Permbledhja javore post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Zyrtarizohet HTC One M8. Padyshim e gjithë java ishte e përkushtuar për ngjarjen e organizuar nga HTC, me ç’rast është publikuar modeli i ri HTC One M8. Edhe pse pothuajse dizajni duket i ngjashëm me modelin paraprak, në modelin e ri HTC është përkushtuar më shumë në përmirësimin e harduerit. Në ketë ngjarje të cilën e kemi ndjekur drejtpërdrejt kompania ka prezantuar risit për ketë model, të cilat lidhen me kamerën dhe gjeneratën e re të procesorit, gjithashtu posedon mundësinë e zgjerimit të memories së brendshme më anë të portës microSD ku në modelin paraprak nuk ishte kjo mundësi.

Menjëherë pas publikimit të smartphone-it HTC One M8, dy-tre ditë më pas janë shfaqur disa pamje të një smartphone tjetër të spekuluar me emër si HTC Desire 616, uebfaqja kineze MTKSJ ka pasur shansin ta ketë në duar ketë pajisje, madje edhe e kanë fotografuar.

Përderisa jemi të prezantimi apo zyrtarizimi i pajisjeve mobile, gjatë kësaj javë edhe kompania ZTE ka zyrtarizuar një phablet të tyre me emrin Nubia X6 që paraqitet me ekran të plotë HD me rezolucion 1920 x 1080 pikselë i përkrahur nga procesori 2.3 GHz Qualcomm Snapdragon 801 dhe 2GB RAM memorie.

Për një pajisje të tillë phablet në uebfaqen kineze Sina Weibo është thënë se edhe kompania Motorola do të lansoj gjatë këtij viti, ky burim nuk ofron me shumë informacione vetëm thotë se lansimi mund të bëhet diku gjatë tremujorit të tretë të 2014-tës.

NVidia GTX Titan ZEdhe Nvidia ketë javë ka mbajtur konferencën e saj vjetore, ku me ç’rast ka prezantuar kartelën më të re grafike GeForce GTX Titan Z, e cila vjen me çmim rreth 3000$ (ose 2188 €). Kjo është një ndër kartelat më të avancuara që kur kompania ka filluar prodhimin e kartelave grafika të rangut të tillë.

Një lajm tjetër i madh që ka ndodh këto ditë është blerja e teknologjisë Oculus VR (botës virtuale) nga Facebook, për një shumë siç raporton Wall Street Journal për 2 miliardë dollarë. Në njoftimin e tij Zuckerberg tha se teknologjia virtuale në realitet do të jetë një kufi tjetër i madh për ndërveprime në internet dhe se kufjet Oculus VR Rift  janë një inovacion i mirë për sa i përket kësaj.

Përveç kësaj, ata ketë javë kanë zbuluar detaje edhe për projektin e tyre të ri, ku po mendojnë të mundësojnë rrjetin Wi-Fi nëpërmes avionëve me telekomandë. Ky njoftim ka ardhur edhe nga Internet.org, organizatë kjo e drejtuar nga kompani të mëdha të teknologjisë si Nokia, Qualcomm, Samsung dhe natyrisht Facebook.

Sony ka njoftuar për të gjitha lojërat që janë lansuar dhe pritet të lansohen për vitin 2014, lojëra pra që mund të luhen me konsolat e tyre PlayStation.

LG Smart BulbNjë teknologji e re ketë javë është prezantuar edhe nga LG, e cila ka njoftuar për poça elektrik, Smart LED Bluetooth, që kanë jetëgjatësi deri në 10 vjet me përdorim mesatar prej pesë orë në ditë. Poçat e ri mund të lidhen me pajisjet smartphone që përdorin platformën Android 4.3 dhe iOS 6 e më lartë.

Microsoft pas shumë pritjeve ketë javë ka sjell pakon e aplikacioneve Office për iPad ku tash e tutje mund të shkarkohet nëpërmjet iTunes. Programet Word, Excel, PowerPoint janë të dizajnuara në mënyrë specifike për tabletin iPad dhe mund të sinkronizohen lehtë nëpërmjet shërbimit OneDrive, në aplikacione tjera të Office-it, në pajisje tjera.

Dhe për fund një gjë mund të pritet për javën e ardhshme është versioni Windows Phone 8.1 nga Microsoft që pritet të prezantohet në ngjarjen e tyre për zhvillues BUILD, është njoftuar se edhe Nokia është duke u përgatitur për një konferencë shtypi të tyre më 2 Prill. Thuhet së kjo e fundit pritet të prezantoj dy smartphone të ri me Windows Phone 8.1, Nokia Lumia 630 dhe Nokia Lumia 930.

Kjo ishte e tëra dhe për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes: