SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Lokale

Gjirafa.com – hapet, por jo për të gjithëGjirafa homepage– më herët ju kemi njoftuar për projektin Gjirafa.com – makina kërkimore për të gjithë shqiptarët. Gjirafa tanimë ka lansuar versionin Beta të saj, duke ofruar qasje ekskluzive vetëm për ata të cilët janë regjistruar apo regjistrohen për qasje të hershme.

Kujtesa vazhdon të zgjerohet– Platforma Kujtesa vazhdon të zgjeroj rrjetin e mbulueshmërisë me sinjal anembanë Kosovës- Pas valës së fundit të shtrirjeve, sinjali i platformës Kujtesa tani është prezent në disa fshatra në komunat e Lipjanit, Vushtrrisë, Mitrovicës, Therandës, Prizrenit e Dragashit.

Pajisje të reja

Lenovo prezanton pajisjen prototip pa emër, të ngjashëm me Google Glass– Muajin e kaluar Lenovo kishte arritur të patentoj/regjistroj me sukses pajisjen Gadget për kokë dhe me ekran, e projektuar për të konkurruar direkt me pajisjen Google Glass.

Samsung Galaxy Tab Q lansohet në Kinë– Kompania Samsung ka vazhduar me prodhimin e pajisjeve të reja duke shtuar edhe një model të ri të tabletit i koduar me emrin Galaxy Tab Q.
Lansohet Porsche Cayenne (viti 2015), përfshinë edhe një model hibrid– Porsche ka njoftuar për versionin e ri të modelit të tyre, Porsche Cayenne (viti 2015), i cili vjen me disa përditësime të vogla nga modeli i mëparshëm. Porsche Cayenne i ri do të vijë në pesë versione të ndryshme, të cilët përfshijnë Cayenne S, Cayenne Turbo, Cayenne Diesel, Cayenne S Diesel dhe një i ri më hibrid Cayenne S E-Hybrid.

Lansohet Huawei Ascend P7 me modelin special “Arsenal”– Huawei ka njoftuar për një model të ri të veçantë të smartphone-it të tyre i koduar si Huawei Ascend P7 Arsenal.

Zyrtarizohet Nokia Lumia 530– Microsoft njoftoi për modelin e ri të smartphone-it të tyre Nokia Lumia 530 i cili do të jetë në dispozicion në dy versionet, me një SIM të vetme dhe atë të dyfishtë.
Zyrtarizohet tableti NVIDIA Tegra Shield-NVIDIA njoftoi se ka përfunduar pajisjen e tyre të fundit, tabletin NVIDIA Shield e dedikuar për lojëra.
Apple OS X Yosemite Beta për publik, vjen këtë muaj– Apple së fundmi ka lëshuar përditësimin e ri për zhvillues OS X Yosemite Preview 4, kjo është lëshuar bashkë me platformën iOS 8 Beta 4, kurse tani ne kemi disa informata për lëshimin në publik të Apple OS X Yosemite Beta.

Samsung Galaxy S5 me dy SIM kartela debuton në tregjet ndërkombëtare– Samsung Galaxy S5 Duos LTE (me dy SIM Kartela) ka qenë në dispozicion në Kinë që nga prilli i këtij viti dhe tanimë ka filluar të lansohet edhe në tregjet ndërkombëtare. Grupi i parë i vendeve ku smartphone-i është në dispozicion janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari me një çmim prej 748$.

Lajme tjera nga bota e teknologjisë

Përditësimi i dytë për Windows 8.1 pritet të vij së shpejti– Microsoft thuhet së është duke u përgatitur të bëj lansimin e dytë të planifikuar për ketë vit, për përditësimin e Windows 8.1. I njohur si Windows 8.1 Update 2, ky update (përditësim) i ardhshëm është me sa duket më i vogël se Update 1, dhe pritet të mbërrij si “Patch Tuesday” i cili është planifikuar për 12 Gusht, sipas një imazhi që është postuar në një uebfaqe ruse PCPortal.org.ru.
Përditësimi i ri për Xbox One ofron shumë benificione të reja-Përditësimi tjetër i madh për Microsoft Xbox One pritet të ndodh në muajin Gusht me ç’ rast përdoruesit do të përfitojnë shumë benificione. Një nga gjërat më të mëdha që sjell përditësimi në fjalë është padyshim mbështetja për 3D Blu-ray.

LG G3 Prime lansohet me 25 Korrik– Sipas raportit të fundit, kompania LG pritet të lansoj modelin LG G3 Prime në Korenë e Jugut këtë të premte, pra me 25 korrik.

Google do blej shërbimin Twitch për një miliardë dollarë– Raportohet se për një miliardë dollarë Google ka blerë shërbimin e njohur për Streaming Twitch. Thashetheme e para për sa i përket kësaj blerje ishin në muajin Maj, ku u thoshte së kushtet paraprake për blerjen janë përafruar. /ameble

SHPËRNDAJE