Permbledhja javore post

Të dy stinët bashkë, pranvera dhe vera me në fund erdhën, por kjo nuk do të thotë që bota e teknologjisë është e gatshme të marrë pushim. Si zakonisht, ne jemi këtu që së paku do të mundohem të rejat dhe përmbledhjen javore t’ua sjellim edhe në ditët me të nxehta.

Këtë javë, si top lajm ishte ngjarja për zhvillues e organizuar çdo vit nga Google, Google I/O 2013, e cila është shfaqur drejtpërdrejt për entuziazmit e teknologjisë, pastaj rrjedhin lajmet tjera, pajisje të reja, teknologji, edutek si dhe një video shpaketim e një pajisje tablet-PC, të gjitha këto mund ti lexoni shkurtimisht në vazhdim.

Drejtpërdrejt

GoogleIO2013 fillojKonferenca Google I/O Keynote përfundoj ketë javë dhe solli plotë karakteristika të reja. Fushat kyçe të prezantuara në Google I/O përfshijnë Google Play Game, Google Play Music, smartphone-i Samsung Galaxy S4 Google Edition, Google+ Photo Tools, Google Now, Google Maps dhe ndërfaqja e saj e re dhe e ri-dizajnuar, si dhe në fund pyetjet dhe përgjigjet për Larry Page.

Pra për të gjitha këto nëse nuk keni pasur mundësi ti shikoni drejtpërdrejt atëherë keni mundësin ti shikoni nga po i njëjti burim në YouTube, që është publikuar për ju nga Google Developers Live.

Teknologji

Duke vazhduar kështu, për nga teknologjia e re kemi raportuar për një person i cili ka kaluar dekada duke mësuar për inxhinieri aeronautike e cila ka të bëjë me automjete fluturuese, vërtet interesante mirëpo personi në fjalë beson se më në fund ka gjetur përgjigjen për bërjen e një automjeti fluturues që është i lirë, i sigurt, efikas, i qetë dhe që mund të përdoret nga një familje katër anëtareshe. Ai ka thënë se do të ketë një prototip deri në fund të këtij viti.

Lajme

Skype per BlackBerryWorldKompania Microsoft vazhdimisht po bënë ndryshime tek produktet e saj, kësaj radhe ajo ka integruar Bing me rrjetin social Facebook, dhe nxjerrur ne dispozicion një version të Skype-it i cili është ende testues për platformën mobile BlackBerry. Meqë jemi të aplikacionet, një goditje kompanisë Microsoft i ka dhënë Google e cila sipas nje dokumenti të publikuar kërkon që të heq aplikacionin Youtube nga platforma Windows Phone, dokumenti është ne dispozicion nga Wired të cilin e kemi publikuar tek artikulli në fjalë. Pra a do të pajtohet Microsoft me kërkesën e Google-it mbetet të shihet.

Samsung Galaxy S4 është bërë telefoni i parë i mençur që ka marr certifikatën TCO. Kjo certifikatë jepet për pajisjet që kryesisht respektojnë ambientin. TCO është kompani Suedeze e njohur për dhënien e certifikatave për pajisjet e zyrave e veçanërisht telefonave “smart” apo smartphone-ve.

Një agjenci digjitale ka dalë me një video të imagjinuar, duke treguar konceptin e ndërfaqes së re të platformës iOS7.

Kompania Huawei u ka dërguar ftesa për një ngjarje të veçantë për media që pritet të mbahet më 18 Qershor, mirëpo nuk ka zbuluar se për çfarë do të njoftoj, dyshohet se do të jetë lansimi zyrtar i smartphone-it Huawei P6-UO6 i cili ishte përfolur më parë.

Të reja

Nokia Lumia 925Nokia gjatë kësaj javë ka lansuar një smartphone të ri me Windows Phone 8, Nokia Lumia 925, janë shfaqur detajet dhe një video për ketë model. Modeli Lumia 925 do të jetë i pari smartphone nga seria Nokia Lumia që shfaqet më mbështjellës alumini.

