SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Pajisjet të reja

Raspberry Pi Model B+. Pas suksesit me versionin origjinal të mini kompjuterit Raspberry Pi Model B, fondacioni Raspberry këtë javë ka prezantuar dhe lansuar modelin e radhës Raspberry Pi Model B+. Ky model është i bazuar në teknologjinë e përdorur në pajisjen origjinale dhe është përshtatur më shumë me versionin Raspberry Pi mini PC se sa me Raspberry Pi 2. Raspberry Pi Modeli B+ është i pajisur me të njëjtin procesorë BCM2835 si dhe 512MB RAM dhe është në gjendje të bëj çdo gjë, njëjtë si nga Raspberry Pi modelit B.

iPhone 6. Kemi dëgjuar thashetheme të shumta për iPhone 6, si dhe kemi parë një sërë fotografish se si do duket ky smartphone. Duke u bazuar në të gjitha thashethemet për modelin e ri në videon më poshtë është paraqitur edhe video koncepti se si do të duket iPhone 6.

LG G3 Beat (Mini)LG G3 Mini dje është certifikuar në agjencinë kineze të telekomunikacionit ndërsa tani është zyrtarizuar nga kompania gjigante LG me emrin LG G3 Beat (Mini). LG G3 Beat (Mini) do të vijë me një ekran HD 5 inç me një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga një procesor 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 400 1.2 GHz dhe 1GB RAM memorie.

Lajme botërore

Edhe BlackBerry zyrtarizon asistentin e tyre me zë. BlackBerry zyrtarisht ka zbuluar asistentin me zë që, ngjashëm siç është Siri, Google Now dhe Cortana, që ju mundëson përdoruesve të komunikojnë me smartphone-at e tyre duke përdorur komandat me zë. Zyrtarisht është emëruar BlackBerry Assistant dhe si softueri Microsoft Cortana, është bërë për të shërbyer si një asistent personal për përdoruesit e smartphone-ve.

Apple dhe IBM me bashkëpunim të ndërsjellëtKompanitë Apple dhe IBM kanë njoftuar për partneritetin e tyre të parë për bashkëpunim të ndërsjellët, të dy kompanitë do të punojnë së bashku për të prodhuar aplikacione të reja për iPhone dhe iPad. IBM do të jetë rekomanduese e pajisje të Apple-it për klientët e biznesit, dhe këta vetëm se kanë filluar një iniciativë të re për softuer të kompanive të cilin e kanë quajtur MobileFirst. Apple në anën tjetër gjithashtu thuhet se do të lansoj shërbimin e ri AppleCare që është projektuar për të përmbushur nevojat e bizneseve.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE