Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Përmbledhjen po e fillojmë me video praktike të një mbushësi për bateri nga Maxell i njohur si Rechargeable Power Bank. Për çfarë pajisje bëhet fjalë, çfarë funksione ka, për çka është dedikuar, janë të prezantuara në videon e më poshtme.

[youtube id=”kJ2qKDvVGfI” width=”600″ height=”350″]

Pajisjet e reja

LG lanson makinën larëse me teknologjinë NFC. Kjo makinë vjen me shumë opsione të reja që përcaktojnë se çfarë sasie e ujit të përdoret, çfarë temperature duhet të jetë si dhe sa rroba është e nevojshme të futen për larje. Gjithashtu posedon opsionin për larje të shpejtë, ku makina shpërlanë rrobat për disa minuta, nga dallimi i larjes së gjatë që rrotullohet më shumë herë dhe përdorë më shumë ujë. Kurse nëpërmjet përdorimit të NFC-së, përdoruesit do të kenë mundësinë të shkarkojnë programe të reja për larje nëpërmes smartphone-it. Lidhja NFC gjithashtu mundëson gjetjen e ndonjë prishje të makinës nëse ka.

Lansohet Oppo Find 7. Nëse nuk jeni të kënaqur me pikselat e smartphone-in tuaj, atëherë nga tani kompania Oppo ka një mundësi të mirë për ju. Prodhuesi kinez i smartphone-ve ka prezantuar modelin e ri Find 7, smartphone ky që nxjerr fotografi deri në 50-megapiksel. E përveç kësaj ky model ka një ekran që posedon jo më pak se 3 milionë pikselë.

Lansohet aparati Samsung NX Mini. Ekrani 3-inç i aparatit të ri digjital Samsung NX Mini, mund të rotullohet 180 shkallë, kështu që ju mund të shihni veten gjatë fotografimit selfie (lexo selvijes). Nuk keni nevojë as të shtypni butonin për fotografim sepse vetëm nëpërmes sinjalit me njërin sy ajo shkrep pas dy sekondave.

Motorola prezanton orën e mençur Moto 360, bashkë me Android Wear. Në një video e publikuar nga Motorola, paraqitet ora e mençur (smartwatch) Moto 360, me ç’ rast kompania flet më shumë për dizajnin e kësaj pajisje të re.

[youtube id=”dnerqDWwVgg” width=”600″ height=”350″]

Të tjera

Microsoft Office për iPad nga 27 Marsi. Microsoft Office për iPad më në fund do të vij. Lansimi i këtij aplikacioni është caktuar në një konferencë për shtyp më 27 Mars në San Francisko. Në ftesën dërguar medieve thuhet së në ketë ngjarje do të paraqitet kryeshefi i Microsoft-it i emëruar kohët e fundit Satya Nadella, me fokus për “kryqëzimin e teknologjisë Cloud me pajisje mobile”.

Dropbox blen aplikacionin për chat Zulip. Ketë javë është raportuar se shërbimi për Cloud Dropbox, ka blerë kompaninë e re të sapo krijuar Zulip. Kjo kompani ka zhvilluar një aplikacion shërbimi për bisedë (chat) rreth punës dhe ende është në fazën testuese beta.

Google nga tani do të enkriptoj çdo e-mail që dërgohet përmes Gmail-it. Google ka filluar të bëhet me serioz në lidhje me sigurimin e mesazheve/e-mail-ave në shërbimin e tyre Gmail. Kompania ka njoftuar se është duke punuar që të gjitha mesazhet e Gmail-it të kalojnë nëpërmes një lidhje të koduar HTTPS që parandalon të tjerët në leximin apo edhe synimin e marrjes së tyre.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble