Permbledhja javore post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Edutek

Gjatë javës kemi përgatitur një Edutek i cili mund të iu ndihmon se si të gjeni ose bllokoni telefonin Android, në rast se e keni humbur ose iu është vjedhur. Krejt kjo, mund të realizohet vetëm në tre hapa dhe si t’i realizoni ato klikoni mbi “Ja se si mund të gjeni ose bllokoni telefonin Android“.

Find-My-phone

Pajisje të reja

Sharp. Një numër i madh i smartphone-ve të fundit të lansuar në treg, vijnë me ekranin 2K, ndërsa për modelet e ardhshme të brendeve sikurse, LG, Samsung, Apple, etj pritet ndoshta të vijnë edhe me ekranin 4K. Mirëpo, lufta për të qenë i pari në këtë drejtim si duket ka shtyrë që kompania Sharp të angazhohet më shumë duke lanusaur ekranin e parë 4K në botë me madhësi prej 5.5 inçëve. Ky ekran 5.5 inç 4K për pajisje të telefonave ofron një rezolucion prej 2160 x 3840 pikselëve me një densitet masiv prej 806 pikselë për inç.

Garmin. Garmin ka këtë javë ka prezantuar dy versione të kamerave të saja të veprimit, Garmin VIRB X dhe Garmin VIRB XE. Modeli Garmin VIRB XE do të ketë çmimin rreth 400$ dhe ofron një video incizim në formatin 1440p në 30 fps, si dhe 12 megapiksel kamerën për fotografi, ndërsa modeli Garmin VIRB X do të ketë çmimin rreth 299$ dhe ofron një video incizim në formatin 720p në 60 fps dhe 30 fps në varësi të preferencës së përdoruesit.

Sony. Sony ka prezantuar dy kamera të reja në serinë e tyre Cyber-shot, të cilat posedojnë karakteristika të fuqishme dhe një dizajn kompakt që lehtë mund të bartet në xhepin tuaj. Të dy modelet HX90V dhe WX500 janë të pajisura me sensor Exmor R CMOS 18.2-megapikselë, zmadhuesin optik 30x me lentet ZEISS dhe procesorin BIONZ X. Sony në këto modele ka përfshirë ekranin LCD që sillet 180 shkallë, duke e bërë të mundur që të kapen fotografi selfie me cilësi të lartë. Kamerat gjithashtu përmbajnë butonat fizik, unazën e kontrolleve dhe GPS-in.

Ngjarje, Kompani dhe Kuriozite

Rita Ora, pjesë e spotit të Samsung për Galaxy S6 dhe S6 Edge. Samsung ka realizuar një reklamë të re për smartphonet e tij Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, e cila po shfaqet në të gjithë botën. Spoti prej 60 sekonda, i quajtur Anticipation është krijuar nga agjencia e reklamave 72 and Sunny, dhe mban frazën “E ardhmja është tani”. Si audio është përdorur kënga “I’m Alive,” regjistruar fillimisht nga Tommy James dhe Shondells në vitin 1960.

https://www.youtube.com/watch?v=gD26Vs7VRK8

Sony Xperia Z4 mund të prezantohet me 20 prill. Kemi dëgjuar thashetheme të shumta rreth smartphone-it të ardhshëm Sony Xperia Z4, për të cilin tani po flitet se dita e prezantimit do të jetë këtij muaji. Sipas një raporti të fundit kompania Sony në Japoni me datën 20 prill do të njoftoj për një smartphone të ri, që me shumë gjasë do të jetë Xperia Z4. Ka pasur raporte të shumta lidhur me karakteristikat e këtij smartphone-i, për të cilin më herët është thënë se do të vijë me ekran quadHD dhe rezolucion 2560 x 1440 pikselë dhe madhësia e ekranit është thënë të jetë 5.2 inç. Sony Xperia Z4 thuhet se do të vijë me procesorë 8-bërthamor Qualcomm Snapdragon 810, 3GB RAM dhe disa opsione për hapësirë të brendshme.

Nokia në bisedime për të blerë Alcatel-Lucent. Është konfirmuar se Nokia është në bisedime në blerjen e kompanisë franko-amerikane Alcatel Lucent. Propozimi është në bast nga dy kompanitë për të arritur kështu kulmin e konkurrentëve siç janë Cisco Systems Inc, Ericsson si dhe konkurrentëve aziatik Huawei dhe Samsung Electronics. Marrëveshja është mbështetur nga qeveria franceze, e cila mund të paraqes sfida në uljen e kostove. Të dy kompanitë kanë dhënë një deklaratë të përbashkët, ku kanë thënë se janë në diskutime të avancuara në arritjen e një kombinimi të plotë të kompanive. Për marrëveshjen ende nuk është e sigurt mirëpo është përfolur të jetë kostoja 16 miliardë dollarë.

Në shitje shërbimi i hartave “Nokia HERE”. Pas raportimit se Nokia është në bisedime për blerjen e Alcatel-Lucent në një marrëveshje prej të 16 miliardë dollarësh, kompania ka njoftuar gjithashtu se po konsideron shitjen e shërbimit të saj të hartave HERE. Ajo ka thënë se është duke shqyrtuar operacionet e saja strategjike dhe kështu mund të përfshijë shitjen e këtij biznesi.

Asus-VivoWatchAsus VivoWatch me jetëgjatësi të baterisë deri në 10 ditë.Asus sot njoftoi se pajisja e re Asus VivoWatch, pritet të prezantohet zyrtarisht më vonë gjatë kësaj javë në Milano të Italisë. Trupi i Asus VivoWatch është ndërtuar nga një materiali çelik, është certifikuar me vlerësim IP67 i cili e mban atë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit si dhe pritet të ketë një jetëgjatësi të baterisë deri në 10 ditë.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Si gjithmonë me plotë sinqeritet mirëpresim sugjerimet, këshillat, kërkesat dhe ankesat nga të gjithë lexuesit.

Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes: