SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Si gjithnjë, të dielës ia kushtojmë përmbledhjen e gjerave më interesante nga bota e teknologjisë të prezantuara gjatë javës.

Për fansat e pajisjeve nga Amazon, kemi përgatitur një video praktike për tabletin Kindle Fire HD si dhe kemi paraqitur edhe të gjitha komponentë përcjellëse që vijnë me të. Për më shumë mund të informoheni nëpërmjet videos e paraqitur më poshtë.

[youtube id=”h-9MJN-DaRM” width=”600″ height=”350″]

Pajisjet e reja

LG. Gjatë javës është zyrtarizuar smartphone-i i lakuar LG G Flex i cili posedon ekranin 6 inç me 720p, procesorin Qualcomm Snapdragon 800 2.26GHz, 2GB RAM , 32GB memorie interne dhe portën microSD për zgjerimin e memories, kamerën 13 megapikselë, lidhjen LTE –A, dhe pritet të shfaqet me platformën Android 4.2.2 Jelly Bean.

Google Nexus 5 (1)Po ashtu, këtë javë është zyrtarizuar edhe LG Google Nexus 5 i cili do të ketë platformën e re Android 4.4 KitKat siç edhe pritej, duke përfshi edhe ekranin 4.95 inç me rezolucion 1920 x 1080p, baterinë 2.300 mAh, kamerën e pasme 8 megapikselë, dhe atë frontale 1.3 megapikselë, procesorin 2.3GHz Qualcomm Snapdragon 800 me grafiken Adreno 330, 2GB RAM, NFC, Bluetooth 4.0, LTE dhe dual-band 802.11 /b/g/n/ac Wi-Fi.

Lenovo. Lenovo ka prezantuar tablet të ri Yoga me platformën Android që vijnë në 8 dhe 10 inç. Kompania kineze për ketë ka njoftuar në një ngjarje drejtpërdrejt ku ka paraqitur aktorin Ashton Kutcher , për të cilin Lenovo e quan si ” inxhinieri i ri i teknologjisë”. Me një dizajn nga plastika e lëmuar tableti Yoga në ketë model është i dominuar nga bateria gjigante në formën e cilindrit, e cila premton jetëgjatësi të baterisë deri në 18 orë dhe gjithashtu shërben si një dorezë fizike për pajisjen. Ky model gjithashtu përfshinë pjesën mbajtëse ku gjendet bateria e cila mundëson të vendosni tabletin në tri opsione.

Informata, Biznese & Kuriozitete

Sipas raporteve të fundit të certifikimit, Samsung është në proces të prodhimit të një modeli të ri Galaxy S4 mini, që pritet të jetë rezistent ndaj ujit. Me fjalë të tjera, ky model tingëllon si një Galaxy S4 Active mini.

Tani që iPhone 5S gjendet në treg, thashethemet kanë filluar të shfaqen për modelin iPhone 6. Sipas një artikulli të fundit të revistës MacFan, Apple është duke synuar lançimin e këtij modeli në Shtator të vitit të ardhshëm. Kjo mund të jetë e vërtetë, pasi që Apple në ketë kohë gjithmonë bën prezantimin e smartphone-ve të ri.

Smartphone-i HTC EVO 3D bllokon plumbin dhe shpëton jetën e njeriut. Një punëtor në një pompë derivatesh në Florida ka qenë shumë afër vdekjes, ku autoritetet policore kanë deklaruar se si ai ka mbijetuar nga plumbi dhe se si i ka dalë në mbrojtje smartphone-i i tij HTC EVO 3D të cilin për fat të mirë e kishte pasur në xhep të përparmë të këmishës.

Lokale

Virtual TeacherVirtual Teacher” është  aplikacioni i ri shqip për edukimin e fëmijëve, nga zhvilluesi Besnik Rama apo kompania Besplay, i cili fokusohet në edukimin e fëmijëve të  moshës mes 3-12 vjeçar, rreth alfabetit, numrave, kafshëve, pemëve dhe lodrave. Aplikacioni është falas për t’u shkarkuar nga Google Play.

 

Si të përdoret emaili për komunikim profesional? Nëpërmjet këtij eduteki i krijuar nga Kaptina, janë përmbledhur disa këshilla themelore se si të përdoret email-i për komunikim profesional.

Kjo ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar më mirë se si funksionojnë disa pajisje që i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube ose të na përcillni nëpërmes:

SHPËRNDAJE