SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Pajisje të reja

Nexus-backNexus 6. Krahas smartphone-it të tyre të ri Moto X+1, Motorola thuhet se është duke punuar edhe në një pajisje të re Nexus, e koduar Shamu, ku sipas Android Police po planifikohet të lansohet diku gjatë stinës së vjeshtës. Pavarësisht shumë thashethemeve që fliteshin për serinë Nexus që do të përfundoj me modele të reja, këto thashetheme janë hedhur poshtë, dhe tani thuhet se një pajisje e re Nexus prodhuar nga Motorola është shumë reale. Rrjedha e vërtetë, është se ky model do të shfaqet me ekran 5.9-inç dhe sensorin për gjurmë gishtash, edhe pse nuk ka detaje të tjera në lidhje me karakteristikat.

Retina MacBook Pro 13. Gjatë javës që lamë pas, Apple njoftoi për dy modele të Retina MacBook Pro 13 inç dhe 15 inç me disa opsione harduerike dhe specifika të jetë mbresëlënëse.

Modeli 13 inç Retina MacBook Pro vjen me dy opsione. Opsioni i parë vjen me një procesor 2-bërthamor  Intel Core i5 me shpejtësi prej 2.6GHz, 8GB RAM memorie dhe 128GB ose 256GB SSD hapësirë të brendshme me çmim prej 999 £ ose 1199 £, ndërsa opsioni i dytë vjen me një procesor 2-bërthamor Intel Core i7 me shpejtësi prej 2.8GHz, 8GB RAM memorie si dhe 512GB SSD hapësire të brendshme me çmim prej 1,399 £.

Versionet 15 inç të Retina MacBook Pro gjithashtu janë përditësuar dhe tani ka dy modele për të përzgjedhur dhe të dyja vijnë me 16GB RAM memorie si standard.

Modeli Entry 15 inç përmban procesorin 4-bërthamor Intel Core i7 me shpejtësi prej 2.2GHz me 256GB SSD hapësirë të brendshme me çmim prej 1599 £, ndërsa model tjetër vjen me një procesor 4-bërthamor Intel Core i7 me shpejtësi prej 2.5GHz dhe 512GB SSD hapësirë të brendshme me çmim prej 1,999 £.

iPhone 6 nga Ari. Edhe pse ende nuk është prezantuar si dhe zyrtarizuar modeli i ardhshëm nga Apple, iPhone 6, fansat e pajisjes iPhone tani më mund të bëjnë porosinë për modelin e ri i dizajnuar nga ari. Projektuesi dhe prodhuesit i aksesorëve luksoze Brikk nga Los Angeles ka ofruar mundësin e para-porosive me dizajn luksoz të modelit iPhone 6. Çmimi i iPhone 6 do të fillon nga 4,495$ deri në 8,395$ varësisht nga dizajni i aksesorëve luksoze të përdorur.

iphone 6 nga BRIKK 1

OneWatch. One nuk do të jetë pajisje e vetme e mençur për këtë vit e OnePlus-it, sepse kjo kompani është duke punuar në një smartwatch të tyre. BGR India ka pranuar imazhe ekskluzive që tregojnë orën e mençur OneWatch, një pajisje që me sa duket është afërt lansimit.

Rrjetet Sociale 

Facebook. Me siguri se ju ka ardhur edhe juve mesazhi. Facebook ka filluar t’i detyroj përdoruesit e saj të përdorin aplikacionin e tyre Messenger, në vend se t’na lejoj të bisedojnë direkt brenda aplikacionit të Facebook-ut, siç kemi vepruar deri më tani. Ky veprim, i cili pasqyron politikën e Facebook-ut, do të ndikojnë në të dy platformat iOS dhe Android dhe do të fillojë të hy në fuqi gjatë dy ditëve të ardhshme.

Twitter. Vitin e kaluar Twitter ka bërë shumë ndryshime në platformën e saj sa i përket përmbajtjes vizuale. Sot ky shërbim posedon foto, video, formate Gif me shumicë. Tani kompania është duke u përpjekur të kuptoj se si t’i analizoj të gjitha këto përmbajtje me ndihmën e kompanisë Madbits, një startup i ri që Twitter e ka blerë në fillim të kësaj jave. Madbits për ketë blerje ka njoftuar në ueb-faqen e saj, duke dhënë pak detaje se si kompania mund të përdorë teknologjinë e saj për të ndihmuar Twitter-in.

Lokale

Programerët e Rinj nga Kosova garojnë në “Festival of Code”. Dhjetë fëmijë të moshës 9-15 vjeç nga Kosova, pjesë e grupit “Programerët e Rinj” do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare “Festival of Code 2014” (Festivali i Kodit) që organizohet prej 29 Korrik – 3 Gusht në Mbretërinë e Bashkuar. “Festival of Code” është pjesë e nismës globale “Young Rewired State” – rrjet i fëmijëve nën 18 vjeç, të cilët kanë aftësi programuese. Gjatë gjithë javës sa zgjatë kjo garë, fëmijët do të kenë mundësi të kodojnë dhe programojnë lojëra, aplikacione mobile, webfaqe, apo produkte tjera hardverike sipas imagjinatës së tyre.

Young Coders Kosovo 1

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE