Permbledhja javore post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Ameble mbushë 1 vjet!

Ameble mbush 1 vjet

Shumë gjëra kanë ndodhur për ameble-në që nga data 22 Qershorit 2012, kur edhe ishte lansuar uebfaqja. Për të përmbyllur një vit të plotë, kemi menduar të festojmë së bashku me disa të dhëna.

Nga dita e publikimit të artikullit të parë e deri më sot, janë publikuar rreth:

  • 1200 lajme të ndryshme nga teknologjia,
  • 20 vlerësime të plota,
  • 45 artikuj për edukim,
  • 40 video (vlerësime, video praktike, prezantim dhe shpaketim).

Me aplikacionin mobil i dedikuar për platformat Android dhe Windows Phone jemi munduar që lexuesve t’ua lehtësojmë informimin e shpejt, për të qenë në hap me zhvillimet e fundit të teknologjive të reja në vendin tonë. Për më shumë kliko këtu

Foxconn pritet të punësojë 3000 inxhinierë të softuerit – Prodhuesi tajvanez i elektronikës Foxconn ka njoftuar se do të punësojë deri në 3000 inxhinierë të  softuerit për të ndihmuar në punën e Firefox-it me partnerin e saj të ri me Mozilla, gjithashtu zhvillimin e softuerit të saj.

LG fton mediat për një ngjarje më 7 Gusht– LG ditën e djeshme ka dërguar një e-mail duke njoftuar dhe bërë thirrje për një ngjarje mediale që do të mbahet në qytetin e New York-ut më 7 Gusht.

Iron Man HTCIron Man bën marrëveshje me HTC-në–  HTC thuhet se ka marrë ndihmën e aktorit Robert Downey Jr., i cili tani gjendet në kulmin e karrierës së tij me serinë e filmave Iron Man dhe Sherlock Holmes, për një fushatë dy vjeçare në marketing

Facebook sjell video në Instagram– Në një ngjarje të djeshme, Facebook ka njoftuar për shërbimin video për Instagram, e cila është për të bërë video dhe për të ndarë ato më tjerët.

Logitech prezanton “Harmony Ultimate Hub”– Kompania Logitech ka prezantuar produktin e tyre më të ri “Logitech Harmony Ultimate Hub” i cili shndërron smartphone-in iPhone apo Android në një telekomandë mobile.

Fotot e reja të iPhone 5S zbulojnë brendësinë e tij -Këto fotografi janë zbuluar nga “MacRumors” dhe shfaqin pllakën logjike të ngjashme me atë që e kemi parë në foto të tjera që janë zbuluar ditë më parë.

Në Facebook tani edhe fotot si opsion komentimi-Më siguri se nuk jemi vetëm ne që na u është paraqitur opsioni në Facebook për komentim apo përgjigjje (reply) me anë të fotos (si më poshtë).

PlayStation 4Publikohet video e re që prezanton PlayStation 4– Sony ka publikuar një video të re për konsolën e tyre të re PlayStation 4, që tregon disa nga tiparet e reja që do të jenë në dispozicion me pajisjen, duke përfshirë edhe ndërfaqen e re për përdoruesit e saj dhe opsionin për shpërndarje (sharing) në rrjete sociale.

Vonohet përditësimi Jelly Bean 4.2.2 për Galaxy S3 dhe Note 2 – Lajmi për vonesë të përditësimit vjen nga një tweet nga Sammobile, ku arsyeja për vonesë thuhet që është ndërfaqja TouchWiz dhe se nuk janë kryer testimet.

Testoni Apple iOS 7– Zhvilluesit e IOS kanë paraqitur një mundësi për të testuar versionin e ri iOS 7, nëpërmes shfletuesit Ueb.

Lansohet modeli i ri HTC Butterfly S– Modeli i ri i smartphone-it Butterfly S nga HTC është prezantuar në Tajvan dhe tani i kemi të gjitha specifikat e tij.

HTC Desire 200 -amebleHTC Desire 200 së shpejti në treg -Si duket HTC së shpejti do të bënë një përditësim në portofolin e tij me një tjetër pajisje Android të rangut të mesëm i cili do të jetë shumë i përshtatshëm edhe për buxhetin e klientëve. Është fjala për smartphone-in e ri nga HTC Desire 200.

Seagate prezanton NAS 4TB– Seagate sot ka bërë prezantimin e një zgjidhje ideale për ruajtjen e shënimeve. NAS (Network Attached Storage) me 4TB (4 TeraByte) ofron një performancë të jashtëzakonshme si dhe hapësirë të mjaftueshme për ruajtjen e shënimeve të ndryshme.

Facebook RSS Reader lansohet ketë javë– Sipas një raporti të fundit Facebook RSS Reader pritet të lansohet gjatë kësaj javë. Facebook gjithashtu ka dërguar ftesë për konferencë për këtë të Enjte më 20 Qershor, ata duket se do të njoftojnë për shërbimin e tyre të ri Facebook RSS Reader, për të marrë përsipër atë që e la Google Reader.

Huawei prezanton smartphone-in më të hollë në botë “Ascend P6″ – Prodhuesi kinez i elektronikës Huawei gjatë një ngjarje të mbajtur dje në Londër, ka prezantuar smartphone-in më të hollë në botë “Ascend P6″. |ameble|