Ngjarjet nga fusha e teknologjisë për ketë javë natyrisht së ishin të ndryshme sikur çdo javë tjetër, mirëpo ne nuk do të kalojmë pa e përmendur festën e të dashuruarve “Shën Valentinin” e cila përveç që festohet dhe shpalosen ndjenjat, është bërë një zakon tjetër që të shkruhet dhe të publikohen fotografi e statuse nëpër rrjete sociale apo portale të ngjashme, për atë se çfarë surprizash kanë ndodhur, çfarë është thënë, por ka edhe nga ato që është paraqitur negativiteti.

Në rrjetet sociale është mohuese të mos sillet në mend puna e ekipeve nëpër këto portale që natyrishtë së përgatiten për marshimin e t’gjitha atyre foto postimeve apo edhe videove që publikohen dhe shpërndahen përreth botës, ato janë me miliona në krahasim me ditët e zakonshme. Si do që të jetë edhe kjo është një pjese e kësaj Teknologjie qe i përket kohës dhe ditëve të sotshme.

Për sa i përket të rejave nga dita e hënë e kësaj jave e deri më sot, ka pasur më shumë thashethemeve sesa ndodhi, mirëpo do fillojmë ti përmendim në pika të shkurta për ata që nuk kanë pasur mundësi ti lexojnë:

Thashethemet

Kompania HP thuhet së është duke punuar në një tabletë të ri që nga viti i kaluar, pajisja do të shfaqet me platformën Android dhe duket se do të jetë e pajisur me procesorin e ri NVIDIA Tegra 4, natyrisht kjo gjë për momentin është vetëm një e përfolur dhe se HP ende nuk kanë konfirmuar asgjë për ketë.

Thashethemet vazhdojnë me pajisjet krejtësisht të reja  që shumë shpejt do të vijnë ne duar tona fjala është për Smartwatch, raportet thonë se Samsung the Apple janë duke punuar rreth këtij projekti, mirëpo Samsung si duket do të jetë më i shpejt si gjithmonë, sepse janë shfaqur disa fotografi rreth sistemit operativ të kësaj pajisje dhe flitet se Samsung mund të lansoj ketë nga muaji Mars bashkë me lançimin e smartphone-it Samsung Galaxy S4 dhe S4 Mini.

Kurse për smartphone-in HTC me karakteristika tejet të larta edhe pse koha ka filluar të numërohet për ditën e lansimit, ende nuk është vërtetur emri i saktë i tij, mirëpo ka shumë gjasa që ai të quhet HTC M7, për me shumë detaje do të njoftohemi të martën e ardhshme me 19 Shkurt.

Është zbuluar çmimi dhe një fotografi që duket të jetë një kontrollues prototip për gjeneratën e ardhshme të PlayStation 4 që është shfaqur në internet, kurse duke u bazuar në thashetheme çmimi i tij pritet të jetë rreth 400 €.

Lokale

IPKO ketë javë ka zgjeruar programin me emrin “Pika”, kështu ai përveç konsumatorëve të telefonisë mobile do t’i shpërblejë edhe konsumatorët e internetit dhe televizionit digjital.

Pajisje të reja të konfirmuara

Njoftimet gjatë kësaj javë për produktet më të reja që do ti shtohen teknologjisë vlen të përmenden tre tablet të ri nga Kompania françeze Archos të cilët janë nga seria Platinum, kjo seri përbëhet nga tabletët 8 inç, 9.7 dhe 11.6 inç të cilët vijnë me versionin më të fundit të Android-it, Jelly Bean.

Nokia gjithashtu ka njoftuar se do të del me një smartphone me çmim shumë të volitshëm nga linja e telefonave ASHA që do të ketë edhe funksionin dual SIM si dhe lidhjen WiFi, kurse LG ka bërë të ditur se së shpejti tregut të smartphone-ve do të bashkëngjitet i shumë përfoluri Optimus G Pro dhe ka thënë se do të lansohet në disa tregje deri në fund të shkurtit duke mos dhënë informata rreth çmimit të tij.

TomTom për fillimin e një pajisje të re GPS në mënyrë specifike për motoçikleta e quajtur TomTom Rider, thotë së është duke punuar dhe së do të jetë në dispozicion këtë pranverë për 299$ (223 €).

Analiza, raporte, aplikacione dhe të tjera

Rezultatet nga anketimi i fundit Arbitron smartphone në SHBA, tregojnë se përdoruesit e iPhone-it shpenzojnë më shumë kohë duke luajtur lojëra në celularet e tyre në krahasim me përdoruesit e Android-it. Sipas rezultateve të anketës gjatë muajit dhjetor të vitit 2012,  85.7% e përdoruesve të iPhone-ve luanin lojëra ndërsa 76% ishin përdorues të Android-it.

Në anën tjetër sipas një raporti të fundit nga Localytics, të cilët kanë lëshuar disa detaje mbi 10 pajisjet Android më të shfrytëzuara për muajin janar të këtij viti, pa asnjë surprize në vendin e parë është Galaxy Samsung S3 i cili ndiqet në vendin e dytë me Samsung Galaxy S2.

Microsoft dhe Apple shpesh paraqesin urrejtjen për njeri tjetrin kësaj here Microsoft ka refuzuar ofertën për aplikimin e aplikacioneve të Office-it për iPad, AppleInsider në disa studime të fundit ka treguar se Microsoft është duke i lënë anash 2.5 miliardë $ për çdo vit, duke mos sjellë aplikacionet e Office-it në tabletët Apple.

Me ketë pra po e përfundojmë përmbledhjen e kësaj jave, duke ju dëshiruar një javë të këndshme dhe duke ju uruar 5 vjetorin e Pavarësisë së shtetit tonë Kosovës. |ameble| [divider top=”0″]