Sot është e diel dhe është dita e përmbledhjes së gjërave më interesante nga bota e teknologjisë të paraqitura gjatë kësaj jave nga ne.

Kësaj radhe përmbledhjen do ta fillojmë pak më ndryshe. Do të fillojmë me një artikull që përshkruan vlerësimin e Google Nexus 7 i bërë nga ekipi i portalit ameble.com.

Google Nexus 7 është tableti i parë i linjës Nexus të tabletëve nga kompania Google dhe Asus. Ky tabletë është ndër produktet më të shitur nga gjysma e dytë e 2012 që kur ky i fundit doli në treg duke shitur jo më pak se 1 milion njësi për muaj.

Nexus 7 përmban një procesor katër bërthamorë (quad-core) Tegra 3 me 1 GB RAM dhe me 8,16 apo 32 GB hapësire interne. Ky tabletë është konkurrent kryesor i Kindle Fire dhe Apple Ipad Mini duke sfiduar edhe tabletët tjerë Android të cilët janë me çmim të dyfishtë ose edhe më të shtrenjtë.

Ekrani i Nexus 7 është IPS, i madhësisë 7 inç me rezolucion 1200 x 800 HD (definicion i lartë) që përmban 216 pikselë për inç. Sigurisht, kjo nuk është aq mbresëlënëse në krahasim me Retina Display që përmban tableti i Apple iPad në 264 ppi i gjeneratës së tretë, por duke marrë parasysh çmimin e Nexus 7, ju nuk do të ankoheni aspak për ekranin e tij. Për më shumë rreth vlerësimit të tabletit Google Nexus 7, klikoni tek Vlerësim: Google Nexus 7.

Duke vazhduar më tej, javën që e lamë pas janë prezantuar pajisje dhe softuer të ndryshëm. Western Digital (WD) ka njoftuar për linjën e saj të hard disqeve të brendshme me kapacitet 4TB, Samsung Galaxy S4 duke u bazuar në thashetheme pritet të publikohet në fillim të 2013, HTC prezanton foto zyrtare për modelin e ri HTC Deluxe DLX, është lansuar Nitendo Wii UFirefox 17 nga tani është në dispozicion dhe mund të shkarkohet për sistemet Windows, Mac dhe Linux, Skype ka lëshuar versionin 3.0 për Android, së shpejti do të publikohet versionin e ri iTunes 11, si dhe është lansuar sistemi i fundit operativ Linux, që quhet Linux Mint 14 “Nadia”.

Siç ju kemi njoftuar me herët për testet e hedhjes së iPhone 5, Samsung Galaxy SIII dhe Samsung Galaxy Note 2, këtë javë është bërë testi i hedhjes së Google Nexus 4. Testi i parë i hedhjes nga xhepi rezulton me gërvishtje të vogla, ndërsa testi i dytë, hedhja nga lartësia e veshit, rezulton me thyerje të xhamit prapa dhe disa gërvishtje. Pas dy testeve të bëra Google Nexus 4 është ende funksional.

Në vazhdim do të shkojmë me një thënie popullore, “Kush punon, gabon”. Thënia e dhënë ndërlidhet me një lajmë të publikuar këtë javë që ka të bëj me kompaninë gjigante Microsoft i cili gabimisht jep çelësin pa pagesë për sistemin operativ të fundit Windows 8. 

Për simpatizuesit e teknologjisë, rezervoni pushimet dhe biletat nga 8-11 Janar 2013, se pse në këto data do të prezantohen të gjitha lajmet e fundit, thashethemet, rrjedhat dhe të rejat në panairin më të madh të teknologjisë në planet CES (Consumer Electronics Show ) që do të mbahet në  Las Vegas.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble|[divider top=”0″]