Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.
Pajisje të reja
Google Nexus 7 do të prodhohet nga LG– Modeli i fundit i serisë tani më të njohur globalisht Nexus, Google Nexus 6 është prodhuar nga Motorola, ndërsa versionet e mëparshme janë bërë nga HTC, Samsung dhe LG. Bazuar në disa raporte të fundit, pasardhësi i Nexus 6, Google Nexus 7, do të prodhohet nga LG.
Windows Hello dhe Windows Passport do të zëvendësojnë fjalëkalimet– Sistemi i ri operativ i Microsoft Windows 10 do të jetë sistemi i parë operativ Windows dhe platforma e parë që do të eliminojë fjalëkalimet. Microsoft prezantoi një sistem të ri të sigurisë biometrike, “Windows Hello”, i cili do të lejojë përdoruesit të regjistrohen tek pajisjet, telefonat dhe kompjuterët që operojnë me Windows 10 nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve, syve ose fytyrës. [youtube id=”1AsoSnOmhvU” width=”600″ height=”350″]
Emri i konsoles së re është Nintendo NX– Nintendo më herët ka njoftuar se do të zhvilloj lojëra për smartphone, kurse tani në një konferencë të mbajtur nga kjo kompani janë zbuluar disa detaje në lidhje me gjeneratën e re të lojërave konsolë të re, Nintendo NX. Kompania nuk ka zbuluar ndonjë informacion tjetër për konsolen Nintendo NX, e gjitha që e dimë tani për tani është emri i koduar. Është thënë gjithashtu se konsola e re do të vijë me harduer të ri dhe do të paraqitet me një koncept tjetër të lojës.
Ngjarje, Kompani dhe Kuriozite
Lenovo dhe Xiaomi në procesë smartphone-t me Windows Phone– Microsoft ka njoftuar për dy partnerë të ri të Windows Phone-it, Lenovo dhe Xiaomi janë dy kompanitë që gjatë këtij viti pritet të lansojnë smartphone me Windows Phone. Lenovo e Windows Phone do të jenë në dispozicion në mes të vitit me operatorin China Mobile, këta mund të jenë me Windows Phone 8.1 si dhe Windows-10. Edhe Xiaomi gjithashtu do të lansoj smartphone të tillë me vonë gjatë këtij viti, mirëpo do të jenë vetëm me Windows 10. Përmes një programi të ri me Xiaomi-t, një nga shpërndarësit më të mëdhenj të smartphone-ve në botë, një grup i zgjedhur i përdoruesve të Xiaomi Mi 4 do të ftohen për të ndihmuar testimin e smartphoneve me Windows 10 dhe do të kontribuojnë në lansimin e ardhshëm të këtij modeli.
Microsoft pritet të pensionojë brendin e moçëm Internet Explorer– Emri Internet Explorer është sinonim i shfletuesit ueb që është ofruar për përdoruesit e sistemin operativ të Microsoft-it, në Windows. Si shfletues i këtij sistemi ka qenë në përdorim që një kohë shumë të gjatë, por si duket kompania tani ka vendosur të nxjerr atë në pension, njëherë e përgjithmonë. Microsoft kohët e fundit ka konfirmuar se brendi Internet Explorer do të hiqet, kurse për emrin e ri si duket kompania ende nuk është përcaktuar.
BlackBerry dhe Samsung bashkohen për zhvillimin e një tableti– BlackBerry nuk ka pasur shumë fat në tregun e tabletve. Ajo deri më tani ka lansuar vetëm një tablet të quajtur PlayBook, ku lirishtë mund të themi se ka dështuar. Prej asaj kohë kompania ka tentuar të nxjerr një të ri, por nuk ka qenë shumë serioze në lidhje me ketë. /ameble