SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Edhe kjo javë karakterizohet me plotë të reja nga fusha e teknologjisë si nga ato vendore gjithashtu edhe ato ndërkombëtare. Në vijim shkurtimisht do të paraqesim të gjitha lajme më interesante të paraqitura gjatë kësaj jave që shkoj.

Smartphone

Nokia Lumia 1520VNokia. Nokia në proces të prodhimit të Lumia 1520 Mini. Nokia Lumia 1520 është pa dyshim smartphone-i më i miri në treg me Windows Phone, por nuk mund të jetë modeli më i përshtatshëm për njerëzit, për shkak të madhësisë së tij që ka. Sipas një raporti të ri nga Kina, version Mini i Nokia Lumia 1520 është në rrugën e prodhimit, dhe thuhet se është koduar me emrin Nokia Lumia 1520 V. Ky version përmban shumicën e tipareve të Nokia Lumia 1520, me disa ndryshime: me ekran të vogël dhe kamerë 14 megapikselë krahasuar me 20 megapikselë që posedon Nokia Lumia 1520 standard.

Nokia Lumia Icon para lansimit, shfaqet në uebfaqen e Verizon-it. Verizon dhe Nokia pritet që së shpejti të njoftojnë për smartphone-in Nokia Lumia Icon ose ndryshe Lumia 929. Imazhet të këtij smartphone-i kanë rrjedhur edhe me herët nëpër disa portale, mirëpo tani është shfaqur në uebfaqen zyrtare të internetit Verizon me çmim 777$, pa u bërë ende prezantimi zyrtar ose data e lansimit të tij.

Sony. Si duket, Sony në heshtje është duke u përgatitur për të lansuar pasardhësin e modelit Z1, pra modelin Z2 i cili po ashtu është koduar edhe me emrin Sony Sirius. Xperia Z2, pritet të ketë ekranin 5.2 inç me rezolucion 1920 x 1080 piksela i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 2.3 GHz Snapdragon 800 dhe 3GB RAM memorie.

Përveç tjerash, gjatë kësaj jave, Sony kishte njoftuar edhe për modelin Xperia Z Ultra (versioni WiFi). Ky model nuk posedon mundësinë e lidhjes me operator d.m.th nuk ka opsion për SIM, dhe tableti i ri është identik me Xperia Z Ultra origjinal. Vjen i pajisur me ekran LCD 6.4-inç 1080p, procesorin 4-bërthamor 2.2Ghz Snapdragon 800, kamerën 8 megapikselë, 16GB memorie të brendshme, 2GB RAM dhe posedon versionin Android 4.2 Jelly Bean.

Biznese dhe Kuriozitete

Verizon blen biznesin Intel Media Cloud TV. Intel ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Verizon Communications për shitjen e biznesit të tyre Intel Media Cloud TV. Intel Media ishte kryesisht përgjegjëse për krijimin e produkteve dhe shërbimeve televizive cloud dhe fillimisht ka qenë përgjegjës për zhvillimin e Set Top Box-eve. Verizon do t’i marrë pasuritë e kësaj kompanie për të forcuar shërbimet e produktit të saj FiOS, gjithashtu thuhet se do të integrojë atë edhe në Verizon Wireless.

Yahoo

Yahoo blen kompaninë për marketing “Sparq”. Nga fillimi i kësaj jave është njoftuar se gjiganti për kërkim Yahoo, ka blerë kompaninë e marketingut për pajisje mobile Sparq, të cilët lajmin e kishin publikuar në uebfaqen e tyre të internetit. Sparq është themeluar në vitin 2010 dhe kishte marrë fonde 1.7 milionë $ për të zhvilluar idenë e tyre të biznesit që përfshinë një lidhje të thellë në teknologjinë e aplikacioneve për pajisjet mobile. Kjo teknologji e tyre mundëson që linçet të gjenerohen në një vend të veçantë brenda një aplikacioni nga një faqe krejt tjetër.

Lenovo në proces të blerjes së biznesit “IBM Server x86″. Lenovo ka njoftuar se është në proces të blerjes së biznesit IBM Server x86, në një marrëveshje e cila mban vlerën 2.3 miliardë $. Kjo është shitblerja e dytë që bëhet në mes të kompanisë IBM dhe Lenovo, po e njëjta kompani në vitin 2005 kishte blerë biznesin e laptopëve ThinkPad nga IBM.

Apple Mac mbush 30 vjet. Më 24 Janar 1984, Macintosh, kompjuteri i tyre i parë ishte lansuar, “me premtimin për të vënë fuqinë krijuese të teknologjisë në duart e të gjithëve.” Dhe për këtë ngjarje është shfaqur edhe videoja e prezantimit të pajisjes nga Steve Jobs në vitin 1984.

[youtube id=”MQtWDYHd3FY#t=28″ width=”600″ height=”350″]

Rreth 95 % e bankomateve në botë me Windows XP. Sipas një raporti të fundit, rreth 95 % e bankomateve (makinave për të holla) në të gjithë botën ende funksionojnë me sistemin operativ Microsoft Windows XP. Microsoft nga muaji Prill i këtij viti pritet të ndal përkrahjen në shumë fusha për Windows XP, e cila mund të shkaktojë problem për bankat.

Lokale

Në zyret e ICK-së, është mbajtur prezantimi i Hello TOMORROW Challenge.  Për herë të parë Kosova përmes Innovation Centre Kosovo (ICK) do të jetë e pranishme në ngjarjen Hello TOMORROW Challenge. Mbi 45 ambasadorë të profesioneve të ndryshme nga 30 vende të botës, shkencëtarë, inxhinierë, ndërmarrës, shpikës, dizajnerë, zhvillues do të mblidhen në janar të vitit 2014 për tu takuar me ekipet dhe projektet më të mira. Hello TOMORROW Challenge është një iniciativë ambicioze jo-fitimprurëse për të lidhur dhe për të fuqizuar të rinjtë ndryshimbërës në Evropë: ata që guxojnë që ti zgjidhin problemet e sotme me anë të shkencës dhe teknologjisë.

Më ketë përmbledhje ju urojmë një vikend dhe javë të këndshme dhe mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE