Permbledhja-javore-post

Edhe kjo javë ka qenë me plotë risi dhe produkte të reja nga kompani të ndryshme si nga ato vendore gjithashtu edhe ndërkombëtare.

Lokale

Një nga top lajmet e kësaj jave ishte intervista me themeluesin i Gjirafa-s Mërgim Cahani, ku ka shpjeguar planet e tij për makinën e parë kërkimore shqip Gjirafa.com. Një projekt shumë i rëndësishëm për të gjithë shqipfolësit, një ndihmë e madhe që pritet të jetë për të gjitha shtresat e njerëzve. Portali po planifikon të nis nga muaji Korrik i këtij viti. Për më shumë lexo intervistën e plotë.

gjirafa

Një lajm tjetër i mirë ishte gjithashtu edhe lansimi i platformës online për dokumente komunale të Prishtinës. Sa i përket kësaj, ne ketë javë kemi publikuar instruksionet se si të bëni kërkesën për një dokument komunal nëpërmes internetit online. Përmes këtij shërbimi, Komuna e Prishtinës përmirëson shërbimin ndaj qytetarëve, duke i shmangur kështu pritjet në radhë të gjata si dhe në të njëjtën kohë duke shtuar efikasitetin e punës së administratës komunale. Një mundësi e mirë që mund të zhvillohet edhe për komunat tjera.

Është raportuar gjithashtu se operatori IPKO është bërë partner zyrtar dhe ekskluziv i kompanisë Apple. Marrëveshja e re mes IPKO-së dhe Apple-it do të thotë që telefoni më i mirë nga Apple do të vijë ekskluzivisht në Kosovë, njofton IPKO nëpërmjet rrjetit social të tyre.

Produkte të reja

LG ka njoftuar për tri modele të reja të tabletëve të tyre që vijnë në formën LG G Pad 7.0, G Pad 8.0 dhe G Pad 10.1.

Kompania Archos gjithashtu këtë javë ka njoftuar për lançimin e laptopit ArcBook me sistemin operativ Android i cili pritet të ketë çmimin vetëm 170 $. Laptopi me Android Archos ArcBook do të jetë në dispozicion nga muaji Qershor i këtij viti.

Moto EMë pastaj, edhe Motorola ka bërë njoftimin e saj zyrtar për modelin e ri Motorola Moto E duke e promovuar atë nëpërmjet një video e paraqitur më poshtë. Ky model i smartphone-it pritet të vijë me çmim shumë të lirë vetëm 117 $ dhe do të jetë në dispozicion që nga kjo javë javë në Britaninë e Madhe, Brazil, Indi, Spanjë dhe Kanada..

Sony në Japoni ka prezantuar një smartphone të ri Sony Xperia A2 që pritet të jetë në dispozicion me operatorin NTT DoCoMo të Japonisë. Nga po e njëjta seri, Sony ka njoftuar se ka arritur rekord në shitje të Xperia-s, deri rreth 39.1 milionë të pajisjeve për 12 muaj, që tregon një rritje për 20 % krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Në anën tjetër HTC ka vazhduar me prodhimin e serisë HTC One Mini duke shtuar tani versionin e dytë të modelit paraprak, përveç karakteristikave dhe dizajnit që ka publikuar ata nuk kanë bërë të ditur çmimin e këtij modeli.

Lajme tjera

Në një video të kësaj jave që ka rrjedhur nëpër internet shfaqen imazhe të gjeneratës së ardhshme të Apple iPhone 6. Në këtë video proklamohet dizajni dhe ngjyrat e gjeneratës së re të smartphone-it më të popullarizuar në botë iPhone. Edhe pse nuk është zyrtare, shumë thashetheme shkruajnë së në një formë të ngjashme do të duket modeli i ardhshëm i iPhone-it.

LG ka filluar me promovimin e orës së tyre të mençur G Watch, me një video që shfaq disa nga specifikat kryesore të kësaj ore. Gjithashtu për ketë kompani nëpërmes @evleaks është treguar se një smartphone LG Uni8 me Windows Phone 8.1 do të prodhohet nga LG.

Gjatë vikendit të kaluar është raportuar se Google është në proces të krijimit dhe testimit të një dizajni me ndryshe të ndërfaqes për përdorues të shërbimit Gmail. Të gjitha këto ndryshime të paralajmëruara ende nuk janë konfirmuar nga Google.

Në ndërkohë, një gjykatë Evropiane ka vendosur se Google duhet të fshij informatat personale nga rezultatet e kërkimit në qoftë se një person dëshiron që informatat personale të tij të hiqen nga ky shërbim.

Halo 5: Guardians është emri i lojës së re nga seria Halo dhe pritet të lansohet ekskluzivisht për Xbox One në vitin 2015 në të njëjtën kohë me serialet e saj në TV, aktualisht në zhvillim e sipër me producentin Steven Spielberg.

Flappy Bird do të bëjë kthimin e tij triumfues në muajin Gusht. Krijuesi Dong Nguyen ka thënë nëpërmes Twitter se loja e ardhshme në të vërtet do të jetë një version i përditësuar me përkrahje me më shumë lojtarë (multiplayer), dhe do të jetë “më pak e varur (addictive)” se versioni i më hershëm.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble