SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Pajisjet e reja

Nokia C1 Android. Muajin e kaluar, Nokia (pjesa që ka mbetur pas blerjes nga Microsoft) na befasoi me një tabletë të ri Android. Tani, si duket kompania finlandeze është duke u përgatitur të lansoj një smartphone të ri me platformën Android. Modeli Nokia C1 ka rrjedhur sot me një imazh të turbulluar dhe ka dal nga një portal kinez TechWeb. Pajisja si duket do të vijë e pajisur me ekran 5-inç, procesorin Intel, 2GB RAM, 32GB memorie e brendshme dhe kamerën frontale 5-megapikselë. Ai pritet të vijë direkt me platformën Android 5.0 Lollipop.

HTC One M9. Kemi dëgjuar thashetheme të shumta rreth smartphone-it të ardhshëm të HTC-së, duke ofruar përafërsisht atë se si pritet të jenë karakteristikat e këtij modeli. Tani, një listë e re e përditësuar pretendon së janë gati të sakta ato se çfarë do të ofrojë ky smartphone. Sipas Upleaks, të cilët shumë herë deri më tani ka qenë burim mjaft i saktë për thashethemet e HTC-së, smartphone-i i ri do të vijë i pajisur me ekran 5-inç-1080p, procesorin Snapdragon 810, 3GB RAM, kamerën e pasme 20.7-megapikselë, atë frontale 13-megapikselë ose 4-ultrapikselë dhe baterinë 2840mAh. Gjithashtu pritet të vijë me versionin Android 5.0 dhe ndërfaqen e tyre të re Sense 7.0. Ngjyrat e këtij modeli me sa duket do të jenë të hirit, argjend, ari dhe metal i zi.

HP Chromebook 14-inç. HP të hënën në heshtje ka lansuar laptopin Chromebook 14-inç me prekje, duke ju bashkangjitur linjës ekzistuese, pra modelit 11-inç. Për çfarë nevojitet një laptop me i madh kur vetëm ekziston i njëjti model mirëpo me madhësi me të vogël që realisht është shumë më i përshtatshëm për transport. Modeli 14-inç vjen me karakteristika që mund tju bind të kaloni në një ekran më të madh. Në ketë model janë futur procesori NVIDIA Tegra K1, 4GB RAM, 32GB hapësirë e brendshme për ruajtje dhe portet e ndryshme duke përfshirë një USB 3.0, dy USB 2.0, HDMI dhe lexuesin microSD.

HP Chromebook

Meizu M1 Note. Kompania kineze Meizu ka zgjeruar portofolin e tyre me një smartphone/phablet të ri, duke lansuar kështu modelin Meizu M1 Note i cili ofron specifika të larta dhe çmim jashtëzakonisht të volitshëm. Meizu M1 Note vjen me ekran 5.5 inç dhe rezolucion 1920×1080 pikselë, është i mundësuar nga një procesor 64-bit 8-bërthamor Mediatek MT6752 dhe grafikë Mali-T760 MP2. Masat e këtij smartphone-i janë 75.2 x 150.7 x 8.9mm dhe peshon 145 gram, 2GB RAM memorie dhe 16 ose 32GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave. Pajisja përmban gjithashtu rrjetin e dyfishtë 4G+2G , si dhe bateria e tij është mjaftë e qëndrueshme 3140 mAh.

BLU smartphone LTEBLU nuk është një markë e njohur krahasuar me kompanitë e mëdha të tilla si Samsung dhe Apple, por ky prodhues amerikan ka gdhendur disa modele të lezetshme të smartphone-ve që pritet ti shes me çmim të volitshëm. Janë tri modele tani të lansuara në treg, Studio 6.0 LTE, Studio 5.0 HD LTE dhe Studio Mini LTE. Më i miri, BLU Studio 6.0 LTE vjen me ekran 6-inç 1080p, procesorin 4-bërthamor Snapdragon 400, kamerën e pasme 13-megapikselë, atë frontale 5-megapikselë, 2GB RAM, 16GB hapësirë e brendshme për ruajtjen e të dhënave plus mundësinë për zgjerim dhe baterinë 3200mAh. Ky model vjen me Android 4.4 Kitkat dhe në ngjyrë të zezë, të bardhë, kurse kushton 279 $ (ose 230 euro) nëpërmes Amazon-it.

Softuer dhe Aplikacione

WhatsApp së shpejti me opsionin për thirrje. Kthehemi pas, në muajin shkurt ku aplikacioni i famshëm WhatsApp kishte premtuar se do ta shtoj edhe opsionin për thirrjet me zë. Tani ky aplikacion i cili është në pronësi të Facebook-ut është gati të nxjerr në publik ketë opsion, pasi që kanë rrjedhur informata në përditësimin e fundit të aplikacionit për platformën Android. Këto informata vijnë direkt nga uebfaqja e WhatsApp-it, ku kompania shpeshherë tregon informacione te reja për përditësimin e aplikacionit pa e paraqitur ende në PlayStore ose AppStore. Përditësimi i fundit i aplikacionit në fakt nuk u mundëson që të bëni thirrje me zë, por vetëm ofron detaje se si do të funksionoj kjo mundësi. Bazuar në informatat e reja duket se së shpejti do të mund të bëni thirrje përmes 3G, 4G dhe Wi-Fi, dhe mund ti ruani bisedat si dhe ti dëgjoni ato me vonë brenda aplikacionit.

whatsapp-voice-calling-1

Lajme tjera

Google kërkon partner për prodhimin e makinës së tyre pa vozitës. Google po kërkon të bashkohet me ndonjë prodhues makinash, për të prodhuar makinën e tyre me vetë-ngarje ose pa vozitës (self-driving). Sipas Chris Urmson, Drejtorit të këtij projekti, Google nuk dëshiron të shkoj e vetme në ketë projekt. Përderisa Google ka sjellë vizionin e tyre në një makinë lëvizëse të pavarur, ajo kërkon të bëhet partner me ndonjë prodhues të makinave, për të sjellë idenë e tyre në treg brenda pesë viteve e ardhshme.

Google njofton për çipat tjerë që do të përdoren në projektin Ara. Shumica prej jush ndoshta keni dëgjuar për projektin Ara të Google-it, për ata që nuk kanë dëgjuar, është një smartphone nga Google që vjen me komponente modulare. Kjo do të thotë se përdoruesit do të jetë në gjendje të zgjedhin komponentët e caktuara sipas nevojave të tyre, kështu që ju mund të zgjidhni një modul të kamerës me sensor më të mirë, ose kamerë që incizon video më të mirë, e kështu me radhë. Por nëse ju intereson se çfarë çipi (SoC – System on a Chip) do të përdorë Google në ketë rast, ka dalë se do të jenë disa zgjedhje. Më parë Google ka treguar se do të përdor çipin Rockchip SoC kurse tani sipas një postimi të ri në Google+, ka zbuluar mundësi të tjera të cilat do të përfshijnë edhe çipin Marvell PXA1928 SoC dhe NVIDIA Tegra K1 i cili është përdoruar në tabletin e fundit Nexus 9.

Deri javën tjetër ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE