SHPËRNDAJE

Java që e lamë pas ishte një javë që karakterizohet me shumë risi nga fusha të ndryshme të teknologjisë nga të cilat do të veçojmë gjërat më interesante të ofruara nga portali ynë.

Cilat ishin të rejat nga bota e smartphone-ve gjatë kësaj jave?

Thashethemet për Samsung Galaxy S4 nuk kanë të ndalur.  Është duke u folur se Samsung do të njoftoj për modelin e smartphone të tyre të ri Galaxy S4 në MWC (Mobile World Congress 2013) i cili do të mbahet në muajin e ardhshëm. Pajisja pritet të lansohet në maj të këtij viti, dhe sipas një raporti të fundit nga Samsungmobile,  Galaxy S4 mund të shfaqet me ekran Super Amoled.

Për adhuruesit e brendit HTC, tani më janë shfaqur dhe fotot e para për pajisje më të reja nga ky brend. Është fjala për modelet HTC M7 si dhe HTC Sense 5.

Thashethemet dhe për iPhone ishin në një ndër temat interesante gjatë kësaj jave. Pikërisht është fjala për prodhimin e iPhone 5S i cili sipas raporteve të fundit do të shkojë në prodhim nga marsi i këtij viti.

Kompania gjigante LG tani më është duke planifikuar në krijimin e një numri të smartphone-ve LG me Windows Phone 8 gjatë vitit 2013.

Cilat ishin të rejat nga bota e tableteve gjatë kësaj jave?

Një analist nga industria Apple ka bërë të ditur se Apple ka futur në plan nga muaji mars përditësimin e serisë së iPad-ve, me ç’rast do të bëhet lansimi i modeleve të reja nga Apple, iPad 5 i cili do të jetë 9.7 inç si dhe iPad Mini 7.9 inç,

Asus ka njoftuar zyrtarisht për tabletin Asus Memo Pad me android që do të jetë në dispozicion nga fundi i këtij muaji për vetëm 150 $. Asus Memo Pad do të vijë me Android 4.1 Jelly Bean, procesorë 1GHz, ekranin 7 inç me rezolucion 1024X600 pixel, kamerën frontale 1 Megapixel e cila mund të kap video HD në 720p, 16GB hapësirë të integruar plus sloten për kartelën microSD që përkrahë deri 32GB.

Japonezet po tentojnë të nisin një lloj të tableteve që vendet e tjera nuk e kanë bërë deri me tani. Është fjala për tabletin Geanee cili veçohet me rezistencën ndaj ujit deri në gjysmë ore i zhytur deri në 1 metër brenda ujit. Tableti Geanee do të ketë të instaluar sistemin Android Ice Cream 4.0, dhe karakterizohet me  procesorë Boxchip A10 Cortex A8 (1.5GHz), 4GB memorie të brendshme, Wi-Fi, ekranin 7 inç më rezolucion 800X480 dhe portën HDMI. Duke u bazuar në thashetheme, çmimi i shitjes duket të jetë rreth 170 $.

Çfarë kemi të reja nga Aplikacionet dhe Lojërat?

RIM po bëhet gati për lançimin e sistemin e tyre operativ BlackBerry OS 10, i cili është planifikuar të fillojë më 30 janar, dhe si duket po ju shkon mirë me pasurimin e aplikacioneve për ketë platformë, sepse me mbi 15.000 aplikacione janë ngarkuar brenda dy ditëve. Zhvilluesit kanë nxjerr një total prej 15.000 aplikacioneve për BlackBerry 10, në vetëm 37.5 orë. Sipas Verge, çdo kërkesë e miratuar për aplikacione online për BlackBerry 10 zhvilluesit kanë fituar një shumë prej 100 $, ka pasur edhe ofertë me të cilat janë zhvilluar mes dy deri pesë aplikacione dhe kanë marrë një tabletë PlayBook.

Google ka njoftuar se aplikacioni i tyre Google + për iPhone dhe iPad ka nisur tani në territoret e më shumë se 48 vendeve të botës ku në mesin e tyre përfshihet edhe Shqipëria. Për të marrë aplikacionin viziton App Store nga smartphone-i juaj, kërko për “Google+”, dhe shkarkoni atë! Gjithashtu mund të vizitoni me anë të desktopit në App Store: http://goo.gl/jDB9D.

Skype ka njoftuar për një përditësim të mrekullueshëm, dhe ai është funksioni Click to Call, i cili mundëson përdoruesve të bëjnë thirrje telefonike falas lehtë dhe shpejtë. Bashkë me versionin 6.5 vjen funksioni Click to Call që mundëson thirrje duke përdorur sistemin operativ Windows, dhe versionin 2.4 i dedikuar për Mac.

