Permbledhja javore post

Po e përmbyllim edhe ketë javë të nxehtë verore me disa ngjarje me kryesore nga fusha e teknologjisë. Stafi ynë i pa lodhshëm nën flladin e klimës Inverter LG CS12AF gjatë kësaj javë ka përgatitur dy vlerësime për dy smartphone të brendeve HTC dhe Samsung.

Vlerësime

Pas video shpaketimit të HTC Butterfly javën e kaluar, ketë javë kemi bërë videon praktike të këtij smartphone-i gjithashtu vlerësimin e plotë tekstual që shpjegon në detaje dizajnin, softuerin të mirat dhe të metat e këtij modeli. Një smartphone elegant dhe me shumë mundësi, ekran të madh si dhe dizajn të lezetshëm, për të gjitha këto shikoni videon e më poshtme.

[youtube id=”zZ2GtlafqnA” width=”600″ height=”350″]

Më pastaj kemi publikuar videon praktike dhe vlerësimin e smartphone-it shumë praktik Samsung Galalxy S4 Mini DUOS. Sa shumë prej nesh kemi dëshirë qe të mos mbajmë më shumë se një telefon me vete dhe si të tillë duam që ky smartphone të jetë “brand name” dhe kualitativ? Kompania Samsung ka mundësuar këtë gjë për ne. Samsung  Galaxy S4 Mini DUOS është bërë me qëllim që të ju mundësoj njerëzve që të integrojnë dy operatorë në një smartphone të vetëm me një çmim modest dhe madhësi më të vogël. Detajet dhe çmimin e tij mund ta gjeni në artikullin e paraqitur këtu.

Edutek

Është publikuar edhe një tjetër artikull që ka të bëjë me shfrytëzimin e pajisjeve të vjetra Android. Pajisja juaj e vjetër Android ka aq shumë mundësi sa që nuk keni ditur si ta përdorni. Këtu janë paraqitur disa aplikacione që pajisjen tuaj Android mund ta shndërrojnë ne një orë tavoline/Alarm, Mp3 Player, kornizë digjitale për foto, sistem muzike dhe navigacion për automjetin tuaj.

Lajme

Për sa i përket lajmeve, vlen te veçohen publikimet e të ardhurave të kompanive për 3 mujorin e 2-të të cilat i kanë publikuar ketë javë.

Facebook and $ -amebleAksionet e Facebook-ut sipas tyre janë rritur për 25% dhe thonë se biznesi me pajisje mobile vazhdon të ketë tërheqje. Facebook ka raportuar që të ardhurat e tremujorit të dytë janë prej 1.8 miliardë dollarësh, që ka tejkaluar pritjet e analistëve që ishin rreth 1.6 miliardë dollarë.

Kurse kompania Samsung thotë se ka arritur ti thyej të gjitha rekordet e mëparshme pasi që Samsung ka regjistruar rreth 51 miliardë dollarë amerikan. Të gjitha këto të ardhura të jashtëzakonshme të Samsung-ut mendohet se janë arritur nga modelet e fundit të smartphone-ve Galaxy të cilat i ka prodhuar kjo kompani.

Vazhdojmë me të tjera lajme, sipas një raporti të fundit është thënë se Samsung mund të prezantoj pajisjen Smartwatch në ngjarjen e tyre Samsung Unpacked që pritet të mbahet më 4 Shtator, së bashku me të do të prezantohet edhe phableti i ri Samsung Galaxy Note 3.

Google ka publikuar shifrat më të fundit për përdorimin e versioneve Android. Sipas asaj çfarë kanë publikuar, Android Jelly Bean tani për herë të parë është prezent në më shumë se 40% e të gjitha pajisjeve Android.

Gorilla Glass NBTCorning Gorilla Glass është bërë e njohur me emrin e saj duke siguruar ekran rezistencë të qëndrueshëm ndaj gërvishtjeve, pluhurit etj. në disa nga smartphone dhe tablet të njohur. Tani kompania është zgjeruar në një fushë të re, laptopat me prekje (touchscreen).

Të gjithë ata që tashmë kanë instaluar versionin iOS 7 në pajisjet e tyre Apple (iPhone, iPad) nga tani mund të bëjnë përditësimin me versionin iOS 7 Beta 4 të këtij sistemi operativ i cili eshte publikuar gjatë kësaj jave.

Përderisa jemi tek pajisjet Apple, deri në këtë fundjavë, askush nuk e dinte se si do të quhet Apple iPhone i ri përfolur i cili thuhet të jetë një smartphone i buxhetit të ulët, por një foto e re është shfaqur e cila ende nuk është verifikuar, që tregon se ky model do të quhet iPhone 5C. Shkronja C nuk qëndron për të lirë (në anglisht “Cheap) aty thuhet se qëndron për ngjyrën (në anglisht “Color”).

Sony dhe Panasonic pritet të punojnë së bashku për të krijuar një standard të ri për një disk optik të aftë për të ruajtur të dhëna deri 300GB, ka njoftuar Panasonic. Qëllimi është të zbulojë teknologji aktuale para përfundimit të vitit 2015. Formati i ri i disk-ut do të jetë në shënjestër drejt përdoruesve profesionistë, bizneseve në mënyrë specifike që kanë nevojë për sasi të mëdha të të dhënave arkivore për afatë të gjatë.

Kohët e fundit ka pasur disa ndodhi në lidhje me smartphone-t të njohur si infektues zjarri. Tani si duket edhe Samsung Galaxy S4 i është bashkuar këtij klubi. Z. Du nga Hong Kongu ishte duke luajtur një lojë në smartphone-in e tij Galaxy S4 i cili papritmas kishte shpërthyer në flakë. Nga paniku i krijuar ai e hodhi telefonin në dhomën e tij të cilën natyrisht e kishte kapur zjarri.

Të reja

Motorola zyrtarishtë ka lansuar smartphone-in Moto X për të cilin është folur shumë. Smartphone-i vjen me disa karakteristika interesante dhe do të jetë në dispozicion në më shumë se 2000 kombinime të mundshme. Për me shumë lexoni artikullin e plotë.

Moto X (5)

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Si gjithmonë me plotë sinqeritet mirëpresim sugjerimet, këshillat, kërkesat dhe ankesat nga të gjithë lexuesit.

Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes: