SHPËRNDAJE

Permledhja javore banner 1

Ju që përveç fotografive argëtuese, ketë javë nuk keni pasur kohë të shikoni apo lexoni për ngjarjet më të reja rreth teknologjisë, këtu kemi paraqitur një përmbledhje të shkurt që sadopak të informoheni së çfarë ka pasur gjatë kësaj jave.

Lokale

KohavisionNga vendi, si lajm kryesor që shkaktoj hamendje ishte rreth kanalit medial KTV i cili fillimisht sipas disa marrëveshjeve apo mosmarrëveshjeve u deklarua së do të tërhiqet me vetëdeshirë nga sistemi kabllor në Kosovë (Ipko dhe Kujtesa), ndërsa një ditë më pas drejtoresha e grupit Koha u deklarua së një gjë e tillë nuk do të ndodh dhe KTV do të jetë ende pjesë e sistemit kabllor në Kosovë.

Kurse të interesuarit për iPhone 5, nga tani e tutje ju ka ardhur një mundësi më e sigurtë për blerjen e tij nepërmes Ipko-së. Çfarë ka brenda paketës / kutisë  kur ju blini një iPhone 5 mund të informoheni nëpërmjet një video të shkurtë praktike e realizuar nga stafi jonë.

Thashetheme

Menjëherë pas lansimit të smarthphone-it Galaxy S4 nga Samsung erdhen thashethemet duke rezultuar gjithashtu edhe me disa foto për të cilat thuhet së kanë të bëjnë me versionin Galaxy S4 Mini. Ishte SamMobile ajo që ka prezantuar ato fotografi. Sipas po të njëjtit burim, Galaxy S4 Mini pritet të bëjë debutimin e tij në Qershor ose Korrik të këtij viti. Përderisa jemi tek Smartphone-t ketë javë janë zbuluar disa të dhëna edhe për modelin e ardhshëm Nexus 5 nga Google, për të cilin thuhet së do të jetë krejt ndryshe nga pajisjet tjera Android?

Një pajisje tjetër që pritet të jetë trend për ketë vit është pajisja Smartwatch për të cilën kemi raportuar disa herë, mirëpo pas thashethemeve për Apple, Samsung dhe Google ketë javë janë përhapur fjalë që edhe kompania LG është duke punuar në një pajisje të tillë!

Nëse ju ka rënë në sy emri i brendit NEC që tek tregu ynë ka qenë prezent, kompani që prodhon teknologji të ndryshme, mirëpo që me telefoni mobile nuk ka pasur sukses, ketë javë është thënë së Lenovo është në biseda për të blerë biznesin e saj të telefonisë mobile.

Të rejat

Lenovo thinkcentre-edge62zLenovo ka zgjeruar serinë e tij All in One (AiO) më modelin e fundit Lenovo ThinkCentre Edge 62z e cila është thënë të jetë në përshtatje të mirë jo vetëm në hapësira të vogla të punës, por edhe me buxhet të vogël.

Kurse LG Electronics nga muaji i ardhshëm do të fillojë shitjen e një projektori 1080p LG Laser TV “Hecto” një pajisje që përdor laser si burim drite dhe çiftëzohet me një ekran të veçantë me diagonale 100 inç.

Një lajm tjetër interesant ishte blerja e aplikacionit Summly nga Yahoo për 30 milion $, aplikacioni ky i filluar nga Nick D’Aloisio kur kishte vetëm 15 vjet, ai tani ka 17 vjet dhe është multi-milioner.

Arritjet

Microsoft ketë javë ka kaluar shifrën 50.000 të aplikacioneve të tij në Windows Store. Nga mesi i javës kur ishte bërë informimi, në dispozicion ishin 50341 aplikacione, kurse sot janë 52478, d.m.th për pak ditë janë shtuar 2000 aplikacione. Blackberry gjithashtu ka njoftuar për shitjen e 1 milion smartphone-ve  Blackberry Z10, blerjen e të cilëve e ka bërë kompania BrightStar, një distributor i madh botëror i pajisjeve të ndryshme teknologjike.

Kurse tek gjiganti amerikan Apple, sipas një analisti të “Asymco” Horace Dediu, janë paraqitur të dhëna që flasin për biznesin fitimprurës të Apple përmes aplikacionit iTunes. Analizat tregojnë se Apple ka gjeneruar të ardhura prej 3.6 miliard $ vetëm gjatë vitit 2012.

Lajme tjera

Lajm tjetër interesant që vlen të përmendet ka të bëjë me sulmin kibernetik, i cili bëri që interneti të ngadalësohet prej disa minutash në të gjithë botën, sulm ky i cili ekspertët e sigurisë e cilësuan si sulmin më të madh kibernetik në histori.

Microsoft AdsMicrosoft nuk i ka punët mirë me evropianet të cilët e gjobiten disa muaj më herët për dështimin e tij në përputhje me marrëveshjen që u kërkohej kompanisë për të lejuar përdoruesit e Windows-it të përdorin shfletues tjerë. Tani Microsoft po e akuzohet së u ka ndaluar përdoruesve instalimin e sistemeve Linux apo sistemeve tjera operative nga Windows 8. Si do ti shkoj puna mbetet të shihet. Po e njëjta kompani për lojtaret e Xbox-it ketë javë nëpërmes Xbox Live ka ofruar lirime në disa lojëra që mund të shkarkohen online.

BlackBerry pas informimit në shitje të 1 milion smartphone-ve ata kanë dhënë lajmin tjetër gjithashtu për themeluesin e kësaj kompanie Mike Lazaridis i cili vendosi ta lë kompaninë nga data 1 Maj, person ky i cili ka shpikur BlackBerry-n 30 vite më parë dhe është i njohur si një nga inovatorët më të mëdhenj në Kanada.

Ngjarje

Gjatë javës është njoftuar për tri ngjarje të cilat i kanë caktuar datat e tyre të organizimit. Fjala është për konferencën “Build” nga Microsoft e caktuar me 26 Qershor, data e lansimit të versionit të iPhone 5S nga Apple dhe Facebook me moton “new home on Android” gjithashtu ka dërguar ftesë për një ngjarje që do të organizoj javën që vjen.

Edutek dhe Vlerësim

Krejt në fund për ketë javë nga ana jonë ju paraqesim dy artikuj për atë që është edhe thelbi i punës së ameble-së, fjala është për edukim në teknologji dhe informim për pajisje.

WD_WE2_featureTek moduli Edutek në detaje mund të lexoni një artikull ku janë paraqitur instruksionet, se si t’ja bëni që sistemi i ri operativ Windows 8 të duket sikur Windows 7.

Kurse stafi ynë për vlerësimin e produkteve, ketë javë ka publikuar vlerësimin në thelb të pajisjes WD World Edition II (NAS) një hard disk me mundësi të shumta që çdo njeri në shtëpi apo zyrë ka nevojë për një pajisje të tillë.

Më ketë përmbledhje ju urojm një vikend dhe javë të këndshme dhe si gjithmonë për çfarëdo komenti, sugjerimi apo edhe këshille ju lutem na shkruani pa hezitim.

Mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it dhe shikoni videot në Youtube. |ameble|

SHPËRNDAJE