SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Përmbledhja e kësaj jave të ftoftë vjen me pak ngjarja nga teknologjia. Për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi t’i përcjellin, ju sjellim ndodhitë më interesante në pak rreshta të shkurtër.

Lokale

kosict2014Konferenca më e madhe rajonale e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, nën organizimin e STIKK dhe ICK, sjell sërish risi me trendët më të reja në “Digital Transformation, Future of Nearshoring, Enterpreneurship & Open Innovation, Crowdsourcing & Crowdfunding”, ku folës të ndryshëm me ekspertizë globale do të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre me pjesëmarrësit, prej datës 30 Tetor deri më 1 Nëntor, në Prishtinë. Ameble si pjesë e STIKK-ut do të jetë pjesëmarrëse në ketë ngjarje.

Lajme

Lajmi tjetër që vlen të veçohet është lëshimi i versionit të plotë të iOS 8.1 apo përditësimi i fundit i platformës Apple iOS për pajisje mobile, në të cilën kësaj herë është përfshirë opsioni Apple Pay (mundësia për pagesë). Në ketë përditësim të ri Apple ka futur edhe karakteristika të reja.

nokia lumia 520Microsoft ketë javë ka vendosur zyrtarisht se çfarë do të bëj me markën Nokia, ata do ta heqin atë duke e ndryshuar me emrin Microsoft Lumia. Ky veprim është pritur që nga muaji i kaluar ku disa dokumente të brendshme kanë rrjedhur dhe me pastaj është shpjeguar se kompania Microsoft do t’i heq dy emrat Nokia dhe Windows Phone. Mirëpo Nokia si emër nuk do të zhduket plotësisht, ajo do të mbetet e përqendruar në harta dhe infrastrukturë të rrjetit.

Përderisa sa jemi të hartat e Nokia-s, kjo pjesë e mbetur e kësaj kompanie ketë javë ka nxjerr në dispozicion aplikacionin Nokia HERE për të gjitha pajisjet Android, dhe mund të shkarkohet nga cilado pajisje. Aplikacioni Nokia HERE për momentin është në versionin testues Beta dhe mund të shkarkohet pa pagesë.

Thashetheme

Modeli HTC Desire 820 ishte prezantuar në shtator kurse tani po flitet se HTC është duke punuar në një version më të vogël të këtij modeli, sepse ketë javë është shfaqur fotoja e parë të modelit HTC Desire 820 Mini.

Gjithashtu në ueb-faqen e Samsung-ut është shfaqur një version i ri i serisë së smartphone-ve Galaxy i koduar me emrin Samsung Galaxy S5 Plus. Bashkë më të janë shfaqur edhe karakteristikat e tij.

Ngjarje

BlackBerry ka njoftuar se do të mbajë një ngjarje me datën 13 Nëntor në San Francisko. Krye-shefi John Chen do të jetë i pranishëm së bashku me drejtuesit e lartë të kësaj kompanie. Në ketë ngjarje pritet të bëhen njoftime si nga ana softuerike ashtu edhe ajo harduerike.

Auto

BMW ka njoftuar se do të prodhojnë edicionin special të veçantë të modelit të tyre M4, BMW M4 DTM Champion Edition, i cili po prodhohet për të festuar suksesin e këtij viti nga seria e makinave DTM për gara në Gjermani.

BMW M4 DTM Champion Edition  (1)

Kjo ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme. Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar më mirë se si funksionojnë disa pajisje që i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube ose të na përcillni nëpërmes:

SHPËRNDAJE