Permbledhja javore post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Vlerësime

Acer W700 foto e pasmeVlerësim: Acer Iconia W700 -Acer Iconia W700 është një tablet-PC 11.6 inç me sistem operativ Windows 8 , ndryshe nga disa tablet-PC të tjerë W700 vjen me versionin e plotë të sistemit operativ Windows 8

Edutek

5 mënyra se si të lidhni Laptopin me Televizor – Sot tek ne, një përqindje mesatare posedon një Televizor Smart me mundësi dhe funksione të shumta. Për të pasur një pamje më të madhe/gjerë kur shikohet ndonjë film ose fotografi, shpesh herë na është bërë pyetja se si mund të lidhet një laptop me televizor. Lidhur me këtë, ne kemi përgatitur këtë material, që të keni parasysh mundësit se si të lidhet një TV me laptop.

Të reja dhe kuriozitete

HuluYahoo jep ofertë për blerjën e Hulu’s – Sic kemi raportuar Yahoo, para disa ditësh ka blerë kompaninë Tumblr për 1.1 milirdë $, por si duket ka 4 miliardë $ për të shpenzuar. Sipas një burimi prej Brittney Hillen nga Slash Gear, Yahoo ka ofruar një shumë të panjohur parash për kompaninë Hulu.

Asus njofton për laptopin VivoBook V551 me procesorë Intel Haswell – Nënkryetari Rani Borkar nga grupi arkitektural në Intel, më herët kishte deklaruar se laptopat e sotshëm do të jenë në gjendje të mbajnë baterinë 50 % më shumë, nëse ata do të përdorin çipin e tyre Haswell, dhe tani, kemi është njoftuar për një nga kompjuterët laptop të parë që ka të inkorporuar një çip të tillë nga Intel.

PlayStation 4, për Europë vjen ketë vit – Llogaria zyrtare “PlayStation Europe” nga Sony ka bërë një cicërim (tweet) reklamën e me poshtme për PlayStation 4, e cila tregon se në kontinentin tonë (Europë) do të vijë gjatë këtij viti, ngjashëm si Xbox One.

10 milionë Galaxy S4 shiten për më pak se një muaj -Samsung ka njoftuar se ka tejkaluar shitjen e 10 milionë njësive të smartphone-it Galaxy S4 për më pak se një muaj.

Më shumë se 75 milion smartphone janë shitur në Kinë– Duke u bazuar në statistika të përpiluara nga DigiTimes, në tremujorin e parë të viti 2013, në Kinë janë shitur mbi 90 milion celularë. Nga ky numër 75 milion janë smartphone, që tregon një rritje të shitjeve prej 32.2 % krahasuar me periudha të mëparshme.

HTC One bën video thirrjen e parë ndonjëherë nga maja e malit Everest– Nje kuriozitet i pa-zakonshem u shfaq nga ana e HTC, ku eksploruesi britanik Daniel Hughes ka bërë video thirrjen e parë të arritur ndonjëherë nga maja e malit Everest nëpërmes smartphone-it HTC One, lartësia 8848 metra mbi nivelin e detit dhe temperatura ishte -35 °C.

Twitter sjell mënyrën dy-hapësh për qasje në llogari – Pas një serie sulmesh kohëve të fundit tek disa profile, Twitter më në fund po punon që të sjellë mënyrën dy-hapësh (two-step verification) për qasje në llogari.

YouTube mbushi 8 vjet– YouTube ka mbushur tetë vjet, me ketë rast kompania ka ndarë disa statistika mahnitëse në lidhje me shërbimin.

Shfaqet zyrtarisht Microsoft Xbox One – Pas shumë muajsh spekulime dhe thashetheme, Xbox One më në fund është prezantuar nga Microsoft, nga selia e tyre në Redmond të Washington-it, e cila sipas kompanisë është më tepër se një konsole për lojëra, është projektuar gjithashtu si sistem argëtimi “të jetë të gjithë në një” (all in one).

Yahoo miraton blerjen e Tumblr-s për 1.1 miliardë $– Sipas The Wall Street Journal, bordi i drejtorëve të Yahoo-s, njëzëri kanë miratuar blerjen e blogut Tumblr për 1.1 miliardë $.

Smartphone

Android 4.3 Jelly BeanShfaqen imazhe të versionit Android 4.3 Jelly Bean – Raportet e fundit tani thonë se një përditësim i ri do të jenë në dispozicion në muajt e ardhshëm, me mbështetje për me shumë efikasitet të energjisë në standardet e Bluetooth-it, por prapë të pakta janë informatat rreth këtij përditësimi.

Samsung Galaxy Star me 2-SIM vetëm 70 €– Samsung galaxy Star është një smartphone që përkrah 2 SIM kartela dhe jjëja më e rëndësishme që duhet të ceket është çmimi i tij, që pritet të jetë për vetëm 70€.

Shfletuesi Opera edhe për Android – Një lajm i mirë për përdoruesit / fansat e shfletuesit të internetit Opera. Nga tani ju mund të shkarkoni aplikacionin për Android drejtpërsëdrejti nga Google Play.

Lansohet HTC Desire 600 me 2-SIM kartela – HTC ka lansuar një smartphone tjetër të ri Desire 600, një pajisje Android me 2-SIM kartela dhe me karakteristika mesatare që posedon ndërfaqen HTC Sense.

Njoftohet për smartphone-in LG Optimus GJ rezistent ndaj ujit dhe pluhurit – LG ka shtuar një tjetër smartphone të ri me Android në serinë e tyre Optimus, LG Optimus GJ që është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Jolla prezanton smartphone-in e parë me platformën “Sailfish” – Kompania finlandeze për pajisje mobile Jolla, ka prezantuar smartphone-in e tyre të parë që shfaqet më platformën e re të quajtur Sailfish OS.

Google Chrome tani mund të flas me ju! – Nga tani ju mund të flisni me kompjuterin tuaj sikur me ndonjë person, mirëpo nëse posedoni shfletuesin Google Chrome.  |ameble|