Permbledhja javore post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Video Prezantime

Video Prezantim: Samsung Smart TV (40ES8000) – Në bashkëpunim me NEPTUN-in, pajisja e radhës që kemi bërë prezantimin është modeli i Televizorit Smart 40ES8000 nga prodhuesi Samsung.

[youtube id=”ekZtL6EDx9w” width=”600″ height=”350″]

Video Shpaketim: iPad Mini – Nëse keni vendosur për blerjen e një iPad Mini nga Apple, dhe nëse jeni kureshtar të dini se çfarë ka brenda paketës së tij, në videon e më poshtme kemi paraqitur shpaketimin e iPad Mini.

[youtube id=”2h1H4Z7mNjI” width=”600″ height=”350″]

 

Edutek

Si ta instaloni “Facebook Home” në secilën pajisje Android – Zhvilluesit e Sistememeve Operative “XDA Developers” kanë arritur që të zbulojnë mundësinë për ta ndryshuar aplikacionin Facebook Home duke ndërhyrë në pjesën e atributeve që mundësojnë që ky aplikacion të jetë i përdorshëm në secilën pajisje që ka të instaluar sistemin operativ Android.

Si ta zgjasim jetën e baterisë në smartphone-in Android – Ndoshta mund të keni një smartphone që sapo e keni shpaketuar dhe mund të mos ju interesoj të lexoni këtë artikull, por sado që është i ri apo i vjetër smartpone-i juaj, ju duhet ti aplikoni pikat e dhëna në këtë udhëzim në mënyrë që të zgjatni jetëgjatësinë e baterisë së smartphone-it tuaj.

Si ta de-aktivizoni llogarinë tuaj në “Facebook” – Ndoshta jeni mërzitur me rrjetin social facebook apo keni thjesht keni vendosur që  të përdorni ndonjë shërbim tjetër jashtë facebook-ut. Për këtë arsye ne kemi përgatitur një manual me udhëzimet rreth de-aktivizimit të llogarisë në facebook.

Informata, Biznese, Kuriozitete

iTunes mbush 10 vjet – Apple iTunes sot (të Dielën me 28 Prill) mbush 10 vjet. Kompania Apple ka postuar një status duke shkruar “Një dekadë me iTunes “(A Decade of iTunes), duke festuar kështu 10 vjetorin e dyqanit muzikor online shumë të njohur iTunes Store.

Xbox i ardhshëm vjen me 21 Maj – Microsoft ka dërguar ftesë për një konferencë që pritet të mbahet në selinë e saj në Redmond të Washington-it. Me moton “A New Generation Revealed” kjo ngjarje e caktuar më 21 Maj pritet të shfaq fillimin e gjeneratës së ardhshme Xbox që mund të quhet Xbox 720.

HTC Desire ende një nga pajisjet më të popullarizuar të HTC-së – Sipas një raporti të publikuar nga specialistet për pajisje mobile “51degrees.mobi”, smartphone-i HTC Desire që dikur ishte smartphone i parë Android që ka arritur të sfidojë Apple iPhone-in, ende duket të jetë një nga pajisjet më të popullarizuar të kompanisë globalisht, që më shumë se tre vjet që u lansua.

Loja Iron Man 3, vjen falas për iPhone, iPad dhe Android – Për dashamirët e lojërave, Iron Man 3, loja zyrtare nga Gameloft tani është në dispozicion për pajisjet iPhone, iPad dhe Android. Nëse kjo nuk është e qartë nga emri, atëherë kjo lojë është e bazuar në filmin e shumë pritur, Iron Man 3.

Leap Motion tani është integruar me Google Earth Pro 7.1 –  Leap Motion ka njoftuar se sistemi i tyre për kontrollimin e lëvizjeve tani është integruar me Google Earth, dhe u mundëson përdoruesve për të lundruar botën me kontrollerin Leap Motion 3D.

Në shitje, smartphone-at e parë me Firefox OS – Prodhuesi spanjoll GeeksPhone, që ka bërë smartphone-t e parë me Firefox OS për zhvilluesit, kanë filluar me pranimin e paraporosive për dy smartphone-et e tyre Keon dhe Peak.

Sony Cybershot HX50V (1)Sony lanson aparatin fotografik digjital Cyber-shot HX50V – Sony ka lansuar modelin aparatit fotografik digjital Cyber-shot HX50V, që duket mjaftë tërheqës në pamje, duke përfshirë këtu 20.4 megapikselë, sensorin Exmor R CMOS dhe me posedon zoom optik 30X.

Lansohet smartphone-i me tastierë QWERTY “Nokia Asha 210″ – Është lansuar zyrtarisht smartphone i ri nga Nokia i quajtur Nokia Asha 210, i cili vjen me tastierë të plotë QWERTY dhe përmban ekranin LCD 2.4 inç me rezolucion QVGA 320X240 pikselë.

Me 14 Maj, Nokia sjell një smartphone të ri Lumia – Nokia është duke u përgatitur të njoftoj për një smartphone të ardhshëm Lumia me Windows Phone 8, pasi që kompania ka dërguar ftesa se do të mbaj një konferencë shtypi më datë 14 Maj në Londër.

Thashetheme

Motorola X Phone i përfolur mund të quhet Google X – Spekultimet e më hershme kanë qenë se Google është duke punuar në një smartphone të ri Motorola X, smartphone-i është thënë të vijë bashkë me versionin e ri të platformës Android, Android 5.0 Key Lime Pie.

Amazon duke përgaditur Kindle TV Set top box – Ngjashëm si në të kaluarën thashethemet përsmartphone Kindle nga Amazon, për kompaninë Amazon tani thuhet se ka diçka tjetër në plan, kësaj radhe një Kindle TV Set top box.

Sistemit operativ Windows 8, i kthehet butoni Start – Sipas disa thashethemeve flitet se Microsoft do ta kthej përsëri butonin Start tek sistemi operativ Windows 8, në përditësimin e ardhshëm Windows 8.1 që pritet të lansohet gjatë këtij viti.  |ameble|