youtube.com/watch?v=6-sAf2qNI5Y
LG G Pad 8.0. Kompania LG ka njoftuar se kanë lansuar versionin LTE të tabletit LG G Pad 8.0 i cili pritet të jetë në dispozicion në Evropë që nga nesër ndërsa në vende të tjera gjatë disa javëve të ardhshme. LG G Pad 8.0 LTE ka ekranin 8 inç IPS WXGA me rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve i përkrahur nga një procesor 4-berthamor me shpejtësi prej 1.2GHz, 1GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 32GB dhe përmban një bateri të fuqisë prej 4,200 mAh.
USB Type-C. Konektori USB i të ardhmes pothuajse është dizajnuar. Të martën u finalizua dizajni për USB-në e përdorshme nga të dy anët, pra USB Type-C, duke hapur rrugën e një gjenerate të re të lidhjeve edhe për rrymë, kësi lloj konektori ishte prezantuar edhe nga Apple në vitin 2012. Lajmi i madh është se do të bëhet më e lehtë mundësia e kyçjes për pajisje. Nuk do të ketë nevojë të kontrollohet se cila anë shkon lart apo poshtë nga USB-të. Duhet të përmendet se kalimi nga opsioni i sotëm i USB-ve Type-B në Tybe-C nuk do të ndodhë brenda natës, edhe pse këto të fundit mund të dalin në treg në të ardhmen e afërt, por mund të shkoj disa vite deri sa pjesa tjetër e industrisë ta fus në funksion nëpër pajisje tjera.
Lajme Lokale
Vozitja.com – Portali që lehtëson udhëtimet. Vozitja.com është një ueb faqe lokale që thjeshtë ka për qellim ofrimin e ndihmës për njerëzit. Ideja kryesore për krijimin e kësaj ueb faqe është që të zvogëlojë koston e udhëtimit me vetura dhe njëkohësisht të ofroje informacione rreth linjave të autobusëve dhe mjeteve tjera transportuese, orarin e të nisjeve, etj. Kjo synohet të arrihet duke shërbyer si platformë ku shoferët që kanë vende të lira në veturat e tyre tua ofrojnë udhëtarëve me destinacion të njëjtë kundrejt një çmimi që mbulon një pjesë të shpenzimeve të rrugës. Në anën tjetër portali shërben si platformë edhe për operatorët e ndryshëm të linjave të autobusëve të cilët mund të plasojnë informatat për orarin e nisjeve, çmimet e biletave, destinacionet e mundshme etj.
Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në Facebook, Twitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble