Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.
Pajisje të reja
Samsung Galaxy S6. Gjatë disa javëve të fundit, ka pasur shumë thashetheme në lidhje me pasardhësin e modelit Galaxy S5 nga Samsung, Samsung Galaxy S6 të cilin si duket kompania pritet të lanson në dy versione. Sipas një raporti të fundit nga Business Insider, në ngjarjen MWC 2015 e cila do të mbahet muajin e ardhshëm, Samsung do të prezanton dy versione të modelit Galaxy, Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge.
Samsung Galaxy A7. Javën e kaluar smartphone i ri nga Samsung, Samsung Galaxy A7 ishte prezantuar në një konferencë shtypi në Malajzi, ndërsa gjatë kësaj jave Samsung zyrtarisht edhe e konfirmoji këtë model duke i publikuar edhe specifikat të tij. Samsung Galaxy A7 vjen me ekranin HD Super AMOLED 5.5 inç i përkrahur nga 2GB RAM memorie dhe 16GB hapësirë të brendshme e cila mbështet zgjerimin e saj deri në 64GB nëpërmjet microSD kartelës.
Voyo Mini PC. Prodhuesi kinez Voyo njoftoi për lanismin e një mini kompjuteri me sistemin operativ të fundit nga Microsoft, Windows 8.1 për vetëm 130$. Nga pikëpamja harduerike, pajisja Voyo Mini PC si duket ofron një mundësi të mirë duke pasur parasysh përmasat e pajisjes. Voyo Mini ka të integruar procesorin 4-bërthamor nga Intel Atom Z3735F, 2GB RAM memorie dhe 64GB hapësirë të brendshme. Po ashtu ka të integruar edhe microSD portën, nëpërmjet së cilës hapësira e brendshme mund të zgjerohet edhe për 128GB.
Microsoft Lumia 532. Microsoft si duket është përqendruar në përditësimin e disa modeleve të serisë Lumia, duke ofruar një harduer më të mirë me një çmim të lirë. Kësaj radhe është fjala për modelin Lumia 532, një version i përditësuar i smartphone-it Lumia 530. Version i ri i pajisjes Lumia 532 vjen me procesorin 4-bërthamor nga Snapdragon 200 me shpejtësi prej 1.2GHz, 1GB RAM memorie si dhe 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet edhe për 128GB nëpërmjet microSD kartelës.
Samsung Z1. Ketë javë ishin publikuar disa raporte për lanismin e një smartphone-i nga gjiganti Samsung me sistemin operativ nga Samsung, tani më i njohur si Tizen, dhe si duket këto raporte sot edhe vërtetuan lansimin e pajisjes. Samusng zyrtarisht njoftoi për lasnimin e pajisjes së parë me sistemin operativ Tizen me një çmim prej 92$ i koduar me ermin Z1.
LG G4. Dy javë më parë ishte publikuar një raport në lidhje me pasardhësin e modelit LG G3, LG G4 i cili duke u bazuar në harduerin që do të ketë të integruar, si duket do të jetë një TOP pajisje për këtë vit. Modeli i ri nga LG G4, pritet të ketë ekranin QHD 5.3 inç me rezolucion prej 2,560 x 1,440 pikselëve, i përkrahur nga procesori Qualcomm Snapdragon 810 dhe të paktën 3GB RAM memorie ose eventualisht edhe 4GB RAM.
Lajme të tjera
Sony do të mbyllë dyqanet në Kanada në dy muajt e ardhshëm. Në një lajmërim për punonjësit e dyqaneve zyrtare në Kanada, kompania Sony lajmëroi mbylljen e dyqaneve brenda 6-8 javëve të ardhshme. Nga ky vendim preken 15 dyqane, duke përfshirë tre në Alberta, tre në Greater Vancouver, gjashtë në Greater Toronto, një në Otava, një në Montreal dhe një në Kebek. Nuk ka akoma një numër të saktë se sa punonjës do të ngelen të papunësuar nga ky vendim, por mendohet të jenë afërsisht 90 punonjës.
Google prezanton aplikacionin konfigurues Ara. Disa ditë më parë, Google mbajti Konferencën e Zhvilluesve të Moduleve të Projektit Ara. Gjatë prezantimit, kompania tregoi prototipin Spiral 2. Në muajt e mëparshëm kemi dëgjuar se Ara do të shitet në një treg online, ku klientët mund të konfigurojnë smartphonin e tyre Ara sipas dëshirës. Në fund të prezantimit, Jason Chua i Google demonstroi aplikacionin e konfigurimit të smartphonit Ara, një aplikacion i ngjashëm me Moto Maker.
Facebook prezanton Facebook at Work. Facebook ka zbuluar projektin më të fundit, Facebook at Work. Rrjeti social i krijuar posaçërisht për bizneset synon të mundësojë mënyrën më të mirë të komunikimit dhe ndarjes së informacionit mes punonjësve të një kompanie. Aplikacioni është i njëjtë me aplikacionin e Facebook me të cilin jemi mësuar të gjithë, por me shumë gjasa do të kërkojë një mënyrë kyçje të veçantë për çdo kompani. Aplikacioni do të publikohet sot në Google Play Store dhe iOS App Store, megjithëse do të jetë i përdorshëm vetëm nga disa kompania të caktuara.
Disa pajisje Nexus 6 raportohen të jenë me defekt. Nëse keni fatin të zotëroni një Google Nexus 6, kini kujdes nga një defekt i cili u ka ndodhur disa prej zotëruesve të këtij smartphoni. Disa përdorues kanë raportuar në Internet se kapaku i Nexus 6 është hapur dhe është shkëputur nga ngjitësi. Pas këtyre raportimeve, një përdorues i faqes reddit.com, i cili gjithashtu kishte këtë problem në pajisjen e tij, kontrolloi dhe pa që bateria ishte zgjeruar duke shkaktuar që kapaku të shkëputej nga ngjitësi.
Më ketë përmbledhje ju urojm një vikend dhe javë të këndshme dhe mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble