Permbledhja-javore-post

Shumë shpejt shkoj edhe kjo javë dhe ja ku jemi prapë tek përmbledhja e më të rejave nga teknologjia. Edhe ketë javë ka pasur risi, thashetheme, pajisje të reja, ngjarje vendore si dhe paralajmërime.

Lokale

Mjeku.netTë enjten në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK) u prezantua Mjeku.net, portal profesional i specializuar për të ofruar tema edukative dhe informative të fushës shëndetësore për lexuesit shqipfolës, përveç kësaj poashtu është prezantuar edhe verzioni në anglisht i portalit webdoctor.me.

Një ngjarje tjetër e paralajmëruar që pritet të mbahet në Tiranë me 8-9 Shkurt është Mozilla Weekend për të cilën sponsori medial i kësaj ngjarje Digjitale raporton se kjo organizohet për herë të parë në Tiranë, dhe organizohet së bashku me Komunitetin e Mozilla-s në Shqipëri dhe Open Labs hackerpsace. Në ketë organizim çdokush mund të marrë pjesë duke pasur shansin t’i takoj fansat shumë aktiv nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni.

Risi

Shërbimi për ruajtjen e të dhënave SkyDrive nga Microsoft nga tani e tutje quhet OneDrive, kompania kishte rënë dakord të ndërrojë emrin e shërbimit vitin e kaluar pas rastit që kishte me transmetuesin në Angli Sky.

Google ka njoftuar zyrtarisht se kompania Lenovo e ka blerë Motorola Mobility me çmim prej 2.91 miliardë $. Marrëveshja përfshinë shumën 1.41 miliardë $ që të paguhen tani – 660 milionë $ para të gatshme, 750 milionë nga aksionet e Lenovo-s, dhe pjesa e mbetur 150 milionë $ të paguhen gjatë tri viteve të ardhshme.

Të reja

Facebook PaperFacebook ka njoftuar zyrtarisht për aplikacionin e tyre të ri Paper, të krijuar nga Creative Labs. Për njoftimin si dhe lançimin kjo kompani si duket nuk do të bëj asnjë organizim. Aplikacioni përfshinë përmbajtje të shumta, si përmbledhje të lajmeve, artikuj, foto dhe shumë tjera,

Asus ka prezantuar në Tajvan modelin e ri të formës PadFone E (smartphone plus tablet), duke ofruar një ekran me madhësi të plotë me karakteristika të mesme dhe me çmim për rreth 560 $ pa kontratë. Nuk janë dhënë detaje nëse apo kur ky model i ri mund të shitet edhe jashtë shtetit të Tajvanit.

Archos ka prezantuar tre tablet të ri që vijnë nga seria e tyre e re Neon të quajtur Archos 90 Neon, Archos 97 Neon dhe Archos 101 Neon. Të tre tableta nga Archos janë të pajisur me procesorë 4-bërthamor nga 1.4GHz ose 1.6GHz, 1GB RAM, 8 GB memorie internet e cila mund të zgjerohet nëpërmes portës microSD.

Gjithashtu edhe Boost Mobile ka lansuar zyrtarisht phablet-in e tyre Boost Max dhe është në dispozicion për shitje online për 299.99 $.

Thashetheme

Sipas një zyrtari të paidentifikuar të kompanisë, e cituar nga Korea Times, Samsung aktualisht ka në plan të bëhet konkurrent për pajisjen Google Glass me emrin paraprakisht të quajtur Galaxy Glass të cilët mund të bëjnë debutimin e një pajisje të tillë në ngjarjen tregtare IFA që mbahet në muajin Shtator në Berlin.

Tjera

s4 fals- AmebleAutoritetet gjermane në Gjermani kanë zbuluar në zyrat doganore në Shtutgart një pako me 250 smartphone Samsung Galaxy S4 të falsifikuar, këta kishin si destinacion shtetin e Gjeorgjisë, por të gjitha u konfiskuan dhe u shkatërruan tërësisht.

Sipas një raporti të ri nga Strategy Analytics, Samsung ka shitur 86 milionë smartphone në tremujorin e katërt të vitit 2013. Apple, nga ky krahasim është raportuar të ketë shitur 51 milionë iPhone për të njëjtën periudhë kohore tre-mujoreshe. Numri i shitjeve të smartphone-ve Samsung gjatë gjithë vitit 2013 ka arritur në 319.800.000 njësi, ka shkruar Strategy Analytics.

Yahoo ka njoftuar për një tjetër tentativë apo sulm piratërie të llogarive të tyre, duke këshilluar kështu përdoruesit e Yahoo Mail të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre nëse kërkohet gjatë qasjes në email.

Edutek

Për fund gjatë kësaj javë kemi paraqitur instruksione së si mund t’a gjeni fotoaparatin digjital në rast të humbjes apo vjedhjes.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes faqes tonë në Facebook, Twitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble