SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Edutek

Këtë javë në rubrikën Edutek kemi sjellë për ju të dhëna në detaje rreth ekraneve me teknologjinë e re 4K.

Çfarë ëshRezolucionettë teknologjia e ekranit 4K?– 4K është e arritura më e madhe për televizionet në ditë e sotme. Ky format ofron rezolucion katër herë me të mirë se sa definicioni i lartë (HD) dhe është menduar posaçërisht për televizione të mëdha, disa nga ata me mbi 85-inç (rreth 2 metra nga këndi në kënd, apo diagonalja). Sot prodhuesit po ndërtojnë të njëjtën teknologji edhe për pajisje të vogla.

Pajisjet dhe Produkte tjera të reja nga bota e teknologjisë

Publikohet reklama e parë e Microsoft Surface Pro 3– Microsoft ka publikuar sot reklamën e parë për tabletin e tyre Surface Pro 3, i cili është dizajnuar posaçërisht për të mundësuar përdoruesve zëvendësimin e laptopve me ketë tablet të Windows-it.

Prezantohet tableti Toshiba Encore 7 me Windows 8.1– Toshiba ka prezantuar tabletin e ri Toshiba Encore 7, një pajisje që vjen me ekranin 7 inç me rezolucion prej 1024 x 600 pikselëve dhe sistemin operativ të fundit nga Microsoft, Windows 8.1.

Intel lançon procesorët Core M– Në prezantimin e Intel në Computex, presidenti Renee James ka treguar për herë të parë të ardhmen e Intel-it: një laptop 2 në 1 i pajisur me procesorin 14 nanometër Intel Core M. Ky procesor është gjenerata e pestë e procesorëve Core (edhe pse në foto thuhet se është gjenerata e katërt).

HTC njofton për smartphone-in HTC One E8– HTC njoftoi për modelin e ri të smartphone-it i koduar me emrin HTC One E8 i cili karakterizohet me një ekran të plotë HD 5 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikseleve i përkrahur nga procesori 4-berthamor Snapdragon 801 dhe 2GB RAM memorie.

Publikohet Sony Xperia T3– Sony Xperia T3 i ri është një smartphone i shtresës së mesme, ku kompania këtu është fokusuar në dizajnin e tij, në vend të karakteristikave. Një nga karakteristikat e tij kryesore është se ky model është vetëm 7mm i hollë.

Prezantohet Asus Zenbook NX500 4K Ultrabook– Asus ka prezantuar modelin e ri Zenbook NX500 4K Ultrabook i cili vjen me ekranin 15.6 inç me rezolucion 4K, 3840 x 2160 piksela i përkrahur nga procesori Intel Core deri në i7 Core dhe ka të integruar kartelën grafike nga NVIDIA GeForce GTX 850m.

Prezantohet Asus FonePad 8 në Computex 2014– Në eventin Computex 2014, Asus prezantoi pajisjen Asus FonePad 8, të cilën kompania e përshkruan si një tablet 8 inç që ka funksionalitetin e telefonit, një version më i avancuar se sa modeli i mëparshëm Asus FonePad 7 inç.

Zyrtarizohen Acer Liquid E700 me 3 SIM kartela dhe E600– Së fundmi, Acer ka zyrtarizuar dy smartphone që pritet të vijnë me çmim mesatar, modelet E7HP SlateBook PC00 me 3-SIM kartela dhe E600. Të dy pajisjet vijnë me karakteristika të mira dhe me platformën Android 4.4 Kitkat. Në dispozicion do të jenë me ngjyrë të zezë dhe të kuqe metalike.

HP prezanton laptopin me Android, SlateBook PC– HP ka prezantuar laptopin me platformën Android, SlateBook PC, me ekran 14-inç që në vete mbart një dizajn të lëmuar. Slatebook PC është mundësuar nga procesori Nvidia Tegra 4 me 2GB RAM dhe deri 64GB hapësirë të brendshme për të dhëna.

Inovacione, softuer dhe lajme të tjera nga teknologjia 

Loja e famshme Tetris ka mbushur 30 vjet– Sot 30 vjet më parë loja e famshme Tetris ishte lansuar nga shkencëtari rus Alexey Pajitnov, versioni i parë i lojës ishte zhvilluar në Electonica 60. Loja më pastaj ishte bartur në kompjuterin IBM të vitit 1985 dhe në vitin 1987 ishte lansuar në SHBA dhe Evropë. Ajo çfarë ishte nisur si një lojë e thjeshtë tani është bërë loja që ka nisur industrinë e lojërave.

Vizitoni stadiumet e Kampionatit Botëror me Google Street View– Për inforBRAZIL 2014 Stadiumet (1)matë, loja e parë e kampionatit botëror është të enjten e ardhshme, me 12 Qershor mes Brazilit dhe Kroacisë. Para se të filloj ngjarja më e madhe në botë në futboll, e keni mundësin të njiheni për se afërmi me dymbëdhjetë stadiume të ndryshme të turneut, të cilat janë të shpërndara në të gjithë vendin e Amerikës së Jugut.

Përditësohet Google Hangouts– Sot, Google ka lansuar një përditësim për aplikacionin Hangouts messanger, duke e bërë këtë aplikacion më atraktiv për përdoruesit dhe duke u shndërruar më shumë në një konkurrent serioz për Viber dhe WhatsApp.

Ish udhëheqësi i Skype-it, Tony Bates emërohet udhëheqës i GoPro-së-, kompani kjo e shumë popullarizuar për kamera, ka njoftuar të mërkurën se ka emëruar Tony Bates si udhëheqës të saj. Bates ishte udhëheqës në Skype dhe zëvendës president ekzekutiv në Microsoft, ai në kompaninë GoPro do të raportojë drejtpërdrejt tek krye-shefi dhe themeluesi i GoPro-së, Nicholas Woodman, gjithashtu do të udhëheq bordin e drejtorëve të kësaj kompanie.

Watch_Dogs shet 4 milionë kopje vetëm në javën e parë– Ubisoft kishte konfirmuar se loja Watch_Dogs Watch Dogska qenë lançimi më i madh në historinë e kompanisë, por nuk kishte specifikuar numra rreth saj. Tani, kemi disa detaje për shitjet.

Filloi përditësimi i Moto X, Moto G dhe Moto E në Android 4.4.3– Motorola ka njoftuar se përditësimi i ri i versionit Android 4.4.3 është i gatshëm dhe gjatë javës do të fillojnë të përditësohen një numër i pajisjeve të tyre duke përfshi modelet Moto X, Moto G dhe Moto E.

Microsoft përfitoj më së shumti nga iOS 8 dhe OS X Yosemite!– Dje kompania Apple prezantoj dy përditësime të mëdha në sistemet e saj për smartphone dhe Desktop, iOS 8 dhe OS X Yosemite. Sipas prezantimit të dy sistemet ofrojnë disa tipare të reja dhe më e rëndësishmja integrimin më të ngushtë me njëra-tjetrën. Megjithatë, pas krejt atyre që janë publikuar dje në ketë ngjarje, një fitore e madhe ishte edhe për ekipin e Microsoft Bing-ut.

Arrestohet në Suedi bashkë-themeluesi i piraterisë Pirate Bay– Një nga themeluesit për shpërndarjen e file-ve në internet “Pirate Bay” është arrestuar pas shmangies së dënimit të tij për tetë muaj burg, për shkelje të së drejtës së autorit.

LG G3 shitet tre herë më shumë se Galaxy S5 në Kore– Produkti më i ri i LG, G3-shi, ka filluar të shitet sikur një tortë e shijshme në vendlindjen e tij që nga dita e parë kur doli në shitje javën e kaluar. Mediat koreane kanë raportuar se LG ka shitur 30,000 njësi të LG G3 për çdo ditë, dhe kjo vlerë është dy here më e lartë sesa paraardhësi i tij, LG G2.

Apple prezanton iOS 8, posedon Homekit dhe Healthkit– Siç edhe pritej, pas prezantimit të Mac OS X Yosemite kompania Apple ka prezantuar edhe versionin e ri të iOS-it, iOS 8, në ngjarjen WWDC 2014.Shumë thashetheme që janë përfolur kanë dal të jenë të vërteta, që nga integrimi i Shazam-it, aplikacionit për shëndet e deri tek Smart Home. Ky përditësim nga tani është në dispozicion për zhvilluesit në versionin testues beta kurse lansimi përfundimtar për publikun vjen në vjeshtë.

Prezantohet Apple Mac OS X Yosemite– Apple në ngjarjen e saj WWDC 2014 të nisur dje me 2 Qershor, ka Apple Mac OS X Yosemiteprezantuar versionin e ri të sistemit operativ Mac OS X, të quajtur Yosemite. Craig Federighi, zëvendës president i lartë për inxhinieri softuerike në Apple, ka bërë shaka me prezantimin e emrit të këtij versioni, duke përmendur paraprakisht emra qesharak.

Ngjarja “WWDC 2014″ shfaqet drejtpërdrejt– Apple javën e kaluar kishte njoftuar së konferenca e tyre për zhvillues WWDC 2014 do të jenë në dispozicion për pajisjet iOS, në ueb-faqen e tyre dhe televizionet Apple.

Gangnam Style tejkalon numrin dy miliardë të shikimeve në YouTube– Pa rimë apo ndonjë arsye, Gangnam Style e Psy-së ka arritur të kalojë dy miliardë shikime në YouTube, video e parë që ka arritur të bëjë ketë ndonjëherë. Secili nga ne është e pamundur që se keni lëshuar të paktën një herë ketë video-këngë–kërcim-valle, s’di si ta quaj!

Windows Phone me aplikacionin zyrtar për menaxhimin e dokumenteve– Disa javë më parë, Joe Belfiore nga Microsoft kishte mbajtur një fjalim në Reddit me temën “më pyesni mua për çdo gjë” me ç’ rast ai u përgjigj shumë pyetje të rëndësishme në lidhje me sistemin operativ Windows Phone . Njëra pyetje ishte në lidhje me aplikacionin zyrtar për menaxhimin e dokumenteve ose File Manager për pajisjet me sistemin Windows Phone . \ameble

SHPËRNDAJE