Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.
Lokale
Me siguri se u ka ndodhur të keni probleme teknike me internet apo TV rrjetin kabllor si dhe keni kërkuar ndihmë nëpërmes telefonit nga qendra e përkrahjes teknike të operatoreve përkatës që keni lidhur kontratë. Shpesh u ka ndodhur të qëndroni me minuta të tërë në lidhje duke pritur që të lidheni me këto qendra.
Sa kohë iu nevojitet kompanive tona lokale për tu përgjigjur në telefon për të ofruar mbështetje teknike për klientët e vet, video e më poshtme i shpjegon të gjitha.
Pajisjet e reja
Fire TV Stick. Amazon ka bërë një njoftim të papritur duke lansuar kështu pajisjen Fire TV Stick, dhe kështu ka hyrë zyrtarisht në botën e mediave streaming. Si duket Fire TV, e cila nga Amazon u prezantua në fillim të këtij viti, ka qenë sukses i kompanisë dhe për ketë arsye ajo tani po lanson pasardhësin e quajtur Fire TV Stick. Përderisa Fire TV padyshim ka pasur për qëllim të marr klientët e tillë nga Apple TV dhe Roku, Fire TV Stick është projektuar të bëhet konkurrent i drejtpërdrejt i Chromecast dhe Roku Streaming Stick.
Sony memorie G XQD. Sony ka lansuar disa kartela të reja të memorieve të quajtura “G Series XQD version 2″, të cilat janë të dizajnuara për personat që përdorin kamera DSLR të kualitetit të lartë dhe që kanë mundësinë e incizimit 4K videos, si p.sh Nikon D4/D4S. Këto memorie të reja janë shumë të shpejta dhe lexojnë deri 400MB/s dhe shkruajnë 350MB/s. Kapaciteti e tyre është deri në 128GB.
Motorola Droid Turbo. Operatori Verizon gjatë një konferencë për shtyp dje në qytetin e New York-ut ka njoftuar për smartphone-in e ri dhe shumë të fuqishëm Motorola Droid Turbo, i cili vërtetë posedon karakteristika të larta. Droid Turbo në vend të versionit të ri Android 5.0 Lollipop vjen me Android 4.4.4 Kitkat (i cili më siguri në të ardhmen mund të përditësohet), në brendësi të tij gjendet procesori Snapdragon 805 në 2.7GHz, 3GB RAM, memorien internet 32GB ose 64GB, ekranin 5.3-inç me rezolucion 2560 x 1440 pikselë (565ppi) dhe fuqinë e baterisë 3.900mAh. Kameren e pasme 21-megapikselë me mundësi incizimi në kualitetin 4k, kamerën frontale 2-megapikselë, dhe lidhjen WiFi dual-band 802.11 a/b/g/n/ac.
Lenovo Tableti 2. Një muaj më parë Lenovo kishte njoftuar për pesë tablet të ri nga seria Yoga, kurse tani po e njëjta ka shtuar edhe një model të ri të tabletit me sistem operativ Windows 8.1 i koduar me emrin Lenovo Tablet 2. Lenovo Tablet 2 vjen me ekran 13.3 inç me rezolucion QHD prej 2560 x 1440 pikselë i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Intel Atom Z3745 me shpejtësi prej 1.86GHz.
Ricoh Theta M15. Sot ekzistojnë kamera të shumta që kanë mundësinë e fotografimit dhe incizimit të videove në lëvizje, por nëse kërkoni një të vogël e cila përshtatet për xhep, me siguri se mund t’ju interesoj Theta M15 e cila së fundmi është lansuar nga Ricoh. Çfarë e bën këtë kamerë të ndryshme nga kamerat e tjera është se kjo është e vogël dhe e hollë. Posedon një koncept interesant që ndoshta mund të jetë e preferueshme për një grup përdoruesish. Theta M15 vjen me memorie internet 4GB, ISO range 100-1600 për foto, kurse 100-400 për video dhe shpejtësi e shkrepjes 1/8000 për sekondë. Posedon mundësinë e incizimit të videove në 360-shkallë.
Lajme të tjera
Microsoft largon 3.000 punëtor dhe përfundon fazën e largimeve për ketë vit. Microsoft ka larguar nga puna edhe 3.000 punëtor të tyre në botë, duke thënë se tashmë ka përfunduar numrin e caktuar të largimeve nga puna qe ishte 18.000. Rreth 638 punëtor që janë larguar janë nga rajoni ku gjendet kompania, ku totali i punëtoreve në ketë rajon pra në Seatle është rreth 42.500 njerëz.
Finalizohet blerja, Motorola tani pjesë e Lenovo-s. Motorola Mobility tashmë zyrtarisht është pjesë e familjes Lenovo, pas blerjes 2.91 miliardë $ e cila ishte publikuar në muajin Shkurt, e që tani është finalizuar. Brendi Motorola nuk do të shuhet apo ndryshoj. Lenovo deshiron të mbajë Motorola-n si një kompani të ndarë, kështu që nuk pritet të shohim smartphone Moto X me logon e Lenovo-s. Përveç kësaj, edhe ekipi ekzistues i Motorola-s do të mbetet ashtu siç është.
Microsoft për abonentët e Office 365 ofron hapësirë pa limit në OneDrive. Hapësira për ruajtjen e të dhënave në shërbimet Cloud sot është një mundësi e mirë nëse dëshironi të keni qasje në dokumentet apo të dhënat tuaja nga kudo, pa pasur nevojë që të bartni USB flash apo disqe e jashtme. Megjithatë nganjëherë edhe kjo mundësi mund të jetë goxha e kushtueshme sidomos nëse keni shumë të dhëna, që do të thotë se ju duhet të paguani hapësirë shtesë që vjen si abonim mujor apo vjetor. Megjithatë një lajm i mirë nga Microsoft sa i përket kësaj është se në qoftë se jeni abonues apo përdorues i Office 365 Home, Personal, apo edhe në Universitet, llogaria në OneDrive do të përditësohet në hapësirë të pakufizuar.
Kjo ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme. Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar më mirë se si funksionojnë disa pajisje që i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube ose të na përcillni nëpërmes: