SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Si ta bëni TV-në tuaj Smart?

Sot, gjithçka rreth nesh po bëhet Smart duke përfshirë pajisjet e ndryshme sikurse smartphone, smart-kamera, smart-TV dhe shumë pajisje të tjera. Viteve të fundit tek ne janë shitur shumë televizor standard që nuk i takojnë kategorisë smart. Dhe nëse ju keni një TV standard dhe dëshironi ta bëni smart, me ç’rast nuk dëshironi të shpenzoni një shumë të konsiderueshme të hollave për pajisjet e reja, ne u prezantojmë një zgjidhje ideale për ju.

[youtube id=”b8eLQxjPHhw” width=”600″ height=”350″]

Vlerësim: Samsung Galaxy Win

Samsung Galaxy Win Dizajni -amebleDeri më tani kemi arritur të bëjmë vlerësimin e disa smartphone-ve TOP nga gjiganti Samsung duke përfshirëGalaxy SIIGalaxy S3Galaxy S4 dhe Galaxy S4 Mini Duos. Në vazhdim kemi vendosur të vlerësojmë edhe një model tjetër që i takon familjes së njëjtë. Është fjala për Samsung Galaxy Win.

Apple pritet të prezantoj pajisje të reja me 10 Shtator– Sipas një raporti nga AllThingsD kompania Apple pritet të prezantoj smartphone-in e saj të ardhshëm, saktësisht pas një muaj.

Shfaqen imazhe të phablet-it HTC One Max (T6)– HTC One Max është përfolur të ketë ekran 5.9 inç 1080p me procesorë Snapdragon 2.3GHz, spikerët Boomsound nga HTC dhe baterinë 2300 mAh. Pajisja në dizajn duket të jetë krejt i ngjashëm me modelin HTC One.

LG lanson TV me butona retro– Para disa viteve u është dashur të lëvizni deri tek TV-ja për t’ia ngritur zërin ose ndërruar kanalin. Për gjatë këtyre viteve a ju ka munguar ajo ndjenjë? LG-së i ka munguar, sepse ata tani kanë lansuar një televizion të tillë, 32 inç LCD (32LN630R), që i ngjan një TV-je të viteve shtatëdhjeta me butona rrotulues.

BlackBerry e hapur për privatizim– Kompania kanadeze BlackBerry ka njoftuar se ka formuar një komision të veçantë me bordin e drejtorëve që të gjejnë “alternativa strategjike” për të ngritur kompaninë, dhe njëra prej opsioneve ka qenë edhe shitja e kompanisë.

Prezantohet Hyetis Crossbow Smartwatch me kamerë 41 Mpix– Gjithnjë e më shumë pajisje smartwatch po dalin në treg dhe një nga ato e fundit është Hyetis Crossbow zvicerane e cila posedon kamerën 41 megapikselë.

Prezantohet modeli BlackBerry 9720 me platformë të vjetër- BlackBerry ka bërë edhe një njoftim tjetër që me të vërtetë na bën të mendojmë se çfarë po bën kjo kompani. Ata kanë njoftuar për smartphone-in e ri BlackBerry 9720 e cili në vend që të paraqitet me platformën e re BB10, ai shfaqet me platformën e tyre të vjetër BlackBerry 7.1.

Windows 8.1, data zyrtare e lansimit 17 Tetor– Pas shumë spekulimeve se kur do të filloj Microsoft me përditësimin e ri Windows, ata kanë konfirmuar sot se data e lansimit e Windows 8.1 është përcaktuar 17 Tetor 2013, që pritet të jetë në dispozicion në mbarë botën si një përditësim pa pagesë për përdoruesit e Windows 8 nëpërmes Windows Store-it.

Nokia së shpejti me Windows RT Tablet– Si duket Noka është duke u përgatitur për projekte gjigante në bashkëpunim me Microsoft-in. Disa imazhe të shfaqura gjatë kësaj jave kanë lënë të kuptohet se Nokia mund të jetë duke u përgatitur për të lansuar një tablet Windows RT në muajin e ardhshëm.

Çfarë është mbuluar deri tani nga Google Street View? – Google ka krijuar një uebfaqe mahnitëse interaktive për Street View, ku aty kompania flet pak për historinë e teknologjisë, dhe si ajo fotografon pamje të përshtatshme për syrin tuaj.

Bill Gates ofron 5,000 $– Në rrjetet sociale ka filluar të shpërndahet me të madhe një fotografi e themeluesit të kompanisë gjigante Microsoft, Bill Gates.

Tastiera e re Logitech TK820 e kombinuar me touchpad– Logitech ka prezantuar tastierën e re wireless TK820, që ka të bashkangjitur një touchpad gjigand. Përveç përdorim normal pjesa me prekje (touch) si duket është e fokusuar për Windows 8 (dhe versionin e ardhshëm Windows 8.1).

Aplikacioni Yahoo Weather i ri-dizajnuar edhe në Android– Aplikacioni i ri-dizajnuar dhe përfekt i Yahoo-së për motin ka qenë prezent në iOS që nga muaji Prill, por tani kompania ka publikuar të njëjtin aplikacion edhe për përdoruesit e platformës Android.

A do të prodhoj LG modelin e ardhshëm Nexus 5?– Më herët thashethemet ishin se kompanitë Google bashkë me Motorola-n do të prodhojnë modelin e ardhshëm Nexus 5, mirëpo kjo po del të mos jetë e vërtet sepse tani thashethemet e reja janë se do të jetë prapë kompania LG ajo që do të prodhojë versionin e ardhshëm të Nexus-it.  |ameble|

SHPËRNDAJE