SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Edhe kjo javë ka qenë me plotë risi dhe produkte të reja nga kompani të ndryshme si nga ato vendore gjithashtu edhe ndërkombëtare, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Pajisjet e reja 

Surface Pro 3 (1)Microsoft Surface. Në ngjarjen e mbajtur gjatë javes që e lamë pas, Microsoft kishte prezantuar modelin e ri të tabletit Sufface, Microsoft Surface Pro 3. Microsoft thotë se ky model i ri përmban karakteristika absolutisht të larta, ekranin që është rritur në 12-inç me rezolucion 2160 x 1440 pikselë, pajisja mund të llogaritet edhe si zëvendësim i një laptopi. Nga ana harduerike Surface Pro 3, vjen me tri opsione të procesorëve Intel Core i3, Core i5 dhe Core i7, gjithashtu ekziston zgjedhja prej 4GB ose 8GB RAM. Ndërsa nga hapësira e brendshme për ruajtjen e të dhënave vjen duke filluar nga 64GB dhe shkon deri 512 GB. Posedon slotën micro SD, portën USB 3.0, WiFi, Bluetooth 4.0 LE dhe kamerën frontale dhe të pasme me 5-megapikselë Full HD 1080p.

Gigabyte. Gigabyte ka prezantuar laptopin e ri Gigabyte P34G v2 Slimline i dizenjuar për ti’u dhënë përdoruesve një laptop të përshtatshëm për punë dhe një laptop që ofron mundësinë për të luajtur lojëra pas punës.

Vodafone. Vodafone ka njoftuar për lançimin e tabletit Smart Tab Vodafone 4 i cili do të ketë çmimin vetëm 125 £. Smart Tab Vodafone 4 ka ekranin 8 inç ekranin WXGA TFT me rezolucion prej 1280 x 800 pikselë, procesorin 4-bërthamor 1.2GHz, 1GB RAM memorie, 8GB hapësirë të brendshme,  kamera frontale 0.3 megapikselë, kamera e pasme 2 megapikselë dhe vjen me sistemin Android 4.2 Jelly Bean me mundësi të përditësimi në versionin e fundit.

Rrjete sociale 

Facebook më një funksion të ri, i ngjashëm si Shazam. Facebook sot ka njoftuar për një funksion të ri që mund t’i identifikojë këngët, shfaqjet televizive, apo edhe filmat që janë duke luajtur në hapësirën tuaj, përderisa jeni duke shkruar një përditësim në status. Ngjashëm si Shazam-i, ky funksion i ri i Facebook-ut do të dëgjoj nga hapësira juaj se ku gjendeni dhe përderisa shkruani në një përditësim të ri në status, aty do tu jepet mundësia për të shtuar atë që jeni duke dëgjuar apo shikuar në TV.

Facebook po ndërton Slingshot, një aplikacion konkurues me Snapchat. Facebook po e shikon me seriozitet Snapchat-in pasi vitin e kaluar dështoi në blerjen e kompanisë për 3 miliardë dollarë. Mark Zuckerberg po kontrollon një projekt të brendshëm në Facebook që po bën përpjekje për të ndërtuar një aplikacion për të dërguar mesazhe ashtu si Snapchat. Sikurse Snapchat, ky aplikacion do të dërgojë foto dhe video në pak klikime. Nëse thashethemet janë të sakta, aplikacioni do të quhet Slingshot dhe mund të lansohet në këto muaj.

Twitter e interesuar të blejë shërbimin për audio SoundCloud. Twitter po përpiqet të blejë SoundCloud duke e bërë kështu një tjetër lëvizje në muzikë. SoundCloud me bazë në Berlin është një shërbim falas që u mundëson përdoruesve të fusin dhe shpërndajnë audio muzikë nëpër ueb, që veten e pëlqen ta quaj si “YouTube për audio muzikë.”Në Tetor 2013, kjo kompani kishte njoftuar se ka 250 milionë përdorues.

Lajme tjera 

Kina ndalon përdorimin e Windows 8 në kompjuter të qeverisë. Reuters njoftoi se Kina do të heq sistemin operativ Windows 8 nga Microsoft nga kompjuterët e qeverisë. Kjo është transmetuar nga agjencia e lajmeve Xinhua, ku ka deklaruar se sipas qeverisë, arsyeja ishte për të kursyer energji, si dhe për të garantuar sigurinë. Për fat të keq agjencia e lajmeve as qeveria kineze nuk kanë ofruar informata tjera shtesë sa i përket kësaj arsye.

Telefoni me ekran të thyer, i nënshkruar nga Rihanna shitet në eBay për 66.500 $. Ylli i pop muzikës, Rihanna, javën e kaluar në Los Angelos ka marrë pjesë në një nga lojërat NBA Playoff në mes të ekipeve Clippers dhe Thunder, ku një person ulur afër saj ka tentuar nëse do mund të bënte një selfie me të. Rihanna në ketë rast e ka hedhur telefonin e tij me forcë ku i është thyer ekrani i cili në këtë gjendje shitet në eBay për 66.500 $.

Lokale 

STIKK Panairi i punes 2014STIKK së bashku me kompanitë anëtare organizojnë panairin e punës për studentët/profesionistët dhe kompanitë e profilit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). STIKK ka vendosur të organizojë këtë panair për sektorin e TIK në mënyrë qe t’ju ofrojë mundësi te reja rreth 50 anëtarëve individual ne databazën tone e po ashtu edhe 6 universiteteve anëtare (FIEK. FSHMN, UBT, AUK, UNIVERSUM, ILIRIA dhe RIINVEST) të cilat kanë një numër të madh të studentëve të fushave te ndryshme të interesuar për punësim ne sektorin e TIK.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE