Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.
Lajme Lokale
Gjirafa.com mundëson orarin e filmave dhe pamjet drejtpërdrejt për DokuFest 2014. Gjirafa.com, makina e parë kërkimore shqip, për një javë me radhë, kishte ofruar orarin e filmave nëpërmjet gjirafa.com/doku, lajmet si dhe postimet nga mediat sociale që kanë të bëjnë me edicionin e XIII të Dokufest 2014, si dhe DokuKam, e cila ofronte pamjet live nga qendra e DokuFest në Prizren. Për më shumë rreth lajmeve rreth kësaj ngjarje të madhe të ofruara nga Gjirafa.com, informohuni nga vegza gjirafa.com/doku.
Pajisje të reja
Sony Xperia M2 Aqua. Sony ka nisur një version të ri të Xperia M2 Aqua, i cili sipas kompanisë Sony, do të jetë pajisja e parë e tyre që i takon rangut të mesëm të pajisjeve i cili do të jetë rezistent ndaj ujit. Sony Xperia M2 Aqua është i pajisur me një ekran qHD 4.8 inç me rezolucion prej 540 x 960 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-berthamor 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400 dhe 1GB RAM memorie.
Acer Chromebox CXI. Acer këtë javë njoftoi se në muajin e ardhshëm do të lanson pajisjen Chromebox CXI me çmim prej 180 $. Pajisja nga Acer, Chromebox CXI, është në fakt sistemi i parë në formën e një desktopi që do të vije me sistemin operativ nga Google, Chrome OS, i cili fillimisht do të jetë në dispozicion vetëm në SHBA dhe Kanada. Chromebox CXI ka të integruar një procesor Intel Celeron Haswell 2957U, 2GB / 4GB RAM memorie dhe 16GB memorie të brendshme.
Oppo Neo 5. Oppo ka shtuar edhe një Android smartphone në vargun e pajisjeve të saja i cili që nga java e ardhshme do të lansohet në Malajzi me çmimi prej 190$. Oppo Neo 5 vjen me një ekran 4.5 inç me rezolucion prej 854 x 480 piksela me denstitet prej 218 PPI dhe është i përkrahur nga një procesor 4-berthamor Qualcomm Snapdragon 400 me shpejtësi prej 1.2GHz, 1GB RAM memorie, 4GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës, kamerën kryesore 5 megapiksel dhe një bateri 1,900 mAh.
Archos 80 Helium 4G. Në shkurt të këtij viti, Archos kishte prezantuar një tablet të ri i dedikuar për përdoruesit e rrjetit 4G i koduar me emrin Archos 80 Helium 4G. Archos 80 Helium 4G është një Android tablet me ekran IPS 8 inç me rezolucion prej 1024 x 768 pikseleve i përkrahur nga procesori 4-berthamor Qualcomm MSM8926 me shpejtësi prej 1.2GHz, 1GB RAM memorie dhe 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet edhe për 64GB nëpërmjet microSD kartelës. Përveç tjerash duhet të thuhet se me këtë model i cili përkrah rrjetin 4G, mund të arrihet shpejtësia e shkarkimit deri në 150Mbps.
Sony kamera e dedikuar për Selfie. Pajisja e re nga Sony, për të cilën është përfolur se do të prezantohet gjatë javës, tani më është zyrtare, një pajisje e projektuar veçanërisht për Selfie dhe është quajtur Sony Cybershot DSC-KW11. Sony Cybershot DSC-KW11 vjen me një sensor 19.2 megapiksel Exmor RS, e cila mund të rrotullohet deri në 180 shkallë dhe përmban lente 21mm me kënd të gjerë.
BlackBerry me dizajn Porsche. Blackberry pritet të fillon me një dizajn të veçantë të model të ri të smartphone-it BlackBerry 10, me dizajn Porsche. Dizajni i ri nga Porsche nga BlackBerry, do të vijë me numrin e modelit P9883 i cili do të zëvendësojë modelin aktual P9882. Porsche BlackBerry P9883 do të vijë me një ekran me prekje 3.5 inç i përkrahur nga një procesor 2-berthamor me shpejetsi prej 1.7 GHz, 3GB RAM memorie, 64GB e haphapësirë të brendhme për ruajtje si dhe do të vije me tastierën e famshme QWERTY.
Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në Facebook, Twitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble