Permbledhja javore post

Si gjithnjë përmbledhja e të rejave nga teknologjia pason nga ana jonë çdo fundjavë. Për ata që nuk kanë pasur mundësi ti përcjellin, të gjitha janë paraqitur në vijim.

Një lajm risi ketë javë ka qenë lansimi i aplikacionit “ameble” për dy platformat Android dhe Windows Phone, synimi ishte që lexuesit tanë të jenë me afër të rejave me teknologjinë. Aplikacioni është i thjesht për tu përdorur, mund të lexoni përmbajtjen e shkurt të çdo artikulli që publikohet e cila gjithashtu të lidh me portalin ueb, mund të markoni ato me të preferuarat si dhe mund ti shpërndani artikujt me email, facebook, twitter, google+, tekst mesazh etj.  Kliko linçet e më poshtme, sipas platformës që posedoni dhe instaloni aplikacionin përkatës:

google-play-icon     Windows Phone icon

Me tutje, ngjashëm si javët e kaluara si video prezantim këtë javë kemi paraqitur tabletin Prestigio që ofrohet në dimensione të ndryshme dhe çmim të arsyeshëm nga Neptun, modeli qe kemi prezantuar në ketë rast është Prestigio MultiPad 9.7 Pro.

Një risi tjetër e kësaj jave ka qenë edhe paraqitja e videos praktike të laptopit Acer Chromebook C710 me sistem operativ Chrome nga Google qe për publikun është diçka e re. Pajisjet Chrome janë një lloj i ri i kompjuterëve me qëllimin e vetëm për t’ju mundësuar njerëzve të kenë qasje më të shpejt në ueb (internet). Nëse jeni prej atyre që bëni gjithçka “online”, atëherë Chrome është sistemi që ju duhet, dhe ju mundëson të shijoni më mirë bukurinë e ueb-it, për me tepër shikoni videon.

[youtube id=”-CKRgDiCcuo” width=”600″ height=”350″]

Edhe tableti Toshiba AT300 gjithashtu është prezantuar nga ana jonë në disa minuta të shkurt duke praktikuar dizajnin edhe funksionet e tij, ky model është një tablet vërtet mahnitës me procesorë të fuqishëm 4-bërthamor, i bukur në pamje, funksional dhe me stil. Për të gjitha këto mund ti shikoni videot nëpërmes kanalit tonë në Youtube.

Microsoft

Microsoft AdsKjo kompani gjatë këtyre ditëve ka pasur disa ndryshime dhe të reja, duke filluar me bartjen e shërbimit Hotmail tek Outlook, me ketë kompania ka ka njoftuar se tranzicioni i ngadalshëm nga Hotmail.com në Outlook.com është kompletuar, dhe nga tani e tutje portali i shumë vizituar www.hotmail.com është shuar.

Ata të njëjtën gjë e kanë bërë edhe me fillimin e integrimit të shërbimit Skype ne Outloook, ku një version paraprak testues është lëshuar vetëm në shtetin e Britanisë së Madhe, kurse për përdoruesit e vendeve tjera gjatë muajve të ardhshëm.

Microsoft në një ngjarje krejt tjetër për dizajner “Design Day 2013” që është mbajtur në Norvegji ka zbuluar planet e saj për rinovimin e shërbimeve Bing, Skype, Yammer dhe Xbox.

Lajme tjera

Interneti apo WWW me datë 30 Prill ka festuar ditëlindjen e saj të 20-të, kjo ngjarje është edhe një nga ngjarjet e shënuara me kuriozitete tek Galeria jonë “Doza Ditore”.

Intel ka përzgjedhur drejtorin e përgjithshëm të ri i cili është Brian Krzanich, Krzanich do të zëvendësoj Paul Otellinin nga data 16 Maj, në takimin vjetor të kompanisë. 52 vjeçari Krzanich filloi në kompaninë Intel në vitin 1982 si inxhinier dhe në Janar 2012 ai u emërua Shef Operativ i Kompanisë Intel.

Është raportuar për lançimin e modelit të ri të tabletit Samsung Galaxy Tab 3, një tablet që përmban ekranin WSVGA 7 inç me rezolucion 1024 X 600 pikselë në 169PPI, procesori vjen me dy bërthama në 1.2GHz, 1GB RAM dhe posedon platformën Android Jelly Bean 4.1

Kurse LG ka njoftuar për TV modelin e tyre të ri OLED me ekran të lakuar të cilët i kishte prezantuar gjatë ngjarjes CES 2013, ky model tani ka dal në shitje në Korenë e Jugut dhe nga muaji i ardhshëm pritet të filloj edhe në vendet tjera.

Një raport i fundit nga Informa, ka shkruar se aplikacionet Chat apo aplikacionet për mesazhe nëpër smartphone, tanimë janë më të preferuar se sa mesazhet me SMS apo tekst mesazhet, ky raport thotë se, tani për tani brenda ditës ka më shumë mesazhe të dërguara nëpërmes aplikacioneve Chat se sa mesazhe standarde me SMS.

Thashetheme

iPhone iOSËshtë përfolur se Apple do të zbuloj versionin e ardhshëm të platformës mobile iOS 7 në konferencën për zhvillues të tyre që mbahet në Qershor. Në një raport të kohëve të fundit, thuhet se versioni i ardhshëm iOS 7 nga Apple do të ketë një dizajn të ri në krahasim me versionet e kaluara.

Kurse për kompaninë Sony thuhet se është duke punuar në një smartphone të ri, pajisja mund të quhet Sony Honami, dhe nëse thashethemet dalin të sakta ai do të vijë me platformën Android dhe do të ketë disa specifika mbresëlënëse, dhe një ndër to është thënë të jetë kamera 20 megapikselë.

Edutek

Se fundmi në rubrikën Edutek kemi dhënë instruksionet se si të instaloni një Ruter, çfarë ju nevojitet, si ta lidheni dhe konfiguroni dhe të tjera lexoni artikullin.

Kjo pra ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar me mirë se si funksionojnë disa pajisje qe i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube. |ameble|