Kompania Rovio, krijuese e lojës Angry Birds, ka vënë një përditësim të ri për versionin e saj Angry Birds Space, me ç ‘rast janë krijuar 30 nivele të reja nën ujë. Për adhuruesit e lojës Angry Birds, do të jetë një sfidë më e madhe në nivelet e reja në ujë për arsye se për të fituar pikë gjatë goditjeve, duhet kujdesur për gravitetin, si dhe rezistencën e ujit. Përditësimi i ri gjithashtu sjell një atraksion në fund të nivelit, ku duhet mposhtur dhe “boss-i” i ri nënujorë. Përveç  përditësimit në fjalë, zhvilluesit e kësaj loje, gjatë javës kanë njoftuar se lojërat e tyre kanë kaluar tashmë 1 miliard shkarkime dhe kanë mbi 263 milion shfrytëzues aktivë në muaj.

Loja Temple Run 2 është lansuar gjatë javës që e lamë pas, fillimisht në Zelandën e Re dhe do të vazhdoj kështu tregun edhe për vendet tjera. Kjo lojë është lansuar pa pagesë, siç ishte edhe versioni i parë dhe për momentin mund të përkrahet vetëm për pajisje që kanë të instaluar sistemin iOS, ndërsa pritet së shpejti të jetë e gatshme edhe pajisjet që kanë të instaluar sistemet android.

Të reja nga rrjetet Sociale?

Kryeshefi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg ka shpalosur një funksion të ri që ai tha së do të ndihmoj miliarda përdorues të vet të kërkojnë fotot, videot, lidhjet si dhe shumë tjera, përmes përmbajtjes në kuadër të rrjetit social Facebook. Duke folur me gazetarët në selinë e tyre në Menlo Park, California, Zuckerberg ka përshkruar atë funksion që ai e quajti “Graph Search”, e cila i mundëson përdoruesit për të kërkuar përmes përmbajtjes që është e përbashkët (shared) me miqtë që kanë. Përveç shërbimeve të reja që do të ofron ky rrjeti social, tani më ka hapur një konkurs Facebook Hacker Cup. Ky konkurs është tradicional dhe mbahet një herë në vit në mbarë botën ku hakerat konkurrojnë kundër njëri-tjetrit për të zgjidhur algoritme dhe për të fituar para serioze. Konkursi do të mbahet në dy raunde: një raund paraprak që bëhën kualifikimet në internet, nga të cilat 25 me të mirët dërgohen në selinë e Facebook-ut në Kaliforni të SHBA-ve. Raundi paraprak kualifikues online do të mbahet midis 25 janarit dhe 16 shkurtit, dhe finalja e planifikuar atje për 22 dhe 23 mars 2013.

Pajisje tjera të ndryshme të prezantuara gjatë kësaj jave?

C’SEED dhe Porsche Design kanë zbuluar televizionin komfort më të madh në botë duke mposhtur modelin Samsung S9 UHD i cili u shfaq në ngjarjen CES 2013. Ky televizion LED gjigand 201 inç është posaçërisht për natyrë dhe krenohet me karakteristika të larta dhe vjen me çmim mbi 700 mijë $. Diagonalja 16:09 e këtij televizioni HD LED mund të instalohet jashtë shtëpie në një mënyrë të sigurtë, ku fshehët nën tokë, vetëm më prekjen e një butoni TV ngrihet nga toka dhe shpaloset për të zbuluar ekranin që mburret me 4.4 trilion ngjyra dhe është plotësisht i mbrojtur nga drita e ditës, është i papërshkueshëm nga uji dhe posedon tre Subwoofers 700w duke dhënë zërim prej 2.100W.

Është paraqitur teknologjia e re e quajtur Tactus Morphing e prekshëm që është në gjendje të krijojë një tastierë fizike 3D në ekran të shtypur të një tableti apo smartphone-i. Javën e kaluar, në CES teknologjia Tactus u demonstruar duke ndryshuar cilësinë e tasteve në tabletin e ekranit kur kërkohet për të krijuar butona dhe tastaturë fizike.

Informata, Biznese, Kuriozitete gjatë kësaj jave?

Samsung ka arritur të shes më shumë se 100 milion pajisje Galaxy S. Samsung ka arritur këtë rekord të shitjeve për 2 vjet e 7 muaj pas lansimit origjinal të Samsung Galaxy S-it në maj të vitit 2010.

FBI hap një uebfaqe të re për të gjetur krimin.

Si arrin Apple që ti mbaj çmimet e produkteve të tyre konstante, të pandryshuara gjatë një viti mund të informoheni tek Sekreti mbi çmimet e produkteve nga Apple.

Sony ka njoftuar se ka rënë në dakord për shitjen e selisë se tyre kryesore në New York për 1.1 miliard $, me një konsorsium kryesuar nga zhvilluesi i pasurive të patundshme The Chetrit Group dhe pritet që kjo të mbyllet në mars 2013.

Google është duke ndërtuar një qendër të madhe (seli) në Britani të Madhe. Gjiganti i kërkimit ka blerë një vend afër 10 hektarësh i vendosur në mes të udhëkryqit të Mbretërve dhe stacionit St Pancras në Londër. Kostoja totale për ndërtim duke përfshirë dhe atë të tokës pritet të kushtojnë rreth 1 miliard funta angleze, dhe ky projekt pritet të përfundojë deri në vitin 2016.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE