Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.
Pajisje të reja
Meizu MX4. Prodhuesi kinez i pajisjeve elektronike Meizu para disa muajve kishte lansuar smartphone e tyre të fundit Meizu MX4, i cili erdhi me specifika mbresëlënëse. Kjo kompani deri me tani ka vetëm 5 modele të smartphone-ve. Tani po flitet për një version tjetër të ardhshëm të smartphone-it, i cili do të quhet MX4 Pro. Meizu MX4 Pro thuhet se do të vijë me procesor më të shpejtë dhe më me shumë RAM se sa modeli i kaluar, dhe sipas një raporti të fundit, ky smartphone do të lansohet më 26 Tetor.
BlackBerry Passport. Gjatë muajve të fundit vet kompania BlackBerry ka paralajmëruar në internet me disa shenja për pajisjen e tyre të ardhme BlackBerry Passport duke shkaktuar thashetheme. Smartphone-i tani është lansuar zyrtarisht. BlackBerry Passport vjen me ekranin katror 4.5 inç, rezolucionin 1440 x 1440 pikselë dhe 453 ppi. Procesori 4-bërthamor Snapdragon 800 (2.2 GHz), me 3GB RAM. Posedon 32 GB hapësirë të integruar plus portën MicroSD që përkrah deri 64GB. Fuqia e baterisë është 3450 mAh.
GoPro Hero4. Për kamerën e re GoPro Hero4 është përfolur edhe më herët kurse sot janë shfaqur imazhet e këtij modeli para se kompania GoPro të prezantoj zyrtarisht. GoPro Hero4 do të jetë në dispozicion në dy versione Hero4 Black dhe Hero4 Silver duke përfshirë dy karakteristika kryesore video incizimin 4K në 30fps si dhe ekranin me prekje (touch screen) por për fat të keq jo në të dyja kamerat.
Aplikacione dhe Softuer
Android 5.0 L ndoshta nga 1 Nëntori. Google versionin Android 5.0 L e kishte prezantuar më herët në konferencën e vet për zhvillues Google I/O, kurse tani po spekulohet se mund të ketë një datë të mundshme të shfaqjes së këtij versioni nëpër pajisje. Sipas një raporti të fundit nga Android Authority, Google mund të lansoj Android 5.0 L më 1 Nëntor, edhe pse nuk dihet se a do të vijë bashkë me ndonjë pajisje të re apo në ato ekzistueset.
Softueri i përditësuar Apple iOS 8.0.2 i gatshëm për shkarkim. Versioni iOS 8.0.1 u lëshua pak ditë më parë, por për fat të keq me plotë gabime e probleme u tërhoq mbrapa nga vet kompania Apple, dhe më pastaj ishte premtuar se përditësimi tjetër iOS 8.0.2 shumë shpejt do të vij. E mira e kësaj është se Apple me të vërtet ka punuar shpejt sepse fillimisht ishte premtuar të mbërrijë në ditët e ardhshme pa specifikuar ndonjë datë, e që nënkuptonte ndoshta me gjatë.
Të tjera
10 milionë iPhone të ri shiten deri në vikendin e parë. Pas lansimit të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus nga Apple,janë publikuar shifrat e shitjes për vikendin e parë dhe sipas tyre është arritur rekord i ri. Vitin e kaluar, për shitjet e vikendit të parë të iPhone 5C dhe iPhone 5S, Apple kishte njoftuar se ka shitur 9 milionë njësi, dhe në atë kohë ishte rekord i ri për kompaninë. Këtë vit Apple ka njoftuar se ka shitur 10 milionë njësi për të dy iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Këto shifra e shitjes vijnë nga lansimi i kombinuar i të dy pajisjeve të reja në të gjitha shtetet si SHBA, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Hong Kong, Porto Riko, Singapor dhe Britani të Madhe.
Shqetësuese: Ja sa është i qëndrueshëm iPhone 6 Plus! Disa pronarë të iPhone 6 Plus, kanë zbuluar se pajisjet e tyre kanë pësuar deformime të lehta prej përdorimit normal, d.m.th. gjatë mbajtjes në xhep. Ende nuk e dimë nëse këto janë raste të vetme, ose në qoftë se iPhone i ri nga Apple është pak a shumë i brishtë ose i thyeshëm. Megjithatë, ka filluar të vërtetohet se me të vërtetë është lehtë i thyeshëm. Unbox Therapy kanë testuar me duart e tyre, se sa presion mund të duroj iPhone 6 Plus gjatë ndrydhjes. Në video gjithashtu tregohet se sa lehtë mund të deformohet ky smartphone.
Sa ka shpenzuar Apple për një iPhone 6? Këto ditë po qarkullojnë njoftime, lajme, thashetheme, vetëm për iPhone 6. Tani raporti i radhës vjen ngaRe/Code, të cilët kanë llogaritur apo analizuar se sa i ka kushtuar kompanisë Apple prodhimi i një iPhone 6. Sipas raportit të tyre iPhone 6 ka kushtuar të prodhohet mes 200 deri 263$, ndryshimi në çmim është ndryshimi sipas versionit dhe hapësirës për të dhëna. Siç mund ta imagjinoni iPhone 6 Plus me ekran të madh ka kushtuar pak me shtrenjtë, për modelin 16GB është 216$ kurse për modelin 128GB, 263$. Sipas kësaj nëse del të jetë përafërsisht e vërtet, atëherë Apple po arrin të marr fitime të pastra për çdo iPhone 6 që shet, të cilët me kontratë kushtojnë në mes 649 deri 849$ kurse pa kontratë nga 749 deri 949$.
Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në Facebook, Twitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble