SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Video Shpaketim: Samsung Galaxy S4

Nëse keni vendosur për të blerë smartphone-in më të ri Galaxy S4 nga Samsung, dhe jeni kureshtar ta dini se si duket dhe se çfarë vjen në paketimin e tij, sot kemi bërë video shpaketimin e kësaj pajisje.

Si në shumicën e pajisjeve tjera elektronike, edhe në paketimin e Samsung Galaxy S4 gjenden: smartphone-i Samsung Galaxy S4, bateria, mbushësi i baterisë, kabllo për lidhjen e pajisjes me portën USB të kompjuterit, kufjet (ndëgjojset) si dhe udhëzuesi i përdorimit të smartphone-it.

[youtube id=”lLiIbnXeXKc” width=”600″ height=”350″]

Google+ brthdGoogle+ feston 2 vjetorin– Dy vjet më parë, Google kishte lansuar online rrjetin social të tyre Google+. Në ditët e para, kompania shërbimin Google+ e kishte përshkruar më shumë si një “shtresë shoqërore” sesa një rrjet social të pastër, për shkak se Google+ përshkonte shumë shërbime të ndryshme, dhe nuk e kishte idenë se mund të konkurronte direkt me Facebook-un dhe Twitter-in.

Android 4.3 Jelly Bean shfaqet në Galaxy S4 Google Play Edition – Pamjet e shfaqura online për të përfolurin Android 4.3 shfaqen edhe një herë për publikun, kësaj radhe duket të jenë në një pajisje Galaxy S4 Google Play Edition (GT-I9505G), që konfirmon se çfarë pritet ne versionin e ardhshëm të kësaj platforme.

Shërbimi Yahoo News me dizajn të ri – Yahoo ka njoftuar se shërbimi “Yahoo News” tani ka një dizajn të ri. Ky dizajn ka për qëllim për të bërë shërbimin më të kuptueshëm, personal dhe modern.

Motorola logo 2Motorola me logo të re – Vitin e kaluar kompania Google kishte blerë kompaninë Motorola, që tani i ka dizajnuar logo të reja të cilat ju mund ti shihni në fotot e më poshtme.

Loja Colin McRae Rally mbërrin në pajisjet iOS–  Codemasters sot ka lansuar lojën e tyre Colin McRae Rally për Apple iPhone dhe iPad, duke ju mundësuar përdoruesve të përjetojnë lojën e ri-imagjinuar 2001 në pajisjet iOS.

S’ka Instagram për Blackberry 10 – Mjerisht, nëse keni pritur të keni aplikacionin Instagram në platformat tjera përveç iOS dhe Android, siç ishte spekuluar dhe nuk ndodhi për platformën Windows Phone, Instagram tani ka refuzuar edhe Blackberry 10.

Windows 8.1 Preview tani në dispozicion për publikun – Microsoft zyrtarisht ka bërë publike pamjen paraprake (Preview) për versionin e ri të Windows-it, Windows 8.1 Preview, dhe nga sot është në dispozicion për tu shkarkuar. Për të marrë përditësimin duhet të vizitoni uebfaqen http://preview.windows.com dhe klikoni “Get It Now”.

Microsoft përgatit versionin ueb për Xbox Music – Microsoft ka konfirmuar se do të nxjerr një version ueb për Xbox Music nga fillimi i javës së ardhshme, duke i dhënë një mënyrë tjetër (shumë më të përshtatshëm) abonentëve për qasje në shërbimin Xbox Music.

Nokia Lumia 1020 mund të jetë emri zyrtar për Nokia EOS – I shumë përfoluri Nokia EOS me kamerë 41 megapikselë është paralajmëruar të lansohet më datë 11 Korrik në një konferencë të organizuar nga Nokia në New York. Për ketë pajisje gjithmonë është përfolur më emrin e koduar Nokia EOS, mirëpo tani lajmi vjen nëpërmes profilit të Twitter-it @evleaks se pajisja e vërtetë do të quhet Nokia Lumia 1020.

IPKO Online 24IPKO me dyqan Online – 24 orë “HAPUR”! – Tani, të gjithë mbajtësit e kartelave VISA dhe VISA Electron do t’i gjejnë dyqanet e kompanisë IPKO gjithmonë “hapur” pasi që ata mund ta bëjnë ri-mbushjen e çdo shërbimi brenda 24 orëve në ditë, në çdo ditë të javës.

HTC One me Windows Phone 8? – HTC thuhet se është duke zhvilluar një HTC One të ngjashëm mirëpo që posedon platformën Microsoft Windows Phone 8, ka raportuar Neowin.

NeverWet mbron pajisjen tuaj nga uji – përkatësi (spray) mahnitës NeverWet është një super spërkatës hidrofobik që e bën pothuajse çdo gjë të papërshkueshëm nga uji, si pajisjet, këpucët, veshjet madje edhe gjëra të përditshme të tilla si kuti dhe shportat.

Prezantohet Sony Xperia Z Ultra – Sony Xperia Z Ultra ka qenë temë e thashethemeve gjatë javëve të fundit, janë shfaqur foto dhe dëgjuar disa specifika për smartphone-in. Kompania Sony tani ka zyrtarizuar pajisjen dhe kemi të gjitha detajet për Sony Xperia Z Ultra.

Fund me desktop: Samsung do të përqëndrohet në tablet dhe laptop – Samsung është përgjigjur në raportin e më poshtëm se kompania do të ndal biznesin e saj për kompjuter desktop në përpjekje për t’u fokusuar në tablet dhe laptop, duke e quajtur ketë thashetheme “të pabazë”, në një përgjigje zyrtare nëpërmes The Next Web.

Smartphone-t e fundit të lansuar në treg – Informohu i pari për pajisjet smartphone të fundit të lansuara në treg, për specifikat si dhe çmimin e tyre.

Një Sony SmartWatch i ri mund të lansohet këtë javë – Sony ka lënë të kuptojmë se janë në përgatitje të një ore smart (SmartWatch), pajisja mund të lansohet ketë javë në ngjarjen Mobile Asia Expo 2013. |ameble|

SHPËRNDAJE