SHPËRNDAJE

Si gjithmonë përmbledhja e më të rejave nga teknologjia nga ne pason çdo fundjavë. Për ata që nuk kanë pasur mundësi ti përcjellin këto të reja, i kemi paraqitur në vijim.

Video

Fillimisht ju njoftojmë për një produkt që gjatë javës kemi bërë video prezantimin e tij i cili është shumë i nevojshëm për dizajner, fjala është për tabletin Wacom Intuos Small Creative Pen & Touch i cili mund të përdoret si një tablet me prekje për PC-të ngjashëm si një tablet i ditëve të sotme, gjithashtu për vizatim apo ilustrim më çfarëdo programi softuerik për të krijuar art, modifikuar foto, për të bërë skica etj.

Ketë tablet mund ta përdorni edhe për të zmadhuar apo zvogëluar fotot, për manipulim gjatë vizatimit, gjithashtu mund të përdoret në vend të miut kompjuterik. Brenda kutisë së tabletit gjenden: pajisja me model CTH480, stilolapsi, udhëzuesi për përdorim, CD-ja për instalim, kabllo USB dhe mbajtësi i lapsit rezervë.

[youtube id=”OzgvXys1RqY” width=”600″ height=”350″]

Të reja

Gjatë një konferencës për shtyp që kemi shfaqur drejtpërdrejt gjatë kësaj jave Motorola me në fund siç edhe ishte paralajmëruar ka prezantuar zyrtarisht smartphone-in e tyre të fundit Moto G, një smartphone më kosto të ulët. Për Moto G detajet e plota mund ti gjeni tek moduli krahasime, i cili me 8GB do pritet të ketë çmimin 179 $ ndërsa me 16GB do të kushtojë 199 $

Kemi raportuar gjithashtu për një pajisje tjetër të re e cila është lansuar dhe ka filluar para-porositë pra fjala është për Rikomagic MK902 Android Mini PC. Perveq karakteristikave të larta të këtij modeli që mund ti lexoni në lajm, kjo pajisje përmban gjithashtu kamerën e integruar 5 megapikselë e cila nevojitet për video konferenca duke përdorur aplikacionin Skype apo ndonjë tjetër.

Pas shumë thashethemeve Sony PlayStation 4, ketë javë ka filluar me shitjet në SHBA me çmim prej 399 $, ndërsa në Evropë dhe Australi pritet të filloj brenda dy jave, pra me 29 Nëntor. Disa nga karakteristikat e tij janë: Memoria e Sistemit: 8 GB; Video Memoria: 2.2 GB; Procesori: 4 x Dual-Core AMD64 “Bulldozer” (8 bërthama); Porta: 4 x USB 3.0, 2 x Ethernet; Drive: Blu-Ray; HDD: 160 GB; Daljet e zërit: HDMI dhe Optical, 2.0, 5.1 dhe 7.1 kanale.

Sony dy ditë para nxjerrjes në treg të pajisjes PlayStation 4 ka publikuar edhe aplikacionin PlayStation për platformat Android dhe iOS. Ky aplikacion ju mundëson përdoruesve qasje në rrjetin PlayStation nga smartphone dhe tablet e tyre.

HP Omni 10 (1)Edhe kompania HP me në fund ka nxjerr në shitje tabletin e tyre të koduar Omni 10, nëpërmes Microsoft Store. Ky tablet me Windows 8.1 është në dispozicion me çmim 296 € (399 $).

Acer gjatë ditës së djeshme ka lansuar një laptop Chromebook që pritet të ketë çmimin vetëm 200 $. Chromebook C720-2848 është me madhësi 11.6 inç me rezolucion të plotë HD 1366 x 768 piksela dhe ka të integruar SSD 16 GB, 2 GB RAM, ueb kamerën  me rezolucion të plotë, WiFi, USB 2.0 dhe 3.0 si dhe portën HDMI.

Kompania AMD, ka njoftuar për modelin më të ri FirePro S10000 12 GB të cilin planifikon të fut në linjën e saj të kartelave grafike. Modeli FirePro S10000 12 GB synon të integrohet në pajisje ku bëhet përpunimi i të dhënave të mëdha me performancë të lartë informatike.

Edutek

Për modulin Edutek ketë javë kemi bërë dallimet në mes të opsioneve të ndryshme të lidhjeve apo pakove mobile për smartphone siç janë:  GSM / GPRS / EDGE / 3G / HSDPA / HSPA (plus) dhe LTE si mënyra më të mira për tu lidhur në internet.Kjo pra ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

GPRS vs EDGE vs 3G

Krejt në fund, për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar me mirë se si funksionojnë disa pajisje qe i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube. |ameble|

SHPËRNDAJE