Tableti Ekoore Python S3 është prodhim italian mundëson operimin me tri platforma si me Android, Windows 8 dhe Linux. Ekoore Python S3 në dispozicion për shitje pritet të jetë vetëm brenda Italisë për 599 €. Klientët mund të porosisin atë të instaluar me  Android 4.2, Windows 8 ose Ubuntu 13.04, ose mund të marrin një model që vjen me të gjitha përnjëherë.

Edhe Sony ka njoftuar për një smartphone të ri Xperia ZR, një smartphone i cili është rezistent ndaj ujit.

BlackBerry ka prezantuar smartphone-in e tyre të dytë me tastierë QWERTY BlackBerry Q5, i cili do të filloj të shitet në Evropë, Azi, Amerikën Latine, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

McAfee dhe Intel kanë lansuar një softuer pako të gjitha-në-një (all in one) për siguri, të quajtur LiveSafe që përfshin mbrojtjen Anti-Virus, menaxherin për fjalëkalime dhe hapësirën Cloud ​​të siguruar me enkriptim nga zëri dhe njohja të fytyrës.

Lokale

Me datë 13 Maj, pranë Ministrisë për Inovacionin dhe TIK që përfundoi procedura e dorëzimit të ofertave për ndërtimin e rrjetit digjital të TVSH-së. Në këtë garë u paraqitën, sipas rendit alfabetik, edhe oferta të kompanive të mëdha: ERICSSON, NEC, HUAWEI dhe ROHDE & SCHWARZ. Kjo garë ndërkombëtare bazohet në Strategjinë për Kalimin nga Transmetimet televizive Analoge ne transmetime Numerike (Digjitale) miratuar një vit më pare, në maj 2012

Edutek

ameble-edutek mailNë kategorinë për edukim në teknologji kemi paraqitur dy artikuj, njeri ka të bëjë me sigurinë e llogarisë tuaj në Microsoft që bëhet me verifikimin dy-hapësh të cilën kompania e ka vën ketë mënyrë në funksion ditët e fundit. Ky proces rrit sigurinë e llogarisë tuaj duke ju kërkuar të shënoni fjalëkalimin tuaj (hapi 1) dhe pastaj një kod sigurie (hapi 2). Kodi i sigurisë mund t’ju dërgohet me e-mail, SMS, ose telefonatë, ose ju mund të përdorni një aplikacion autentifikues në pajisjen tuaj mobile.

Kurse artikulli i dytë ka të bëjë me instalimin e një USB “Wireless” për kompjuter të vjetër të cilët janë të lidhur në internet nëpërmjet kabllove, me një fjalë nëse dëshironi të heqni kabllot dhe të keni qasje në internet nëpërmjet ruterit. Pra, për të realizuar këtë, juve ju nevojitët të blini vetëm një pajisje USB WiFi me një çmim simbolik prej 10 -12 €, e futeni atë USB në kompjuterin tuaj, instaloni softuerin e pajisjes dhe keni arritur deri tek caku. Për detaje të mëtutjeshme lexoni artikujt.

Video

Dhe për fund, në duart tona ka arritur një pajisje të re fjala është për Acer Iconia W700, për të cilën e posedojmë për test dhe vlerësim total të tij, gjatë kësaj javë kemi bërë vetëm shpaketimin e tij, dhe nëpërmes një video kemi shpjeguar së çfarë gjendet në brendësi të paketimit. Një pajisje tablet-PC që i ka të gjitha, sistemin e ri operativ Windows 8, dhe që gjendet vetëm në një nga dyqanet tona në kryeqytet.

Pra, më videon shpaketimin e kësaj pajisje ju urojmë një vikend dhe javë të këndshme, dhe mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it dhe shikoni videot në Youtube|ameble|

[youtube id=”50BHCVMBrGs” width=”600″ height=”350″]