Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.
Video Edutek
Në videon e më poshtme kemi vazhduar me pjesën e dytë të konfigurimit të një Cisco ruteri. Në këtë tutorial kemi prezantuar se si të bëhet pjesa e sigurisë së një router për fillestar nga zbatimin e pjesëve të Cisco NFP (Rrjeti i Fondacionit për Mbrojtjen). Aplikimi i komandave të dhëna në router ofron një mbrojtje kundër qasjes së paautorizuar në të dy aspektet fizike dhe virtuale.
Edutek
Për deri sa jemi duke përgatitur video tutoriale për të mësuar se si bëhet konfigurimi i një Cisco ruteri, gjatë javës kemi përgatitur edhe një Edutek në të cilin kemi shpjeguar se çfarë në fakt është ruteri, si funsion ai dhe çfarë roli ai ka në rrjetat kompjuterike. Për më shumë lexoni materialin e plot se Çfarë është Ruteri.
Pajisje të reja
LG G4. LG G4 është smartphone më i ri në treg. Modeli LG G4 është një model i cili sjell përmirësime harduerike dhe softuerike të shumta nga versioni paraprak LG G3. LG G4 përmban ekranin prej Quad HD 5.5-inç me rezolucion prej 2,560 x 1,440 pikselëve dhe është i mbrojtur nga gërvishtjet me Corning Gorilla Glass 4. Modeli LG G4 ka të integruar procesorin Snapdragon 808 i përbërë nga procesori me 2 bërthama 1.8 GHz Cortex-A57 dhe procesorin tjetër me 4 bërthama 1.44 GHz Cortex-A53, 3GB RAM memorie si dhe 32GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 128GB të tjera.
Blackberry. Blackberry definitivisht ka qenë duke jetuar ditët më të vështira që nga koha kur Apple dhe Samsung kanë sjellë telefonat e tyre të mençur në këtë botë. Përkundër të gjitha vështirësive dhe derës së ngushtë për të depërtuar ne treg kompania legjendare BlacBerry nuk është ndalur së funksionuari duke pasur si target një klientelë të vogël. Me produktin e tyre Blackberry Lean, i cili u publikuar ne MWC 2015, kjo kompani nuk arriti që të tërheq shumë vëmendjen e njerëzve, megjithë tani ka më shumë shpresë që kjo e fundit të rikthej sado pak lavdinë e kaluar. Nëpër internet kanë filluar të shpërndahen disa fotografi të tre llojeve të ndryshme të telefonave të mençur me karakteristikë të veçantë ekranin e zgjeruar në formën e lakuar (curved) në të dy pjesët anësore.
Softuer dhe Aaplikacione
Nga tani edhe me BlackBerry mund të bëhen WhatsApp thirrje telefonike. WhatsApp kishte sjell një shërbim të ri i cili mundëson thirrje telefonike falas i cili fillimisht ishte aktiv vetëm për pajisje Android. Po të njëjtin shërbim, WhatsApp ka mundësuar me përditësimin e javës së kaluar për pajisje iOS ndërsa nga java që e lamë pas, këtë mundësi do ta kenë edhe pajisjet BlackBerry. Versioni i fundit i WhatsApp për BlackBerry 10 është në dispozicion nga World Store BlackBerry dhe mund të shkarkohet duke këtu: WhatsApp për BlackBerry 10.
Facebook Messenger me shërbimin e ri për video-thirrje. Facebook me përditësimin e fundit të Messenger-it do sjellë shërbimin e ri për video-thirrje. Ky shërbim, i cili duket se është zhvilluar për të sfiduar Skype dhe FaceTime është në dispozicion nëpërmjet aplikacionit të përditësuar Facebook Messenger. Me ketë version mund të filloni video-pamjet përbrenda një bisede, thjesht duke shtypur ikonën e re të futur në aplikacion e cila është në këndin e sipërm të djathtë. Pas thirrjes, bashkëbiseduesi e posedon mundësinë e pranimit apo refuzimit të video-thirrjes. Thirrjet mund të bëhen nëpërmjet pajisjeve Android dhe iOS.
Microsoft Edge quhet shfletuesi i ri në Windows 10. Edhe më herët është bërë e ditur se shfletuesi Internet Explorer nga Microsoft do të zëvendësohet me një shfletues të ri i koduar me emrin Spartan, ndërsa tani Microsoft njoftoi se shfletuesi i ri ueb në sistemin e ri operativ Windows 10 do të jetë Microsoft Edge. Shfletuesi i ri Microsoft Edge do të jetë në dispozicion në të gjitha pajisje smartphone, tableta dhe kompjuterë të cilit kanë të integruar Windows 10.
Lajme lokale
Vala bën diferencën, mbulon me 3G dhe 4G Kosovën. Vala ka zyrtarizuar projektin 3G dhe 4G, duke mbuluar gjithë Kosovën me internet të shpejtë. Projekti ka kushtuar gati 35 milionë euro. Gjithashtu, sot është lansuar pakoja për të rinjtë “N’Trip” me një çmim prej 2.99 euro, ku përfshihen dhe 2 gigabajt internet, bisedë të pakufizuar dhe 500 SMS. Operatori publik VALA lansoi projektin e internetit të shpejtë 3G dhe 4G, duke mbuluar shumicën e territorit të Kosovës, me një projekt që i ka kushtuar kompanisë rreth 35 milionë euro. Ky projekt bën diferencën, pasi VALA ka instaluar teknologjitë më të reja në vend dhe me numër shumë herë më të lartë se operatorët konkurrentë, çka garanton cilësi dhe shpejtësi në internet.
Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Si gjithmonë me plotë sinqeritet mirëpresim sugjerimet, këshillat, kërkesat dhe ankesat nga të gjithë lexuesit.
Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes: