SHPËRNDAJE

Pasi që bota nuk përfundoi me 21 Dhjetor, erdh edhe një vikend me një përmbledhje tejet interesante në botën e teknologjisë informative.

Kjo javë për ne është e veçantë sepse kemi publikuar aplikacionin e uebsajtit tonë për platformën Android. Kjo ju mundëson që të gjitha shkrimet e publikuara nga portali jonë të arrijnë si notifikime direkt në smartphone-in tuaj. Aplikacioni është i thjesht për tu përdorur, mund të lexoni përmbajtjen e shkurt të çdo artikulli që publikohet e cila gjithashtu të lidh me Portalin Ueb, mund të markoni ato me të preferuarat si dhe mund t’i shpërndani artikujt me email, facebook, twitter, google+, teks mesazh etj. Për të instaluar, klikoni këtu.

Java filloi me lançimin e iPhone 5 në tregun Kinez. Apple konfirmon për dy milion iPhone 5 të shitur. Lansimi i iOS 6 ka qenë me shumë probleme, e sidomos largimi i Google maps nga platforma e Apple. Mirëpo Google këtë javë ka lansuar Google Maps për iOS, gjë që arriti në 10 milion shkarkime për 48 orë. E në ndërkohe Apple lanson versionin iOS 6.0.2.

Thashethëmet nuk kanë të ndalur. Është folur për smartphone nga Acer me Android. Në anën tjetër Samsung pritet të prezanton televizionin UHD 110 inç në CES 2013.

Kompania Cisco Systems në 2003 ka blerë prodhuesin e ruterave wireless Linksys. Kjo lëvizje ishte pjesë e strategjisë së Cisco-s për tu futur në tregun e konsumatorëve shtëpiak. Mirëpo, në 2011 kjo strategji ka ndryshuar dhe Cisco planifikon të shes sektorin e Linksys me qëllim të përqëndrimit në tregun e korporatave. Normal, pasi që kjo është thashethëme, mund edhe të mos jetë kështu.

Facebook ka lëshuar një mundësi të re për fund-vitin 2012 të cilën ajo e quan vlerësimi i vitit në Facebook (Facebook’s Year in Review). Kjo ndihmon të shihni të gjitha momentet e mira, njerëzit dhe gjërat që kanë lëvizur më shumë në llogarinë tuaj që nga fillimi i vitit 2012. Facebook këtë javë lansoi verzionin e ri të aplikacionit për Windows Phone 8 që ndikoi shumë në shpejtësinë e tij në këtë platformë. Përderisa po flasim për rrjete sociale, Twitter tani ka arritur në 200 milion përdorues aktiv në muaj.

Vazhdojmë me më shumë lajme për aplikacione. Aplikacioni i njohur WhatsApp nuk do të jetë present në Blackberry 10, e në ndërkohë shfaqen edhe imazhe të sistemit operativ Blackberry 10. Flitet se Blackberry 10 do të nis me 70 mijë aplikacione. E ardhmja e RIM (Research In Motion) do të varet pikërisht nga suksesi i Blackberry 10.

Këtë javë janë shfaqur disa smartphone të ri. HTC M7, që do të jetë pasuesi i HTC One X, shfaqet me specifika shumë të kënaqshme. HTC M7 do të mbështetet me procesorë quad core Qualcomm Snapdragon 1.7Ghz, 2GB RAM dhe 32GB memorie hapësirë të integruar. Kurse Samsung shpalos Galaxy Grand, një smartphone mesatar me ekran 5 inç WVGA TFT LCD, procesorë dual core 1.2GHz dhe Android 4.1.2 Jelly Bean. Edhe Lenovo vjen me një smartphone të ri, Lenovo K860i. Dhe përderisa, deri më tani Nokia ka qenë ekskluzivisht prodhues i telefonave, kjo mund të ndryshojë shumë shpejt pasi që Nokia planifikon të del në treg me një tablet në vitin 2013.

Vazhdojmë me disa ngjarje nga Kosova. Laboratori Virtual i Fizikës është fitues i çmimit të parë si projekti më i mirë i realizuar nga Europian Projects Association (EPA), organizatë e Bashkimit Europian. Laboratori Virtual i Fizikës është një platformë online, interaktive, dhe e lehtë për tu përdorur, e cila përmban aplikacione Flash të cilat në mënyrë të animuar simulojnë 30 situata të fizikës. Kurse, loja Ninja SQ është programuar nga shqiptari Amar Syla për platformën iOS dhe mund ta shkarkoni nga App Store. Disa javë më parë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), u promovua libri “Rrjetat kompjuterike”, i autorit Selman Haxhijaha.

Samsung vazhdon me inovacione. Smartphone, tabletë, phablet? Këtë herë me një inovacion që mund të ndryshojë plotësisht mënyrën e përdorimit të pajisjeve mobile. Është fjala për ekranet elastike që do të prezantohen në CES në muajin e ardhshëm. Mirëpo, një lajm i keq për të gjithë ata që kanë Samsung Galaxy s3. Si duket, 150-200 ditë pas aktivizimit të Galaxy s3 po raportohet se ky i fundit po pushon së funksionuari. Vizitoni këtë link për më shumë informata.

2012-ta ishte një vit i mirë për NVIDIA pikërisht për shkak të Tegra 3. Duket se edhe 2013 do të jetë një vit i suksesshëm për NVIDIA sepse Tegra 4 pritet të shpaloset shumë shpejt.

Nëse jeni njëri prej atyre që humbin telekomandën shumë shpesh, atëherë ky produkt mund të jetë për ju. Sa i përket telekomandave, LG njofton për telekomandën e re “Magic Remote” për Smart TV-të e tyre.

Inovacione ka pasur edhe në projektorë. Teknologjia e re e projektorëve me LED në vend të llampava përmirëson dukshem performancën e tyre. Ndërsa Polaroid planifikon aparat fotografik me Android, i ngjashëm me Samsung Galaxy Camera.

Dhe në fund një parashikim interesant për kompjuterët e së ardhmes.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë dhe fundvit të mbarë. |ameble|[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE