Java që e lamë pas karakterizohet me shumë risi nga fusha të ndryshme të teknologjisë nga të cilat do të veçojmë gjërat më interesante.

Raporti i bërë nga Chitika e bën iPhone 5 në avantazh ndaj Samsung Galaxy S3 në drejtim të trafikut të internetit të gjeneruar, ku 56%  të internetit është gjeneruar nëpërmjet iPhone 5, ndërsa 44% nga Galaxy S III. Nganjëherë edhe akuzat përfundojnë me qasje pozitive ose marrëveshje në anën e licencave të ndryshme që shkelen e kjo ndodhi edhe me Apple ku bëri kopjimin e dizajnit të orës Federale Zvicerane të shërbimit hekurudhor në sistemin iOS 6. Tani më Apple licencoi dhe mund ta përdor dizajnin e orës pas marrëveshjes së bërë. AllThingsD raporton se Apple me 23 Tetor do të paraqes tabletin iPad Mini.

Pas njoftimeve të ndryshme për karakteristikat e LG Optimus G kompania shfaq edhe videon zyrtare ku mund të informoheni se çfarë shërbime mund të na ofron ky smartphone.

Deri më tani Samsung Galaxy S3 mund të blihej vetëm me dy ngjyra, por tash e tutje i shtohet edhe ngjyra e zezë dhe kafe.

Nëse në hapësirën tuaj rrjeti WI-FI nuk është tërësisht i mbuluar atëherë MyNet Wi-Fi Range Extender nga Western Digital është zgjedhje e përkryer nga tani e tutje sepse veçohet me antenën 3 x 3 MIMO nga të tjerët për sinjal më të qëndrueshëm e më të largët për video streaming, lojërave online dhe video thirrjeve.

Asus prezanton Padfone 2, Microsoft shfaq videon zyrtare për Windows 8 dhe publikon çmimet e Microsoft Surface e Login Systems Kosova organizon konferencën për partnerë.

HTC nuk ka të ndalur me seritë e reja, HTC J Butterfly shfaqët në ueb faqen zyrtare të HTC versioni Japonez ndërsa kompania Best Buy hyn në garën e tabletëve ku me 11 Nëntor pritët të prezantoj tabletin e parë të ashtuquajtur Insignia Flex.

Me 18 Tetor nga ora 22:18 deri në ora 22:28 YouTube nuk funksionon. Ende e paqartë nëse ky ishte sulm kibernetikë apo ndonjë intervenim urgjent.

Modeli luks i ashtuquajtur Nokia Vertu ku si platformë e kishte Symbian nga tash e tutje do të përdorë platformën tjetër më moderne dhe më të kërkuar Android.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble|  [divider top=”0″]