Java që e lamë pas karakterizohet me dy ngjarje (eventa) nga dy kompani gjigante të teknologjisë, Microsoft dhe Apple. Produktet me të reja këtë javë janë Windows 8, Surface dhe iPad mini. Do të nisim përmbledhjen me videon zyrtare të Microsoft për Surface reklamën që u shfaq 5 ditë para ngjarjes së madhe të Microsoft-it, reklama u paraqit në njërën nga emisionet më të shikuara në Amerikë dhe nga reklama për Surface vërehet që Microsoft si cak i ka studentët për produktin më të ri të tyre, pas disa ditëve lanson edhe reklamën për Windows 8 “Bota është gati për Windows 8”.
Mbas një kohe të gjatë edhe Bill Gates folur për produktet e reja nga Microsoft, Gates ka lavdëruar tabletën Surface, Windows 8 dhe Windows Phone 8 si dhe ka thënë se përdoruesit do të jenë “të habitur” për planet dhe përpjekjet që Microsoft ka vënë përpara për produktet e saja të ardhshme.
Menjëherë paraqitet edhe SKYPE i ri për Windows 8 duke lansuar një video të re që tregon pamjen e re të Skype-it në Windows 8. Më pas pasojnë edhe kompanitë tjera që lansuan produktet e tyre me Winodws 8 si LG dhe Nokia. Edhe Google lanson aplikacionin Google Search për Windows 8.
Në natën e të enjtes Microsoft në New York lansoj sistemin më të ri operativ Windows 8, sistem ky që do të integrojë të gjitha pajisjet nga desktopi në tabletë e deri te telefoni. Në këtë ngjarje Microsoft-i prezanton edhe tabletin Surface që pritet të ketë sukses të madh.
Tani kalojmë në ngjarjen e organizuar nga Apple. Si çdo herë Apple edhe këtë event e bën në mënyrë madhështore vetë nga fakti që ngjarja ndodh në një teatër të njohur dhe historik të Kalifornisë. Edhe pse lajmi kryesor do të ishte iPad Mini në këtë ngjarje Apple prezantoj edhe produktet të tjera. Do të veçojmë MacBook Pro 13” me Retina Display, iMac i ri që është shumë i hollë si dhe produktin më të ri nga seria e Tabletave iPad Mini. Apple iPad Mini i ri përmban ekran me prekje (touchscreen) 7,9 inç i pajisur me rezolucion 1024×768 dhe përmban procesorin dual-core A5. Apple iPad Mini i ri vetëm me WiFi do të startojnë me çmime prej 329$ më 16GB memorie të brendshme, ajo me 32GB për 429$ dhe 529$ me 64GB memorie. Në këtë ngjarje Apple publikoj edhe shumë statistika që do ti përmendim disa, 100 milion iPad gjatë një periudhe kohore prej vetëm dy vjet e gjysmë, për mbi 90 për qind të trafikut të internetit janë të gjeneruara nga tabletat iPad. 400 milion libra nga iBooks etj.
Në këtë javë Nikon ka prezantuar modelin e aparatit fotografik me të ri, të serisë Nikon 1 të quajtur Nikon 1-V2 (versioni 2). Nikon 1-V2 është i pajisur me 14.2 megapixel. dhe përkrahë Full HD video të avancuar. Nikon do të fillojë me shitjen e këtij aparatit në Nëntor me çmim prej 899 $ me kit lente standarde 10-30mm, kurse për 30-110mm 250 $ ekstra.
Që nga kjo javë brezi i ardhshëm i ri i të ashtuquajturës teknologjisë 4K për ekran më definicion të lartë, zyrtarisht do të jetë e njohur si ” Ultra High-Definition” ose shkurt “Ultra HD”, ka njoftuar Industry Consumer Electronics (CEA).
Janë shfaqur më shumë detaje në lidhje me tabletën Google Nexus 10. Pajisja Nexus 10 pritet të shpallet të Hënën në një ngjarje që është organizuar nga Google në qytetin e New York-ut. Shfaqen fotografi: Google Nexus 10 më Android 4.2.
Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble| [divider top=”0″]