SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Si gjithnjë, të dielës ia kushtojmë përmbledhjen e gjerave më interesante nga bota e teknologjisë të prezantuara gjatë javës.

Pajisjet e reja

HTC. I shumëprituri phablet-i HTC One Max është lansuar zyrtarisht. Ky model vjen me ekran të plotë HD 5.9 inç LCD dhe posedon platformën Android 4.3 Jelly Bean me ndërfaqe Sense 5.5.

Përveç lasnimit të modelit HTC One Max, HTC ka njoftuar për një tjetër smartphone të ri i dedikuar për tregun e Kinës. Është fjala për modelin HTC Desire 709d, i cili vjen me ekran 5 inç qHD që ka rezolucion 960 x 540 pikselë.

Acer. Acer ka prezantuar tabletin Iconia W4, që në fakt është pajisja e dytë e tyre e madhësisë 8 inç që vjen me sistemin e ri operativ nga Microsoft, Windows 8.1.

Nikon. Nikon ka njoftuar për një aparat fotografik digjital të ri SLR, Nikon D5300, i cili është i pajisur me sensor DX-format CMOS dhe që ofron 24.2 milion pikselë, së bashku me motorin e ri të procesimit Expeed 4.

Adidas. Adidas është kompania e fundit që hyn në tregun e pajisjes teknologjike që mund të vishen, fjala është për Adidas Smartwatch. Adidas Smartwatch posedon një takt pak më ndryshe se rivali i tij Nike. Si synim ka vrapuesit, ajo kombinon GPS-in dhe sensorin e rrahjeve të zemrës për të matur distancën e saktë dhe ushtrimet.

Steelseries. Dashamiret e lojërave po presin me pa durim lançimin e kufjeve (headset) të reja Steelseries 9H të cilat për herë të parë ishin prezantuar në ngjarjen E3. Tani kemi mësuar edhe çmimin e kësaj serie Steelseries 9H që tani janë në dispozicion me para-porosi për 159.99 $ ekskluzivisht nga dyqani online i Steelseries.

Aplikacionet e reja

Microsoft Remote DesktopWindows 8.1. Microsoft zyrtarisht ka lëshuar përditësimin e parë me plotë ndryshime për Windows 8, i koduar si Windows 8.1. Softueri është në dispozicion për shkarkim për të gjithë globalisht dhe është pa pagesë për përdoruesit ekzistues të Windows 8, ndërsa të tjerët që ende janë me Windows 7, Vista dhe XP mund të paguajnë për të instaluar 119 $ për përditësim në versionin e fundit të Windows-it.

Microsoft Remote Desktop. Microsoft ka lansuar aplikacionin e ri “Microsoft Remote Desktop” për platformën Apple iOS dhe Google Android, aplikacion ky që ju mundëson ti qaseni kompjuterit tuaj Desktop.

Kalendari i ngjarjeve

Apple. Ngjarja për prezantimin e produkteve të reja nga breni Apple, është caktuar me 22 Tetor.  Kompania ka shumë gjasa të prezantoj iPad të ri, duke përfshirë iPad 5 dhe iPad 2 Mini.

Lajme lokale

ICK. Në Innovation Centre Kosovo (ICK) të premten më 18 tetor duke filluar nga ora 17:00 është mbajtur aktiviteti “Start Trek 2013” i organizuar nga dy fondet Eleven dhe LauncHUB në bashkëpunim me akterët vendor të komunitetit me mbështetjen e Netokracija dhe të Start.It.

Kjo ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar më mirë se si funksionojnë disa pajisje që i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube ose të na përcillni nëpërmes:

SHPËRNDAJE