SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Video shpaketim: Nokia Lumia 925

Nëse keni vendos me ble smartphone-in Lumia 925 nga Nokia ose keni interesim për të blerë, në videon e më poshtme kemi paraqitur se çfarë vjen në paketimin e tij.

Pajisjet të reja 

iPhone 6. Disa javë të fundit ka pasur shumë thashetheme të ndryshme në lidhje me modelin e ardhshëm të iPhone 6 nga Apple, se ky i fundit do të ketë dy madhësi të ekranit 4.7 inç dhe 5.5 inç me rezolucion prej 960 x 1704 piksela. Por, sipas një raporti të fundit, modeli i ri iPhone 6 mund të vije me një ekran mbresëlënës QHD me një rezolucion prej 2560 x 1440 piksela.

Samsung Galaxy S5 Prime. Siç është edhe paraparë, modeli i ri nga Samsung, Samsung Galaxy S5 Prime është zyrtarizuar në Korenë e Jugut. Samsung Galaxy S5 Prime përmban ekranin 5.1 inç QHD Super AMOLED me rezolucion 2560 x 1440 pikselë, procesorin e ri nga Qualcomm Snapdragon 805 2.5 GHz, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet portës microSD.

Amazon Fire Phone. Amazon ka prezantuar zyrtarisht smartphone e tyre të parë dhe siç pritej smartphone-i i tyre ofron disa tipare unike që pak a shumë mund të ndihmojë kompaninë të kap tregun, i cili është mbushur me smartphone të ndryshëm. Pajisja quhet Fire Phone dhe është i pajisur me ekran IPS LCD HD 4.7-inç Glass Gorilla 3, kornizën nga goma dhe butonat nga alumini.

Ora Moto 360. Muajin e kaluar, Motorola kishte shpallur një garë në të cilin u ka mundësuar dizajnerëve të ndryshëm që të krijojnë imazhin e orës së mençur Moto 360. Faza e parë e kësaj gare tanimë ka mbaruar dhe Motorola ka përzgjedhur 10 dizajnët finale në mesin e më shumë se 1000 konkurrentëve të ndryshëm. Në fazën e dytë ku pritet të bëhet përzgjedhja e më të mirit, mënyra e përzgjedhjes do të bëhet përmes votimeve online në Google+.

Huawei “Mulan”. Smartphone i radhës i kompanisë kineze Huawei, i njohur edhe me emrin Mulan, është shfaqur sërish në internet, këtë herë është fotografuar në të gjitha këndet. Këto imazhe janë postuar në rrjetet sociale të Kinës nga vetë kompania, ku dhe bëri të ditur disa nga veçoritë e këtij telefoni. Bëhet e ditur se telefoni Mulan do të ketë një veshje metalik, sensor për gjurmë të gishtërinjve si dhe një skaner, i cili ndodhet poshtë kamerës së pasme të telefonit.

Nokia X2. Nokia është duke u përgatitur për të lansuar smartphone-in e ri Nokia X2 me platformën Android të hënën e ardhshme. Modeli i ri X2 nga Nokia pritet të vije me procesorin 2-bërthamor Qualcomm Snapdragon 200 1.2GHz i përkrahur me 1GB RAM memorie.

Lajme lokale

ameble, anëtar më i ri i STIKK-ut. Ne me kënaqësi ju informojmë se “ameble” tani më është bërë anëtar më i ri i STIKK-ut (Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës). ameble si anëtar më i ri i kësaj shoqate, me plot përkushtim do të ndihmoj dhe kontribuoj për realizmin të misionit dhe vizionit të shoqatës që ka një rol qendror në stimulimin e rritjes dinamike të sektorit të TIK në Kosovë, duke hapur mundësi të reja dhe duke rritur aftësinë konkurruese të sektorit në vend dhe jashtë tij. Për më shumë rreth profilit në STIKK, klikoni mbi ameble në STIKK.

Edhe “VALA” me 3G. Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) ka shpallur fituesin për avancimin e platformës së saj të operatorit mobil “Vala” në gjeneratën e tretë 3G pas tri ankesave, raporton zeri.info. Fitues të tenderit “Avancimi dhe Implementimi i Teknologjive Mobile Brez-gjera-Faza 3G dhe LTE” janë: “Alcatel-Lucent Deutschland AG” & “Cacttus sh.a” – për pjesën e parë dhe “Nokia Solutions and Netëorks Oy”, Finland.

vala_logo

EYE shpall fituesit e fazës se parë të garës EYE Venture’ 14EYE ka përzgjedhur fituesit e fazës se parë të garës EYE Venture’ 14. Ne ketë edicion EYE ka pranuar gjithsej 28 aplikacione ku ndër ta për finalist të fazës se parë ka përzgjedhur katër aplikacione, duke shpallur fitues të fazës së parë tre prej tyre.

Lajme tjera 

Filloi i përditësimi i versionit Android 4.4.4 për pajisjet Nexus. Muajin e kaluar Google kishte përgatitur përditësimin e versionit Android 4.4.3 ndërsa tani kompania ka lansuar një version të ri të KitKat, Android 4.4.4 për pajisjet e saja Nexus. Android 4.4.4 është tani në dispozicion për një numër të pajisjeve duke përfshi smartphone-t Nexus 4 dhe Nexus 5, si dhe tabletet Nexus 7 dhe Nexus 10.

Google Maps, shërbimi i dytë i Google-it me një miliardë shkarkime. Muajin e kaluar Gmail u bë aplikacioni i parë Android që ka arritur një miliardë shkarkime, më pas është ditur se edhe Google Maps nuk është shumë larg që të arrij ketë numër. Tani Android Police ka raportuar i pari se Google Maps e ka kaluar pragun një miliard të shkarkimeve, duke e bërë atë aplikacionin e dytë Android në histori për të arritur këtë pikë. Sigurisht, ngjashëm si Gmail edhe Google Maps vjen i instaluar në shumicën e pajisjeve Android, kështu që nuk duhet të habitemi për arritjen e numrit një miliardë gati në të njëjtën kohë me Gmail.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE